AKTUALITET

Fitues të paracaktuar?! Armatoset Policia e Shtetit me tendera pa garë dhe pa konkurrencë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 19:29

Fitues të paracaktuar?! Armatoset Policia e Shtetit me tendera pa garë

TIRANA- Policia e Shtetit po armatoset gjer në dhëmbë, teksa nëpërmjet dy procedurave të dyshimta, ky institucion ka shpenzuar rreth 1.1 milionë euro për pistoleta dhe armë automatike.

Në dokumetet e tenderit vihet re se “janë bërë vetëm letra”, pasi ka dyshime se fituesit kanë qenë të paracaktuar. Madje, fitues të njëjtë edhe në procedurat e mëparshme.

Dyshimet janë se, ose dokumentet e policisë iu janë përshtatur specifikimeve të firmave, ose nëpërmjet një bashkëpunimi të fshehtë, firmat s’kanë dashur të kenë konkurrencë. Në këtë mënyrë, kompanitë private kanë marrë të gjithë fondin litmit të akorduar, duke mos lënë asnjë qindarkë “rrugës”.

Procedura e parë ka qenë për “blerje armë të shkurtra zjarri”, me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara. Kriter i përzgjedhjes ishte çmimi më i ulët. Të paktën kështu shkruhet gjithmonë rëndom në letra, pasi ajo që ndodh është se fituesit dyshohet se janë paracaktuar. Në këtë procedurë mori pjesë vetëm një firmë, më saktësisht “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” me një ofertë prej 59.673.600 lekë pa TVSH. Normalisht u shpall edhe fituese, teksa në të njëjtën kohë Policia e Shtetit shpejtoi edhe për lidhjen e kontratës. Kësaj herë, duke i shtuar edhe TVSH-në, shuma shkoi në 71 milionë lekë, që do t’i jepen firmës “MSSC”.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpejtoi të shpallë fituesin dhe të lidhë kontratën edhe për tenderin me objekt “blerje armë të gjata zjarri”. Sërish shkruhet se bëhet fjalë se fituesi do të shpallet kush ofron më pak, por edhe në këtë procedurë mori pjesë vetëm një kompani ASA “Arms School Academy” me vlerë 31.800.000 lekë pa TVSH. Policia e ka urgjente, pasi i bëri me dije firmës të paraqitet brenda 5 ditësh. Ndërkohë, në të njëjtin buletin, policia ka lidhur edhe kontratën me këtë firmë. Shuma nga 31 milionë pa TVSH shkoi në 38 milionë pa TVSH.

Në muajin shkurt 2024, Policia e Shtetit bëri tenderët e parë të armëve, pistoletave dhe automatikëve. Bëri tenderin me objekt “blerje arme zjarri”, e ndarë në lote, me një kohëzgjatje 48 muaj. Në procedurë morën pjesë “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) me vlerë 146.69.600 lekë dhe firma ASA “ARMS SCHOOL ACADEMY” me vlerë 159.583.200. Në atë kohë pati një garë, teksa fitues u shpall “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” që ofroi 146 milionë lekë.

Po në muajin shkurt 2024, Policia e Shtetit nuk e la “thatë” firmës ASA, të cilën e shpalli fitues në tenderin me objekt “blerje armë të gjata zjarri”. Firma ASA ishte e vetmja në garë, teksa ofroi 77.910.000 lekë pa TVSH.

Të dyja firma, si MSSC-ja dhe ASA janë shpallur fituese në dhjetëra procedura të klasifikuara si sekrete edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Madje, edhe ato tendera, janë bërë pa garë, duke e konsideruar të gjithë blerjen e armëve një farsë të madhe.

Ndërkohë, krahas blerjes së armëve pistoleta dhe automatikë, Policia e Shtetit ka blerë edhe municione në muajin shkurt 2024. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, policia ka shpallur fituese firmën “RO. GAT SECURITY”, në tenderin me objekt “blerje municion”, me një kohëzgjatje prej 48 muajsh.

Në këtë procedurë morën pjesë dy firma, ku “RO.GAT” ofroi 93 milionë lekë dhe “ARMS SCHOOL ACADEMY” ofroi 97 milionë lekë./ Vox News. al

policia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë