
Koncesionet me Partneritet Publik-Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë vit pas viti po rrisin kostot për buxhetin e shtetit dhe veç të tjerash po nxjerrin në pah kontratat e hartuara keq dhe me projeksione jashtë realitetit.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në vitin 2022 koncesioni i shërbimeve laboratorike, që administrohet nga kompania “Laboratory Network”, u financua me 1,6 miliardë lekë (14 milionë euro) me një rritje 47 për qind në krahasim me financimin e vitit 2021 dhe gati 20 për qind më shumë se programi fillestar.
Në fillim të vitit 2022 në projektbuxhet financimi i këtij shërbimi u parashikua me 1,360,130,000 lekë, por me një akt normativ ne mes te vitit qeveria e çoi fondin për PPP-në laboratorit në mbi 1,6 miliardë lekë, shumë e cila u disbursua totalisht.
Në vitin 2021 të ardhurat e kompanisë Laboratory Network, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishin 1.3 miliardë lekë, ndërsa fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë.
Norma fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19% më shumë se, dyfishi i normës së fitimit mesatare në tregun shqiptar, sipas INSTAT.
Nga aspekti i fitimeve, kontratat PPP janë ndër bizneset më suksesshme në vendin tonë. Por duke qenë se aktiviteti i tyre bazohet në fondet buxhetore, normat e larta të fitimit tregojnë se qeveria nuk është duke administruar me përgjegjësi taksat e shqiptarëve.
Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro. Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së prej mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncensionin e laboratorit.
Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 më një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH.
Vlera vjetore e financimit është 1.3 miliardë lekë, por duket se gabimet në hartimin e kontratës do të vënë buxhetin e shtetit në vështirësi për financime shtesë. Këtë rrezik e lajmëroi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shteti gjetur problematika të shumta në kontratën që parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë euro, por me gjasë shumë më të lartë në realitet, sipas pagesave të bëra në vitin e dytë të kontratës. MONITOR
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Qershor21:00
Vendimi i KPA/ Prokurori i Tiranës Besnik Cengu përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë
Prokurori i Tiranës Besnik Cengu ndalohet për 15 vite të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ky është vendi...
AKTUALITET
13 Qershor17:58
Fenomeni “El Nino” në Shqipëri/ Meteorologia tregon se kur pritet të përmirësohet moti, si do të jenë temperaturat në korrik dhe gusht
Teksa këto ditë moti ka qenë plot surpriza, meteorologia Lajda Porja shpjegon se tashmë ka nisur fenomeni “El Nino”, i cili ka...
AKTUALITET
13 Qershor16:45
Konfiskohet prona e Julit të Pashakos
Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vler&e...
AKTUALITET
13 Qershor15:18
Ndryshime në ligjin e arsimit/ Nga regjistrimi pa mbushur 6 vjeç te shkollat me status të veçantë
Pas një pune një vjeçare, Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi në Komisionin e Edukimit ligjin e arsimit parauniversitar me disa ndr...
AKTUALITET
13 Qershor14:35
Zbardhet skema e transportit të emigrantëve me dokumente false
Zbardhet skema e transportit të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar me dokumente të falsifikuara. Sipas Prok...
AKTUALITET
13 Qershor13:52
Po muroste kallashnikovin që dyshohet se u përdor në ngjarje kriminale, policia mësynë në banesën e të moshuarit në Shkodër
Policia e Shkodrës, pas informacioneve se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohe...
AKTUALITET
13 Qershor12:40
Do “zbërthente” disa ngjarje kriminale, shtyhet seanca për Nuredin Dumani
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për të penduarin e drejtësiSë, Nuredin Dumanin, i a...
AKTUALITET
13 Qershor12:22
Qirinj dhe lutje, mbyllet pelegrinazhi në Kishën e “Shna Ndout” në Laç
LAÇ- Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Një dit&...
AKTUALITET
13 Qershor11:56
Nën akuzë pë dy vrasje, Prokuroria jep pretencën për Xhulio Hoxhën
ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg per Xhulio Hoxhën i arrestuar për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano ...