AKTUALITET

FIJE QË LIDHEN! Artan Hoxha: Pas rrëmbimit të dyfishtë në Sarandë fshihet i njëjti grup kriminal që ekzekutoi Aleksandër Sadikaj (FOTOJA)

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 13:50
FIJE QË LIDHEN! Artan Hoxha: Pas rrëmbimit të dyfishtë

SARANDË- Kanë kaluar disa javë, por ende nuk dihet se ku janë groposur kufomat e dy të zhdukurve në Sarandë, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodori. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar se personat që morën përsipër dhe ekzekutuan zhdukjen e dy të lartpërmendurve, janë të njëjtët që i morën jetën me shpërthim tritoli, Aleksandër Sadikajn. Sipas Artan Hoxhës bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal; të specializuar për trafikun e narkotikëve, madje ka nxjerrë edhe foton e një prej anëtarëve të dyshuar të grupit, por pa e identifikuar me emër. Ky grup kriminal ka siguruar një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, ndërsa qyteti i Sarandës shërben si bazë operacionale, pasi atje edhe investoheshin paratë e siguruara nga trafiku i narkotikëve. Por edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin grup që dyshohet se ka kryer ekzekutimin e Sadikajt, mendohet se vrasja në Tiranë dhe rrëmbimi e zhdukja e dy personave në Sarandë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. 

Në 6 prill ishte planifikuar vetëm rrëmbimi i Leonard Thodhorit për shkak të një marrëveshjeje që ka shkuar keq, por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit të disko “El Dorado” në Ksamil, Fatmir Sulovari. Ky i fundit ka qenë i armatosur me pistoletë. Edhe pse ishin dy, autorët kanë tërhequr në një "takim-grackë" dy viktimat dhe i kanë dërguar në një grackë të sigurtë në Sarandë. Për ngjarjen, deri më tani është arrestuar vetëm Sofokli Andrea Baxheri, i cili ka qenë ndihmës, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona të tjerë (2 prej të cilëve me rol kryesor në grup), të cilët dyshohet se janë larguar për në Dubai. Mes personave të dyshuar për këtë ngjarje është edhe një shtetas me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

INVESTIGIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Pas rrembimit te dyfishte ne Sarande, i njejti grup kriminal qe ekzekutoi Aleksander Sadikaj…Nje grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht per trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrembimin dhe me pas eleminimin fizik te Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken “Koçolja”, mesnaten e se enjtes se 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandes.Prokuroria dhe policia nuk kane ende nje pergjigje edhe pas 25 ditesh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashme kane nje panorame me te qarte te asaj çfare ka ndodhur.Pasi jane shoqeruar me dhjetera deshmitare, jane ndaluar dhe ekspertuar te pakten 8 automjete, jane bastisur dhe kontrolluar disa banesa, jane kqyrur me dhjetera ore filmime te kamerave te sigurise dhe jane zbardhur komunikimet telefonike te personave te dyshuar, u arrit ne perfundimin se pas kesaj ngjarje qendron nje strukture e qendrueshme kriminale, e cila ka perdorur si baze operacionale te saj qytetin e Sarandes.Nga te dhenat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton te kete nje aktvitet te gjate ne trafikun e narkotikeve, fillimisht te kanabisit nga Shqiperia drejt Greqise dhe me pas ka kaluar ne trafikun e drogave te forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar nje linje te trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.Saranda sherben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vete, por edhe si vend ku jane investuar parate e fituara nga narkotrafiku.I njejti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atenatin me mine te telekomanduar te 11 qershorit 2022, kur afer rreth-rrotullimit te TEG-ut humbi jeten ne nje atentat mafioz, 27 vjeçari Aleksander Sadikaj.Deri tani dy ngjarjet rezultojne te mos kene lidhje me njera tjetren, edhe pse jane kryer nga e njejta strukture kriminale.Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetem rrembimin e shtetasit Leonard Thodhori, per shkak te nje marreveshje qe ka shkuar keq.Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet te kete kerkuar ndihmen e pronarit te disko “El Dorado” ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qene i armatosur me pistolete.Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kane terhequr ne nje takim-gracke dy viktimat, i kane rrembyer ata duke i çuar ne nje “baze te sigurte” ne periferi te Sarandes. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eleminuar fizikisht dhe te jene fshehur. Pavarasisht operacioneve te kerkimit per dite te tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk jane gjetur ende trupat e viktimave.Kerkime jane bere ne zonen e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kerkime ne zonen e kanalit Çukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbare te forcave RENEA.As perdorimi i droneve nga ajri nuk dha rezultat.Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetem shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datelindjes 7/11/1995, i cili ka sherbyer ne rol ndihmes, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazes se sigurte ku kane vepruar autoret.Nderkohe jane shpallur ne kerkim policore te pakten 5 shtetas te tjere, dy prej te cileve me rol kryesore ne grup, dyshohet te jene larguar menjehere pas ngjarjes per ne Dubai. Mes personave te dyshuar per kete ngjarje, eshte edhe nje shtetas me origjine nga veriu i Shqiperise, por nuk eshte bere e mundur te gjendet vendodhja e tij. Ky person ka qendruar per disa kohe ne Sarande. Ai rezulton se ka qene ne qytet edhe mbremjen kur ka ndodhur ngjarja. Me pas eshte larguar pa u lokalizuar me vendodhja e tij.Ne foto: Nje nga personat e dyshuar, i shpallur ne kerkim per rrembimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.

fatmir sulovari leonard theodori sarande artan hoxha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë