AKTUALITET

Financat, “thembra e Akilit” për partitë politike! Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 09:06

Financat, “thembra e Akilit” për partitë politike!

Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike.

Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën.

Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë”

Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo shpenzim deklarohet.

“Auditimet e pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, edhe pse kryhen nga ekspertë kontabël të autorizuar edhe/ose nga kompani të specializuara në ofrimin e shërbimeve të tilla, janë vetëm formalisht të sakta”, tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Në të vërtetë, situata është krejt ndryshe dhe vlerësime të ndryshme flasin për burime të tjera të ardhurash dhe shpenzimesh të padeklaruara apo të padeklarueshme që shkojnë në nivele dhjetëra herë më të larta se ato që pasqyrohen në bilance”, shtoi ai.

Nga 135 parti politike që janë regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm 51 prej tyre kanë dorëzuar në kohë raportin financiar, 1 e ka dorëzuar jashtë afatit dhe 84 të tjera rezultojnë se nuk kanë dorëzuar raport financiar për vitin 2024 në KQZ.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë që kanë depozituar janë gjetur në shkelje. Mes subjekteve të sanksionuara ishin dhe disa nga partitë kryesore politike në vend, përfshirë Partinë Demokratike, Demokracinë Sociale dhe Partinë Socialdemokrate.

“Audituesi ka konstatuar parregullsi te zëri **Ndërtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma në vlerën 17.514.683 lekë e regjistruar në datën 1.1.2024, për të cilën subjekti nuk zotëron një dokument pronësie pasi është në proces; është llogaritur amortizimi në shumën 875.734 lekë,” shkruhet në relacionin e KQZ-së për Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Gjatë procedurave të auditimit nuk është arritur të merren evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me plotësinë, ekzistencën dhe saktësinë e vlerës së tyre për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse”, shton relacioni.

Po kjo forcë politike, sipas audituesve, edhe në zërin e tatimit në burim “ka diferencë materiale, pasi është raportuar shifra në bilancin 2024, shuma 134.763 lekë që përfaqëson detyrimin e muajit dhjetor 2023”.

Forca e dytë që ka kryer shkelje gjatë raportimit të bilancit financiar, sipas KQZ-së, është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.

“Shuma e gjendjes së llogarive bankare sipas ‘statement’-it në 31 dhjetor 2024 nuk përputhet me shumën e raportuar nga partia në raportin vjetor,” shkruan KQZ.

“Për honoraret e dhëna personave që nuk janë regjistruar në listëpagesë nuk është llogaritur tatimi prej 15% të vlerës së dhënë”, sqaron ajo.

Për këto dy forca politike dhe për 4 subjekte të tjera — specifikisht Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale — raportet e auditimit janë certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.

Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka bërë të pamundur verifikimin e transaksioneve përmes dokumentacionit bankar.

“Sipas deklarimeve, të ardhurat janë realizuar në formë cash nga anëtarësia, në shumën 530 mijë lekë, përmes një blloku mandat-arkëtimesh,” shprehet KQZ.

“Megjithatë, këto nuk janë identifikuar nga ana e audituesit, ndërsa mungesa e dokumentacionit justifikues për shpenzimet nuk mundëson vlerësimin me saktësi dhe siguri të ligjshmërisë së këtyre transaksioneve”, citohet në relacion.

Ndërkohë, për Partinë Ligj dhe Drejtësi, edhe pse nuk kishte dorëzuar raportin financiar, audituesi shprehet se “është kontaktuar me kryetarin e partisë, i cili ka deklaruar se partia është me status pasiv dhe nuk ka të ardhura dhe shpenzime”, ndaj edhe në raport kjo parti rezulton me bilanc zero.

Bashkë me Partinë Ligj dhe Drejtësi, bilanc zero kanë deklaruar edhe 9 subjekte të tjera, të cilat pohojnë se gjatë 2024-ës kanë pasur zero të ardhura dhe shpenzime. Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton edhe një fakt tjetër: mos-auditim për shkak se nuk është pranuar që të paguhet audituesi.

Partia Balli Kombëtar, sipas KQZ-së, rezulton se ka refuzuar “të kryejë pagesën e shërbimit të audituesit ligjor” dhe në këtë mënyrë financat e saj nuk kanë kaluar në sitë.

Procesin e auditimit të financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha për BIRN se ligji aktual është mburojë për partitë politike në rastin e shpenzimeve gjatë fushatave elektorale, pasi i detyron që të raportojnë vetëm 60 ditë para zgjedhjeve.

“Është e nevojshme që të hartohet një ligj i posaçëm, ose në alternativë të rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor përsa i përket financimit të partive politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të hartohet një ligj i ri për partitë politike, i cili ndër të tjera të krijojë edhe kushtet ligjore në të cilat çregjistrimi i partive politike të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë ato — si KQZ dhe Tatimet”, shprehet Kthupi.

I mendimit se duhen ndërhyrje në ligj, të paktën për pjesën e auditimit të partive, është edhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

“Auditimi duhet të kryhet nga auditi i jashtëm (KLSH), kjo edhe për faktin se partitë përfitojnë fonde publike (partitë parlamentare) dhe kështu rritet siguria në respektimin e standardeve të auditimit”, përfundoi ai./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?