Vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec, autori vret veten
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...

Dymbëdhjetë shtetas shqiptarë kanë kontaktuar ambasadën shqiptare në Izrael, duke kërkuar ndihmë për t'u larguar nga vendi pas përshkallëzimit të konfliktit. Sipas burimeve zyrtare nga ambasada, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në vende të sigurta.
Në një komunikim, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, konfirmoi se numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë ka arritur në 12. Ajo theksoi se megjithëse janë fizikisht mirë, ata po përjetojnë një situatë të vështirë psikologjike. Ambasada mban kontakte të vazhdueshme me ta, si gjatë ditës ashtu edhe natën, duke u ofruar mbështetje dhe duke i siguruar se po punohet për një zgjidhje. Për momentin, priten instruksione nga autoritetet vendore për të organizuar gradualisht largimin e tyre drejt Shqipërisë.
Identifikimi i shtetasve nuk është bërë përmes një kërkimi aktiv nga ambasada, por përmes vetëdeklarimit të tyre. Kjo është procedura standarde në raste evakuimesh, pasi ambasada nuk ka mundësi të ndjekë lëvizjet e turistëve. Shtetasit shqiptarë ndodhen në qytete të ndryshme të Izraelit dhe jo të grupuar në një vend të vetëm.
Të gjithë shtetasit janë udhëzuar të ndjekin me përpikëri protokollet e sigurisë të publikuara nga autoritetet izraelite. Këto instruksione, të cilat gjenden online, përfshijnë rregulla të sjelljes në situata emergjence dhe detyrimin për të qëndruar pranë dhomave të sigurisë. Lidhur me mundësinë e fluturimeve për evakuim, ambasada bën të ditur se është ende herët për të folur, për sa kohë sulmet ushtarake vazhdojnë. Zgjidhja më e mirë për momentin është monitorimi i situatës me durim dhe qetësi.
Përveç 12 shtetasve që kërkojnë të largohen, në Izrael jeton një komunitet i madh shqiptaro-hebraik prej rreth 30 vitesh. Edhe ata raportohen të jenë shëndoshë e mirë, por të shqetësuar dhe të stresuar nga zhvillimet e fundit.
Meri Kumbe: Janë bërë 12 në fakt. Janë të gjithë mirë, përpos, mirë për sa mund të quhen në gjendjen ku po jetojmë aktualisht, por gjithsesi janë mirë dhe janë të sigurt, nënkuptoj në aspektin shëndetësor. Jemi në pritje të instruksioneve nga autoritetet vendore për t'u organizuar gradualisht dhe për të parë të gjitha mundësitë për mbërritjen e tyre në Shqipëri, pra udhëtimin drejt Shqipërisë.
Kontakti me ta ka qenë i vazhdueshëm?
Meri Kumbe: Po, po. Është, është herë pas here gjatë ditës dhe gjatë orëve të natës kur kanë nevojë,më shumë për të, dhe për t'i ofruar njëri-tjetrit mbështetje psikologjike. Është e rëndësishme në situata të tilla, të jemi pranë, të komunikojmë, të ndjehen, të ndjejnë dhe qytetarët praninë tonë dhe të mbajmë veten me shpresën dhe me forcën që gjërat shumë shpejt do të gjejnë zgjidhje dhe për ta do të mundësohet dalja.
Ndërkohë identifikimi i tyre, zonja Kumbe, si është bërë? Pra, ka qenë kontakti nga ana juaj apo vetë qytetarët shqiptarë kanë kërkuar praninë dhe janë raportuar pranë ambasadës?
Meri Kumbe: Kontakti në asnjë rast dhe në asnjë vend dhe për asnjë ambasadë nuk bëhet nga ambasada në drejtim të qytetarëve, sepse ne nuk e kemi të mundur të dimë ku shkojnë turistët. Pra, çdo qytetar është i lirë të bëjë turizëm. Në të gjitha rastet, në të gjitha llojet e protokolleve të evakuimit, gjithmonë qytetarët vetë deklarohen pranë ambasadës. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë. Ata kontaktojnë ambasadën duke bërë me dije prezencën e tyre në territor, vendin ku ndodhen, sepse dhe qytetet ku qytetarët ndodhen nuk janë të njëjta, pra nuk ndodhen të tërë në të njëjtin qytet. Kjo është procedurë rutinë fatkeqësisht për ne tre vitet e fundit tanimë dhe në bazë të vetëdeklarimit dhe vetëdeklarohen zakonisht të gjithë ata që kërkojnë udhëzimet tona se si mund të dalin nga vendi. Ndërkohë numri i qytetarëve shqiptarë në Izrael është shumë më i lartë se sa 12. Kemi të gjithë komunitetin shqiptaro-hebraik që jeton në Izrael prej 30 vitesh tanimë dhe ata janë mirë, të shqetësuar, të stresuar dhe të sikletosur për sa i takon zhvillimeve të fundit, por janë dhe ata shëndosh e mirë.
Ndërkohë cili është protokolli që shqiptarët atje duhet të ndjekin? Pra cilat janë instruksionet që përmendët pak më parë, më në detaje që keni udhëzuar?
Meri Kumbe: Janë instruksionet e sigurisë të paraqitura nga autoritetet izraelite për të gjithë qytetarët pa përjashtim. Janë informacione të gjitha që gjenden online dhe përfshijnë mënyrën se si qytetarët që ndodhen këtu duhet të sillen në momente të caktuara dhe të qëndrojnë pranë dhomave të sigurisë.
E fundit, ndoshta ka një detaj se kur mund të hapen fluturimet?
Meri Kumbe: Jo. Jo, është ende herët për t’u folur, pasi është koha që vijojnë sulmet ushtarake. Është ende herët për t'u folur. Duhet të kemi durim dhe me qetësi të monitorojmë situatën dhe të shohim se cilat do të jenë zgjidhjet më të mira.
Prej 11 ditësh, aksi nacional Librazhd-Prrenjas, arteria kryesore që lidh juglindjen me pjesën tjetër të vendit, ka mbetur i bllokuar...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Kolektivi”, pas kallëzimeve të 5 punonjëseve të një subjekti paruke...
Një 32-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shiste droga të forta në Kuçovë. Në pranga është v&...
Besojmë se ju kujtohet fare mirë pseudopsikologia Ema Bruci, zonja e cila hiqej nëpër rrjete sociale si psikologe e licensuar, por nga ana...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Rreth mesditës së 22 shkurtit, ku është gjetur trupi i...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj disa zyrta...
Një fenomen aspak i zakontë, ka ndodhur në bregdetin e Himarës, ku rënë ka arritur të mbulojë stolat që janë...
Policia e Shkodrës dhe ajo e Velipojës kanë dhënë sot informacione për arrestimin e personave të përfshirë në...
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Kamëz, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendngjarja dhe u shpall në k&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një banese në kryeqytet. Një 53-vjeçar me inicialet F. P., dyshohet se në gje...