Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

TIRANË- Të dhënat e para të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se fitimi neto i sektorit bankar ka pësuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Mbështetur në raportimet e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), fitimi neto i sektorit për 3-mujorin 2025 kishte vlerën e 8.35 miliardë lekëve, në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënia e normave të interesit në Lekë dhe në Euro duket se ka filluar të japë efektet e para në një korrigjim në ulje të fitimeve të sektorit bankar në vend. Ky efekt është i dukshëm për të gjitha bankat e sektorit, që, pa përjashtim, kanë raportuar fitime më të ulëta krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Bankat qendrore vitin e kaluar nisën uljen e normave të interesit dhe kjo është reflektuar në kthimet prej instrumenteve ku bankat investojnë asetet e tyre.
Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, aktualisht ka zbritur pranë nivelit të 2%, nga pothuajse 3.7% që ishte një vit më parë. Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.78%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e treguesve benchmark përcillet direkt në normat e kredive me norma të ndryshueshme interesi të bankave tregtare.
Banka më e madhe në vend, BKT, edhe në tremujorin e parë kryeson renditjen e fitimeve, me një vlerë prej 2.35 miliardë lekësh, por në rënie me 6.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Vijon Raiffeisen Bank, me fitim neto në vlerën e afërsisht 2 miliardë lekëve (në rënie vjetore me 7.4%), OTP Albania, me 1.17 miliardë lekë (13.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë), Intesa Sanpaolo, me 758 milionë lekë (19.5% më pak krahasuar me tremujorin I 2024), Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 638 milionë lekë (5.2% më pak krahasuar me një vit mëe parë), Tirana Bank, me 667 milionë lekë (5.8% më pak krahasuar me një vit më parë), Credins Bank, me 371 milionë lekë (31.8% më pak krahasuar me një vit më parë), Union Bank, me 324 milionë lekë (33.7% më pak krahasuar me një vit më parë), Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 258 milionë lekë (19.9% më pak krahasuar me një vit më parë), ProCredit Bank, me 2 milionë lekë (95.7% më pak se një vit më parë).
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) e ka mbyllur tremujorin e parë të viti me humbje, në vlerën e 198 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë raportonte fitim neto për 85 milionë lekë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve.
Për sa i takon kthimit nga kapitali aksioner, renditja kryesohet nga Raiffeisen Bank, me 24.46%, e ndjekur nga ABI Bank, me 20.53%, BKT, me 17.83%, OTP Albania, me 17.12%, Tirana Bank, me 16.28%, Fibank, me 15.1%, Union Bank, me 13.68%, Intesa Sanpaolo, me 13.08%, Credins Bank, me 5.94%, ProCredit Bank, me 0.2% dhe UBA, me -19.77%./ Monitor
TIRANË- Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar k...
TIRANË- Presidenti i Konferecës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV ...
SHKODËR- Agjentët e BKH-së në bashkëpunim me SPAK kanë kryer fazën eparë të operacionit të koduar...
KLOS- Trupi i Ardit Beshirit vijon të jetë ende nën inertet e kromit në zonën e Qafë-Burrelit në Mat, prej mesditë...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur unanimisht sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës ...
GREQI- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, pas një sherri. Sipas mediave të huaja është identifikuar sh...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la sot në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shk...
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 14 maj seancën mbi shqyrtimin e ankimit të SPAK mbi vendimi...
GREQI- Autoritetet greke kanë kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios, pas informac...
HAS- Gjykata ka lënë nën masën "arrest shtëpie" Artjola Sallahu, motra e viktimës së djeshme në Has. Një vra...