U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Atentati i Rinasit, ku mbetën të vrarë më datë 11 Nëntor 2025, Gilmando Dani dhe humbi jetën katër ditë më pas në spital efektivi i policisë Muçi Shaljani, që udhëtonte me të, vjen në dritën e dëshmive të reja dhe pistat ku grupi hetues është ndalur në zbardhjen e këtij krimi.
Por si mbërriti deri në vendin e krimit, makina e autorëve? Dhe si u shfaq ajo aty?
A ishte e mbushur zona me informatorë të cilët mbanin të informuar togën e qitësve, e cila siç thamë shfaqet në skenën e atentatit vetëm 2 minuta përpara se automjeti ku në bord janë Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani, të lerë parkingun e aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe të lëvizë drejt rrethit.
Cila ishte e shkuara e makinës që u përdor në krim dhe pse në orën që ndodhi atentati në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike? Gilmando Dani që siç del edhe më tej nga ekspertiza mjeko-ligjore, u gjet pa asnjë shenjë jete në sediljen e parë të automjetit ‘Mercedes Benz’ të drejtuar nga miku i tij Muçi Shaljani, ku plumbat e kishin marrë në kokë.
Plumba që kishin dëpërtuar deri në veshmbathjet e tij, apo edhe në çantën e dorës.
Dani kishte lëvizur nga aeroporti deri në makinën e mikut të tij që ndodhej në parking, me një kapele në kokë dhe një orë Rolex në dorë. Por përveç dy aparateve të tij celularë, ku njëri mbante inicialin e emrit të tij, dhe sendeve personale, policia nuk gjeti në makinë asgjë të paligjshme. Madje sasia e rrobave që kishte marrë me vete, të lë të kuptosh se udhëtimi i tij do të ishte i shkurtër në shtetin spanjoll.
“Gjatë kqyrjes së kufomës së shtetasit Gilmando Dani, në ambjentet e IML, Tiranë, u konstatuan disa dëmtime në trup dhe një dëmtim në kokë, i shkaktuar nga kalimi i predhave të një arme zjarri. Nga trupi i viktimës u hoqën tre predha metalike, tre këmisha predhe dhe një bërthamë predhe”, thuhet në dosjen hetimore.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’. targat e automjetit ‘Toyota’ që u përdor nga qitësit në krimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, rezultojnë të vjedhura në Greqi, gati pothuaj një vit më parë. Një histori tashmë e ngjashme e cila përsëritet në çdo skenë krimi në Shqipëri, ku makinat e vjedhura brenda apo jashtë vendit, mbahen të magazinuara dhe më pas dalin dhe përdoren në skena krimi të ndryshme, sikurse duket se ka ndodhur edhe në atentatin e fundit në Rinas.
Ndërsa makina me të cilin udhëtonin tashmë dy viktimat i përket një kompanie, e cila është në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si Visi i Garave që merret me shitje dhe blerje makinash, si dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.
Elvis Kosova rezulton se një vit më parë është arrestuar së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip ‘Audi’ me vlerë 200 mijë euro.
Ndërsa në korrik të këtij viti, atij iu vendos tritol në garazh, në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
“Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat greke XZX 1059, janë kallëzuar të vjedhura me datë 28 Tetor 2024, në shtetin grek, dhe i përkasin një automjeti të markës Opel Corsa, me pronar po një shtetas grek.
Gjithashtu, nga verifikimet në sistemin E-gjoba, rezulton se automjeti ‘Mercedes Benz’ me targa AB 099 UO, me ngjyrë të bardhë me të cilët udhëtonin i dëmtuari dhe viktima figuron i regjistruar në emër të kompanisë ‘Mel Construction’”, thuhet në dosjen hetimore.
Policia e Durrësit dha njoftim zyrtar pas arrestimit të Daniel Pepës, i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Manz&eum...
Autoritetet po monitorojnë situatën e rëndë në të gjitha qarqet dhe po punojnë për normalizimin e zonave të preku...
Seanca plenare e sotme, e fokusuar te diskutimi i buxhetit të vitit 2026, u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar, për shkak t&e...
Është vetëdorëzuar në polici i riu Daniel Pepa, i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal n&eum...
Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke v&e...
Personi që shihni në foto është, 29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje 58-vjeçari grek në Neos Kosmos t&eu...
Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi dys...
Në Delvinë është shembur ura që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me qytetin e Delvinës dhe me Sarandën, duke iz...
Videoja e rrahjes brutale për vdekje të një 58-vjeçari grek në Neos Kosmos të Athinës, është zbuluar nga mediat...
Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me GJKKO-në e Apelit për Olta Xhaçkën. Togat e zeza vendosën sot ...