AKTUALITET

"Mosdeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që pengon rritjen e pensioneve", Bushati: Ja çfarë i duhet Shqipërisë sot

r.ll Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 09:46
"Mosdeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që pengon
ditmir bushati

TIRANË- Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një analize lidhur me skemën e pensioneve dhe kërkesën e qeverisë për deklarimin real të pagave. 

Bushtati shprehet se është poztivi fakti që qeveria e ka kthyer këtë si temë dite, por shkruan se në mënyrë që këto sfida të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore.

Ai thotë në analizën e tij se mosdeklarimi apo nëndeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që ka penguar rritjen e pensioneve. Sipas Bushatit, hendeku financiar mes asaj që nevojitet dhe thellimit në kontribut nga paguesit e tanishëm nuk mund të mbushet pa zgjerimin e bazës me kontribues të rinj dhe pa mbështetje buxhetore, që vjen si pasojë e përcaktimit si prioritet nga ana e qeverisë.

POSTIMI I PLOTË: 

Para një viti ftova në podcastin tim “Public Square”, Arjan Gjonça, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit, me të cilin diskutova për tri rreziqe që i kanosen shoqërisë shqiptare: I) skema e pensioneve; ii) kujdesi shëndetësor; iii) kujdesi shoqëror.

Në të vërtetë, këto janë sfida për çdo shoqëri të përgjegjshme që respekton kontributin e prindërve duke hapur shtigjet e së ardhmes për fëmijët. Pasi, siç thotë me të drejtë Jacques Attali: “Nuk mund të jetojmë në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Të parëvë ua hamë kontributin, të dytëve ua rrënojmë trashëgiminë”.

Është pozitiv fakti që qeveria e ka kthyer si temë dite skemën e pensioneve, sikundër fushatën komunikuese me sipërmarrjen për deklarimin real të pagave, çka ndihmon ekonominë dhe skemën e pensioneve. Mirëpo, në mënyrë që këto sfida të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore.

Shifrat tregojnë se reforma e skemës së pensioneve të vitit 2014 nuk dha efektin që pritej. Sepse nuk është zgjeruar baza e kontribuesve, shoqëria është plakur, dhe forca aktive e punës vijon të largohet nga vendi. Pensionistët e rinj në skemë në vitin 2023 kanë kontribuar mesatarisht vetëm 27 vite, ndërkohë në vitin 2013 pensionistët e rinj kontribuonin në skemë mesatarisht 31 vite.

Gjithashtu, mbështetja buxhetore e skemës së pensioneve ka rënë. Në vitin 2020 ajo ishte 1.96 % e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në vitin 2023 vetëm 0.63% e PBB-së. Ndaj, mosdeklarimi apo nëndeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që ka penguar rritjen e pensioneve.

Hendeku financiar mes asaj çka nevojitet dhe thellimit në kontribut nga paguesit e tanishëm nuk mund të mbushet pa zgjerimin e bazës me kontribues të rinj dhe pa mbështetje buxhetore, që vjen si pasojë e përcaktimit si prioritet nga ana e qeverisë. Skema e pensioneve nuk ‘shërohet’ dot vetëm nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara nga kontribuesit e sigurimeve shoqërore. Pasi për shtesën 16 mijë -18 mijë pensionistë në tregun e punës duhet të hyjnë 22 mijë - 23 mijë të punësuar.

Që të ketë kontribues të rinj ne duhet të pranojmë se skema e pensioneve është vetëm pika fundore e një sistemi që në thelb ka edhe dy elementë të tjerë po aq të rëndësishëm: kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen shoqërore. Këto elementë e kanë gjenezën tek mirëqeverisja dhe modeli ekonomik.

Pa rishikimin e modelit ekonomik të tanishëm, i cili mbështetet në “privatizimin e përfitimeve dhe shoqërizimin e riskut”, nuk mund të ketë as skemë pensionesh të qëndrueshme dhe as frenim të largimit të njerëzve nga vendi. Ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht në degë si ndërtimi apo turizmi, që janë të përkohshme për mënyrën si duhet të zhvillohet vendi dhe nuk ofrojnë një perspektivë afatgjatë.

Ne na duhet një ekonomi me produktivitet të lartë, që bazohet tek dija, në mënyrë që të krijojë të ardhura më të mëdha dhe një shtresë të mesme të qëndrueshme. Pa arsim cilësor dhe dije është i pamundur produktiviteti i lartë. Njëkohësisht, na duhet të nxisim degët e reja të zhvillimit që bazohen tek industria e gjelbër, të zhvillojmë burimet energjitike, burimet minerare për zhvillimin e industrisë së rëndë, dhe të orientojmë burimet njerëzore drejt degëve të reja.
Gjithashtu, nevojiten politika aktive që formësojnë ekonominë e jetës. Pra, më shumë demokraci, më shumë shëndet, më shumë arsim, më shumë ushqim të përballueshëm dhe të shëndetshëm, dhe natyrisht siguri.

Për të dalë nga kjo situatë na duhet të rishpërndajmë burimet dhe të ardhurat, por mbi të gjitha duhet të rishpërndajmë burimet e dijes dhe aftësive përmes arsimit. Pabarazitë e statusit social-ekonomik, e të ardhurave dhe mundësive të jetës, nuk zgjidhen me fushata, lëmoshë, e as me gjelin e detit të fundvitit. Ato duhet të përbëjnë boshtin e veprimit të një qeverisje që orientohet për nga vlerat e të majtës demokratike.

ditmir bushati

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë