Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimit dyshimtë I kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...

Filip Mazreku, një prift dhe muzikant përmes tingujve, liturgjisë dhe kulturës, ruajti atë që pushteti donte të zhdukte, identitetin shqiptar dhe besimin tek liria.
Mazreku lindi në Selanik, në shtator të vitit 1913. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Shkodër, kurse studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë në Colleviti-Pescia, në Itali (1934-’37). Babai i tij, Pjetri, kishte lindur në Selanik, por jetën e ndau mes Kosovës dhe Shkodrës, ku shërbeu si mësues dhe përkrahës i shkollës shqipe. Ai ishte një nga arsimtarët që ndihmoi në hapjen e shkollave në fshatrat shqiptare gjatë një kohe të vështirë për identitetin kombëtar. Filipi u rrit në këtë frymë të lartë morale dhe kulturore dhe që në moshë të re tregoi një prirje të jashtëzakonshme për muzikë. Pasi përfundoi shkollimin fetar dhe u shugurua si meshtar katolik, ai u specializua edhe në muzikën klasike dhe kishtare, duke ndjekur studimet e larta muzikore. Ndryshe nga shumë klerikë të kohës, Filip Mazreku nuk e shihte muzikën si zbukurim të meshës, por si një mjet komunikimi me shpirtin e njeriut.
Ai drejtoi për vite me radhë “Schola Cantorum” një kor me përbërje rinore dhe cilësi të jashtëzakonshme artistike. Nën drejtimin e tij, ky kor nuk ishte thjesht një grup këngëtarësh, por një institucion i edukimit kulturor dhe shpirtëror, që ruante trashëgiminë e liturgjisë katolike, harmoninë klasike dhe gjuhën shqipe në këngë, në një kohë kur regjimi përpiqej t’i shfaroste këto vlera. Më 7 shtator 1928 veshi petkun e Shën Françeskut. Kushtet e para i kreu më 8 shtator 1929, kurse Kushtet e Përjetshme më 8 shtator 1934. Dy vjet më vonë, më 13 shtator 1936, u shugurua meshtar. Gjatë viteve 1937-1946 është profesor i muzikës në liceun “Illyricum”, drejtues i korit dhe profesor i gjuhës italiane. Pas mbylljes së liceut, dërgohet famullitar në Bushnesh të Pukës, pastaj në Iballë e në fund në Bajzë të Shkodrës, ku dhe u arrestua më 1946. U dënua me 10 vjet burg, por nuk i kreu të gjitha sepse u lirua me amnisti. Vuajti në burgjet e Shkodrës, Burrelit, kampin e Bedenit… Mes viteve 1952-1955, është rektor i kishës së Shën Ndout në Tiranë. Nga 1955-a deri më 1961 shërbeu si famullitar në Laç, ndërsa nga viti 1961 deri më 1967 si famullitar në Troshan të Lezhës. Pas mbylljes së kishave, jetoi për ca kohë me të atin e pastaj vetëm, duke u marrë me bujqësi. Vdiq më 1 nëntor 1984, në Troshan të Lezhës.
Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, klerikët u konsideruan armiq të brendshëm të shtetit. Besimi fetar konsiderohej “opium për popullin”, dhe ata që guxonin të ruanin kishat, kishin automatikisht “damkën e tradhtarit”. Filip Mazreku nuk i shpëtoi këtij fati. Por Filip Mazreku mbajti ndezur besimin te Zoti mes banorëve të Troshanit edhe pse feja ishte ndaluar në Shqipëri. Ata banorë e donin fratin-muzikant, edhe pse t’i qëndroje afër një prifti dikur të dënuar ishte punë me rrezik. E shfaqën haptas këtë nderim kur mësuesi u përcoll nga kjo botë më 2 nëntor të vitit 1984, me pjesëmarrjen masive të Troshanit dhe Fishtës. Ndërkohë, diktatura jo vetëm ia fshiu emrin mësuesit të Tish Daijas, Çesk Zadesë, Tonin Harapit, Lukë Kaçajt etj., por e arrestoi, e torturoi, e dërgoi në kampin e Bedenit dhe në fund e detyroi të punonte si bujk. Në shtator të vitit 1946, ai u arrestua nga organet e “Mbrojtjes së Popullit”. Akuzat ishin tipike për kohën: “veprimtari armiqësore”, “propagandë fetare”, “kontakt me elementë reaksionarë”. Ai u hetua, u torturua, dhe për një kohë të gjatë u izolua, por nuk hoqi dorë nga misioni i tij si prift dhe muzikant. Hetuesia zgjati me muaj.
Filp Mazreku merrej në pyetje nga hetuesi Nesti Kopali. Siç e tregonin edhe rrobat e gjakosura që e motra e Filipit i merrte vazhdimisht për t’i larë, ai bashkë me priftërinjtë e tjerë, u tortura pa mëshirë. Edhe orët e kaluara në birucë, kur nuk torturoheshin nga hetuesit, ishin ezauruese, sepse të arrestuarit i mbanin natë e ditë lidhur me pranga me një të dënuar tjetër, duke krijuar mes tyre një hallkë përçuese të dridhjeve, vuajtjeve, gulçimeve, rënkimeve e anktheve, që edhe kur linin njërin, i nisnin tjetrit e thuajse nuk qetësoheshin kurrë. Burimet historike dëshmojnë se gjatë hetimeve, ai qëndroi stoik dhe nuk pranoi të mohojë as fenë, as vlerat për të cilat jetoi. Fatkeqësisht, persekutimi nuk ndaloi tek ai. Familja Mazreku ishte në listën e zezë të regjimit. Vëllai i Filipit, Ndue Mazreku, oficer i ushtrisë shqiptare, u pushkatua nga partizanët pa gjyq. Të afërm të tjerë u burgosën ose u internuan. E gjithë familja u etiketua si “armike e popullit”. Një nga dëshmitë më tronditëse është se gjatë një vizite të rrallë familjare në burg, motra e tij, Margerita, shtatzënë, humbi fëmijën nga tronditja që pësoi kur pa vëllain e saj të zhytur në gjak dhe të dërmuar nga torturat.
Pas lirimit, at Filip Mazreku u përpoq të rikthehej në shërbimin fetar, por regjimi tashmë kishte ndaluar çdo veprimtari kishtare. Deri në vitin 1967 shërbeu në disa famulli të vogla, ndër to në Troshan të Lezhës, ku në fund u detyrua të jetojë si civil, larg çdo aktiviteti publik, në një shtëpi të vogël që dikur kishte qenë furrë buke. Jetoi në varfëri ekstreme, punoi tokën me duart që dikur kishin lëvizur tastierat e organos në meshë. Nuk kishte më mundësi të mësonte, të shkruante apo të formonte breza të rinj. Vdiq më 11 nëntor 1975, i vetmuar, por me një emër të pashuar ndër ata pak që e kujtuan. Sot, emri i at Filip Mazrekut rikthehet në vëmendje përmes përpjekjeve të studiuesve dhe dashamirësve të muzikës dhe historisë shqiptare.
Ai konsiderohet me të drejtë si “mësuesi i kompozitorëve të kombit”, ndonëse regjimi u përpoq ta fshinte nga çdo histori zyrtare. Pavarësisht burgosjes, ndalimit dhe persekutimit, kujtimi i Filip Mazrekut dhe vepra e tij muzikore jetuan në heshtje në zemrat e atyre që e njohën. Ish-nxënësit e tij, bashkëpunëtorët e korit, dhe besimtarët e Shkodrës e kujtojnë si një mjeshtër të vërtetë të muzikës, një figurë e ndritur e kishës, dhe një martir i heshtur i artit dhe fesë. Pas viteve ’90, emri i tij filloi të dalë në dritë. Dokumente të zbuluara nga arkivat e Sigurimit të Shtetit dhe dëshmitë e të mbijetuarve i kanë dhënë vendin që i takon në historinë shqiptare. Filip Mazreku përmendet si një prej figurave më të ndritura të klerit katolik shqiptar, që mbajti gjallë shpirtin artistik të një populli të shtypur. Ai nuk botoi libra, nuk la pas dorëshkrime, por la një model të guximit njerëzor përballë së keqes./Memorie.al
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alt...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e Sokol Dacit, mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) në Lezhë. Në vendin ku n...
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë. 30-vjeçar...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e disa të sh...
Një 30-vjeçar ka ngelur i plagosur mbrëmjen e kësaj të diele pas një sulmi me breshëri në një berberhane në...
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht te...
Një plagosje ka ndodhur pak më parë në Lezhë, në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës. Nga fotoja në vendngjarja sh...
Mbrëmjen e sotme u raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhës. Mësohet se i plagosur ka mbetur 3...
Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në zonën e quajtur kryqëzimi i Rriles. Sipas informacionev...