AKTUALITET

Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikon raportin, ngre shqetësime mbi mënyrën e pasqyrimit në media të rasteve të dhunës me bazë gjinore

n.f Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 22:39
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikon raportin, ngre shqetësime mbi
Foto ilustruese

TIRANË- Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikoi raportin e monitorimit të ndikimit të medias në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, raporti ngre shqetësime mbi mënyrën e raportimit në media të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Raporti i monitorimit të rolit dhe ndikimit të medias në luftën kundër dhunës në familje, realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, ka nxjerr në dukje të dhëna shqetësuese mbi mënyrën e raportimit në mediat tradicionale dhe ato sociale të krimeve që kryhen ndaj grave dhe fëmijëve.

Gazetarja Arba Alishani, pjesë e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, thotë se raporti veçon rëndësinë e mënyrës se si rastet e dhunës pasqyrohen dhe trajtohen në media dhe ndikimin që ato kanë në perceptimin e shoqërisë dhe qytetarëve për rastet e dhunës.

“Të dhënat më të rëndësishme në fakt janë dramatike dhe tregojnë se një pjesë e mirë e raportimit gazetaresk që vjen nga terreni, sidomos nga kronika e zezë që ka në fokus dhunën gjinore, sidomos femrën dhe krimet kundër saj, del të jetë kryesisht sipërfaqësor. Nuk ka analiza, analiza sociale dhe ekonomike se ku ndodhin këto ngjarje dhe, më pas, nuk ka mesazhe sensibilizuese. Përkundrazi, është e fokusuar komplet tek drama, sensacioni, titujt bombastik dhe jo tek përmbajtja e ngjarjes”, thotë ajo.

Monitorimi i rasteve të dhunës të pasqyruar në media shtrihet në një periudhë tre mujore, nga korriku deri në tetor të këtij viti. Në raport evidentohet fakti se dhuna vazhdon të jetë e përhapur dhe shpesh e padukshme. Rreth 58 % e grave raportojnë se kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre dhe se, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 1019 raste të abuzimit ndaj grave dhe vajzave.

Sipas gazetares Alishani, rastet e fundit tragjike me nxënës të shkollave, dëshmuan se pasqyrimi në media në tejkalim të kodit të etikës ka sjell pështjellim në komunitet. Kjo, sipas saj, për shkak të prirjes së disa mediave për të dhënë të parët lajmin, shumë herë pa e verifikuar dhe analizuar, presionit që ushtrojnë mediat e shumta sociale si dhe prirjes për të marrë sa më shumë klikime.

“Ndonjëherë është cënimi i identitetit të viktimës ai që prin në këto ngjarje duke u marrë me detaje, të cilat janë krejtësisht të parëndësishme, dytësore, dhe kjo vetëm për çështje klikimesh. Por këto nuk janë të barasvlershme me jetët njerëzore, nuk janë të barasvlershme me shoqëritë tona dhe as me të ardhmen e fëmijëve tanë. Rastet e fundit tragjike na kanë treguar se jemi përgjegjës për klikimet sepse jemi përgjegjës për jetën e këtyre fëmijëve”, thotë ajo.

Për Freskita Milotin, drejtuese e emisionit “Diagnozë” në një prej televizioneve shqiptare, tejkalimi i etikës në mënyrën e raportimit të krimeve dhe rasteve të dhunës ndaj grave apo fëmijëve po ndikon në shëndetin mendor të tyre.

“Shpesh ka tituj lajmesh që ndikojnë në shëndetin mendor dhe jo vetëm tek të rriturit dhe fëmijët. Është shumë e rëndësishme për ta thënë sepse fëmjët kanë mundësi që të aksesojnë në të gjitha platformat online. Nuk shikojnë shumë televizor si ne të rriturit, por janë të afeksionuar me mediat online. Dhe kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ata. Me mediat, vidiot e shkurtra që kanë ndjeshmëri shumë të madhe, janë shumë delikate dhe nuk ka një filtër të mirëfilltë për to”.

Në shtimin e numrit të personave me probleme të shëndetit mendor, ndikim, veç të tjerash, kanë edhe rastet e pasqyrimit të dhunës në mënyrë agresive dhe të vazhdueshme, duke tejkaluar etikën, sidomos në rastet e të miturve.

Raporti mbi monitorimin e mënyrës së pasqyrimit të dhunës në media ngre nevojën e përmirësimit të qasjes mediatike ndaj rasteve të dhunës, sidomos dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe ndikimit që ato kanë në perceptimin e shoqërisë për këto raste./ VOA

dhune forumi i pavarur i gruas shqiptare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë