eria ago, safet bajri
TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, e cila dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, ka apeluar sot masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj saj. Ago i ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.
Ndërkohë, është publikuar fotoja e makinës "Mercedes Benz" që shfaqet në vendin e ngjarjes së vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër, më 10 gusht 2018, në Kiras. Ky automjet dyshohet se drejtohej nga Eria Ago. Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër, Eria Ago ka marrë me këtë makinë dhe ka sjellë në Tiranë Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.
Makina që dyshohet se përdorën autorët në vrasjen e Fatbardh Licit
“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetësja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E…”, thuhet në dosjen hetimore, sipas euronews.al.
Po ashtu, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, e cila ka hetuar fillimisht vrasjen dhe më pas SPAK, rezulton se: “Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës.
Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim".
Avokati i Eria Agos ka kundërshtuar masën e sigurisë duke argumentuar se provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk qëndrojnë. Ai është shprehur se Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Sipas raportimeve e dashura e Bajrit është arrestuar 5 ditë pas partnerit të saj, ndërsa ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Gjykata e Posaçme la në fuqi dy javë më parë masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Liçit.
Arrestimi i Safet Bajrit
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.
safet bajri
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars13:41
U kap me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë, arrestohet shqiptari në Itali
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehura...
e. d
AKTUALITET
14 Mars13:16
Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan në gramsh për spiunazh/ Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit i ka kthyer Prokurorisë dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën ...
n.f
AKTUALITET
14 Mars12:37
Buxheti 2025, marsi dhe dhjetori me arkëtimet më të larta
TIRANË- Arkëtimet buxhetore po ndjekin ciklin e ekonomisë. Plani i detajuar i shpërndarjes se të ardhurave buxhetore tregon se ark&eu...
n.f
AKTUALITET
14 Mars12:19
Kushtet meteorologjike në detin Adriatik, pezullohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, rifillojnë nesër sipas grafikut
DURRËS- Kapiteneria e Portit Durrës ka njoftuar ditën e sotme se është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës...
n.f
AKTUALITET
14 Mars12:19
Fertilizimet e para invitro në spitalet publike, arrihet përqindja e suksesit te 42% e pacienteve
TIRANË- Në 2024-n, nisi për herë të parë të ofrohet në sistemin shëndetësor publik shërbimi për fe...
r.ll
AKTUALITET
14 Mars12:00
Alarm ushqimor! Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë
foto ilustruese
TIRANË- Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serio...
r.ll
AKTUALITET
14 Mars11:23
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit/ E dashura e Safet Bajrit ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO, avokati: Ndodhet në spitalin e burgut
eria ago, safet bajri
TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë "arrest në burg" ...
r.ll
AKTUALITET
14 Mars11:13
Qëlloi për vdekje me thikë Martin Canin, autori Mario Përlleshaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
perlleshaj, cani
TIRANË- Avokati i Mario Përlleshajt, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka bërë rekurs n&...