Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me çështjen e gazetarit Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese. Në një nga seancat, prokurori i SPAK, Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve. Vezaj thotë se kur SPAK-u vendos të sillet si "gjykatës, prokuror, polic dhe redaktor përgjegjës i lajmeve", del në pah një problem serioz jo vetëm për një gazetar por për të gjithë sistemin.
Ai shkruan se pas 16 muajsh hetim "për veten, prokurorët e SPAK nisën të kërkonin "informatorin" në telefonat dhe pajisjet kompjuterike të Qynos. Më tej shton se jo vetëm nuk e gjetën këtë burim informacioni, por gazetarin e futën në një dosje tjetër hetimore. Vezaj e ka cilësuar këtë si rast të paprecedentë. Teksa flet se si SPAK nisi hetimin për gazetarin, Vezaj thotë se Qyno po ndëshkohet se publikoi të vërtetën. Ndërsa për sekuestrimet e pajisjeve telefonike dhe kompjuterike, ai shprehet se është bërë për t'i mbyllur gojën.
"Le të bëjmë një krahasim të vogël. Këtu në SHBA, kur u zbuluan biseda në grup ku flitej për sulme ushtarake, plane dhe lloje armësh – dhe mes pjesëmarrësve ishte edhe një reporter – askush nuk guxoi të hetonte gazetarin. Nuk iu sekuestrua telefoni, nuk u mbajt në izolim, nuk u demonizua publikisht. Sepse këtu e kuptojnë se gazetari nuk është armik i shtetit, por një hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë. Pushteti i katërt nuk ka nevojë për leje nga SPAK-u.", thuhet ndër të tjera në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Fjala e Lirë, e kyçur me vendim prokurorie, Gazetari në pritje… të miratimit editorial nga SPAK
Gazetarët, që prej kohërave të hershme të profesionit, kanë kërkuar konfirmim nga prokurorët për lajmet – jo leje për t’i publikuar. Sepse leja për publikim nuk ka qenë kurrë standard profesional i gazetarisë, por zakon i servilëve. Gazetarët e vërtetë nuk kërkojnë “pëlqim”, por n djekin të vërtetën — edhe kur ajo nuk u shkon për shtat pushtetarëve të radhës.
Por kur SPAK-u vendos të sillet si gjykatës, prokuror, polic dhe… redaktor përgjegjës i lajmeve, atëherë kemi një problem serioz. Dhe ky nuk është më problem për një gazetar, por për gjithë sistemin.
Altin Dumani, Doloresa Musabelliu dhe Behar Dibra e mbajtën veten për 8 muaj nën hetim, nën pretekstin e “nxjerrjes së sekretit hetimor”, ndërkohë që ishin në konflikt të pastër interesi – ku çdo jurist fillestar e di që në raste të tilla, dosja hetimore duhet t’i kalojë një prokurorie tjetër. Por jo. Ata jo vetëm që nuk ia kaluan një tjetër prokurorie, por pas 8 muajsh ia dorëzuan “kolegëve” të tyre, sërish brenda SPAK-ut. Duke “respektuar shkeljen” e ligjit me stil.
E çfarë ndodhi? Edhe pas 16 muajsh hetim, ende asnjë masë ndaj vetes, ndaj oficerëve të policisë gjyqësore, apo ndaj prokurorëve që patën në dorë dosjen. Asnjë përpjekje për të zbuluar “informatonin” e gazetarit Elton Qyno! Dhe më qesharakja? Askush nuk e di kush i nxori informacionet nga SPAK që Qyno i publikoi! Apo ndoshta të gjithë e dinë, por askush s’e thotë.
Ndërkohë, vetë SPAK pretendon se “po kërkonte burimin” e rrjedhjes së informacionit në mjetet e punës së gazetarit. Por në vend që të gjejë burimin, materialet e “zbuluara” në telefonat e gazetarit Qyno u futën në një dosje tjetër hetimore! Jo për të hetuar rrjedhjen, por për të ndëshkuar gazetarin. Rasti i paprecedent!
Po çfarë bëri Qyno që meritoi gjithë këtë ndëshkim? Publikoi biseda të siguruara përmes SKY ECC, po nga SPAK-u vetë – biseda që nxirrnin në shesh gënjeshtrat e Nuredin Dumanit, i ashtuquajturi “i penduar i artë”. Ajo që ai kishte deklaruar para prokurorëve nuk përputhej me atë që kishte thënë vetë në komunikimet e SKY. Në çdo vend normal, kjo do të ngjallte një hetim për dëshmitar të rremë. Në Shqipëri? Jo, këtu ndëshkohet gazetari që e nxori zbuluar. Pra, Qyno publikoi të vërtetën – dhe kjo ishte e papranueshme për prokurorët.
Dhe si u hakmorën? E futën Qynon për 8 orë në SPAK, me kontroll trupor, banese, makine, zyre, telefoni, kompjuteri i punës… madje kontrolluan edhe lodrat e fëmijëve. Të gjitha ia sekuestruan në emër të “dyshimit”, por qëllimi ishte i qartë: t’i mbyllnin gojën.
Ndërkohë, shoqatat e gazetarëve – që janë me tepricë në letra për projekte – zgjodhën heshtjen me zë të lartë. Përjashtim bëri vetëm Aleksandër Çipa, që u paraqit në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa pjesa tjetër e shoqatave dhe gazetarëve, të mbushura me diploma nderi dhe aktivitete sterile, u fshehën pas kolltukut të korrektësisë politike apo “sekretit profesional” të heshtjes individuale e institucionale.
Le të bëjmë një krahasim të vogël. Këtu në SHBA, kur u zbuluan biseda në grup ku flitej për sulme ushtarake, plane dhe lloje armësh – dhe mes pjesëmarrësve ishte edhe një reporter – askush nuk guxoi të hetonte gazetarin. Nuk iu sekuestrua telefoni, nuk u mbajt në izolim, nuk u demonizua publikisht. Sepse këtu e kuptojnë se gazetari nuk është armik i shtetit, por një hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë.
Pushteti i katërt nuk ka nevojë për leje nga SPAK-u. Në fund të ditës, ky proces në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një çështje procedurale. Është testi që do të tregojë nëse drejtësia shqiptare është pjekur mjaftueshëm për të kuptuar kufijtë e vet. SPAK nuk është pushteti i tretë. As pushtet më vete. Dhe me siguri nuk është redaksia që vendos çfarë botohet e çfarë jo.
Media është pushteti i katërt. Dhe fjala e lirë nuk është një luks që ta jep një prokuror kur ka kohë të mirë. Është një e drejtë kushtetuese, që nuk varet nga dëshira e askujt – as nga SPAK, e as nga Altin Dumani dhe “ekspertët” e tij!
porti i shengjinit SHËNGJIN- Anija me 40 emigrantë nga Italia ka mbërritur në Portin e Shëngjinit. Ata ishin parashikuar të m...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, 27 të pandehur, të akuzuar s...
komisariati nr2 TIRANË- Ndryshime të reja raportohet se kanë ndodhur në komisariatet e kryeqytetit. Lëvizjet e fundit lidhen me d...
TIRANA- Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë shqiptarë kanë protestuar sot para Parlamentit, për t&eu...
PRISHTINË- Një numër qytetarësh kanë protestuar në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës të premten, ...
DURRËS- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit si rezultar i vazhdimësisë ...
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Zvicrës. Dy trupa të pajetë të ...
TIRANË- Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin e kaluar treguan nevojën për të forcuar kultur...
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka zhvillur ditën e sotme takime në SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Duke qenë se fush...
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambient...