
Një 48 vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi.
Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët. Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.
Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.
“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do vëmë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?
Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Sot në mëngjes u ngrit, mori për të ngrenë dhe ishte në dhomën e saj. Gjyshi më tha hajde foli mamit se spo na përgjigjet. U ngrita dhe shkova atje, e pashë të shtrirë, e kuptova që kishte ndërruar jetë.
Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.” Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48 vjeçares do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Nëntor13:05
Po kalonte një pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari italian në Durrës
DURRËS- Policia ka arrestuar një 25-vjeçar italian në Durrës. Ai ishte i punëuar si marinar në linjën Durrës&nd...
AKTUALITET
16 Nëntor12:49
Vdiq në vendin e punës në Greqi/ Para 3 muajsh shqiptari shpëtoi një grua që ra nga anija
Një punëtor me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas mediave greke, një ...
AKTUALITET
16 Nëntor12:36
Sot luhet ndeshja Shqipëri-Angli, ja rrugët që do të bllokohen
Kombëtarja Shqiptare do të ndeshet sonte me Anglinë për ndeshjen e fundit të kualifikuese për Botërorin. Ndeshja do të...
AKTUALITET
16 Nëntor12:37
Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përpla...
AKTUALITET
16 Nëntor12:28
EMRI/ I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-veçari
Klajdi Murrizi, 31 vjeç do të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ...
AKTUALITET
16 Nëntor12:15
Tritoli në Kamëz/ Kush është ish-efektivi Lami, personi i fundit që u takua me Martinajn
Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur ditën e djeshme në nj&e...
AKTUALITET
16 Nëntor12:07
Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë
Një rast i transportimit të mallrave kontrabandë është goditur këtë të diel në Shkodër.
Sipas policisë...
AKTUALITET
16 Nëntor11:58
“Ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi”/ Bardhi: Presidenti ka futur në ngërç Gjykatën Kushtetuese
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se prej 47 ditësh...
AKTUALITET
16 Nëntor11:55
Analiza e DW: Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros, Shqipëria rast i veçantë
Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivit...
AKTUALITET
16 Nëntor11:41
Enrat/ Pronari nuk pranoi t’u jepte 500 000 euro, ‘gjobëvënësit’ i hodhën tritolin tek restoranti në Kamëz
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit ...