AKTUALITET

Flamur Vezaj: 19 pyetje për “biznesmenin” Morina që “Top-i” nuk ia bëri

I.A Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 10:30
Flamur Vezaj: 19 pyetje për “biznesmenin” Morina që
Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një shqetësim përsa i përket emisioneve të mbrëmjeve në televizionet shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, Vezaj shkruan se një televizionet po reklamojnë persona si biznesmen të suksesshëm por me të kaluar të dyshmitë. Një rast i tillë është dhe intervista e biznesmenit Lulzim Morina në emisionin Top Story, të cilin Vezaj e ka analizuar dhe ka nxjerr disa pyetje që i duheshin bërë biznesmenit, që Top Channel nuk ia bëri. Po ashtu ai ka theksuar se para se të ftohen persona të tillë nëpër emisione, duhet që të konsultohen fillimisht me gazetarët e kronikës, për të marrë sa më shumë informacion. 

Postimi i Plotë:

Një shpëlarje imazhi me pagesë!
19 pyetje për “biznesmenin” Morina që “Top-i” nuk ia bëri!
###
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmjes, veçanërisht ato të debateve politike, të përfshihen gjithnjë e më shumë emisione komerciale! Këto emisione transmetojnë investime dhe intervista me personazhe të ndryshëm kundrejt pagesës, duke vepruar si reklama. Nga ana tjetër, opinionit publik i shiten si arritje apo figura të suksesshme në fushën e biznesit. Fatkeqësisht, ndonjëherë promovohen edhe individë me të kaluar të dyshimtë.
Një rast i tillë ndodhi në emisionin e së hënës në "Top Story", ku u intervistua shtetasi/biznesmeni Julian, alias Lulzim ose Lul Morina. Një figurë kontroverse dhe financues i Partisë Demokratike, kohët e fundit edhe i Partisë Socialiste, dhe mik i vëllait të kryeministrit, e jo vetëm!
Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte niveli intelektual i tij, i cili dukej të ishte i barabartë ose më i ulët se ai i ish-deputetes gazmore të "kërperates". Ishte aq shumë i mahnitur nga puna e Kryeministrit Rama, sa nuk ndalej së përmenduri shtrimin e rrugëve dhe trotuareve. Megjithatë, nuk thoshte "trotuar", por "tortuar", përveç gafave të tjera që bënte.
Gjithsesi, mendoj se para se të ftohen persona të tillë, duhet të konsultoheni me gazetarët e kronikës. Ju të "Top-it" keni Anila Hoxhën, e cila mund t'ju informojë për këto lloj personazhesh! Mos promovoni në media njerëz me të kaluar të dyshimtë që paraqiten si biznesmenë të suksesshëm, sepse rrjetet sociale tashmë janë mbushur me "infeksione" të tilla! Në fund, dua të rendis disa pyetje që nuk iu bënë Julian alias Lulzim ose Lul Morinës në emisionin "Top Story", për të kuptuar më mirë kush është ky "biznesmen" i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë në Shqipëri:
#
1. Si e bëre milionin e parë?
2. Çfarë biznesi ke bërë në Itali dhe jo vetëm? A ke shitur "jonxhë", "miell" apo "kofsha pule"?
3. Sa herë je hetuar dhe dënuar jashtë Shqipërisë?
4. Për çfarë akuze je dënuar në Itali?
5. Me çfarë biznesi ke filluar në Shqipëri?
6. Ku janë prokurorët dhe gjyqtarët me të cilët punoje si “avokat” në Fier, Tiranë?
7. Nga vinin të ardhurat me të cilat ke blerë prona?
8. Sa kredi ke marrë në banka?
9. Për çfarë arsye i ke dhënë “dhuratë” 80 mijë euro gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në kohën kur ky i fundit ishte ministër?
10. Po transaksionin e dytë, dhurata për bashkëshorten e Tahirit, për çfarë arsye ia ke bërë?
11. Për çfarë je marrë në pyetje dy herë nga SPAK-u dhe çfarë ke deklaruar për këto transaksione?
12. Kur të erdhi dosja nga Italia, kush të njoftoi dhe çfarë rruge ndoqe?
13. Kush të dha miratimin për ndërtimin e pallatit 10-katësh pa leje në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj apo Kryeministri Edi Rama?
14. Kush të mbrojti që nuk u arrestove për ndërtimin e pallatit 10-katësh pa leje, kur dihet që në Shqipëri për ndryshimin e dritareve policia ka arrestuar qytetarë të thjeshtë?
15. Cili prokuror t’i mbylli çështjet në Shqipëri?
16. Si ndihesh si i pandehur dhe çfarë mund të thuash për akuzën tashmë zyrtare ndaj teje për ndërtimin e paligjshëm të pallatit 10-katësh në Tiranë?
17. Po për procedimin tjetër për ndërtim të paligjshëm, ke ndonjë koment?
18. Elozhet për Kryeministrin Ramën i thua sepse të dhuroi tokë publike në Dhërmi nën siglën e “investitorit strategjik”, apo pagove për atë tokë?
19. Çfarë biznesi të lidh me personazhe të njohur që kanë gjetur strehë në Dubai, ku keni investuar së bashku?
###
P.S. Nuk po vazhdoj me pyetje të tjera, sepse disa i po i lë për emisionin tjetër!

flamur vezaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë