AKTUALITET

FOTO/ Hapet dosja “Çamëria” e ish-sigurimit të shtetit për periudhën 1945-1991, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Autoriteti i Dosjeve firmosin marrëveshjen

n.f Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 10:37
FOTO/ Hapet dosja “Çamëria” e ish-sigurimit të
Takimi


TIRANË- Shoqata Patriotike "Çamëria" dhe Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit firmosën marrëveshjen për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit të shtetit për të gjithë shqiptarët e Çamërisë të skeduar gjatë diktaturës. Këto dosje përfshijnë të gjithë periudhën komuniste nga viti 1945 deri në vitin 1991, duke vënë në dispozicion tre fonde në total prej 105 dosjesh, që përmbajnë rreth 200.000 fletë arkivore.


Këto dokumente arkivore fillojnë nga dega e punëve të brendshme Sarandë, Berat, Lushnje, Elbasan, Tiranë, Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Këto dokumente përfshijnë të arratisur, të pushkatuar, të masakruar, dokumente për survejimin, përndjekjen dhe deri tek dënimet e rënda me burg dhe internimet e të gjithë komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi se kjo është një ngajrje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Çamërisë sepse zbardhen të vërtetat e periudhës më të errët që komuniteti përjetoi nga viti 1945 e deri në vitin 1991.


“Akti i hapjes së dosjeve të Çamërisë, pas miratimit të rezolutës dhe ngritjes së Varrezave Monumentale të Kllogjerit është një hap i rëndësishëm transparence të munguar. Për institucionet relevante të shtetit shqiptar është shumë e rëndësishme që përfshirja të mos mbetet vetëm tek Autoriteti I Dosjeve, por të gjithë institucionet duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek ministria e Arsimit me librat e historisë, duhet të zbardhin të vërtetat mbi Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.

E kam thënë shumë herë se Enver Hoxha i vrau për herë të dytë shqiptarët e Çamërisë. Nuk mjaftoi atë që Napolon Zerva bëri me një krahinë të tërë, një gjenocid I pastër dhe spasrtim etnik, por duhej që edhe në tokën amë, në Shqipëri ne të përndiqeshim përsëri.

Dosjet që do të duhet të studiojmë dhe që falenderojmë Autoritetin për këtë bashkëpunim përfshijnë emrat e familjeve të mëdha të Çamërisë dhe zbardhin të vërtetën e madhe dhe betejat e tyre të paepura si gjatë kohës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe stigmatizimin me të cilin ushtria propagandistike e Enver Hoxhës përndoqi për së dyti të gjithë shqiptarët e Çamërisë,” tha ai.


Ndërsa kryetarja e Aurotitetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula tha se këto dokumente ofrojnë prova të reja dhe të paanshme historike mbi ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar në qartësimin e fakteve dhe ngjarjeve. Sipas sak ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe zgjidhjes së drejtë të Çështjes Çame duke ndihmuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, diskursin publik, por edhe përpjekjet diplomatike.

“Së pari këto dokumente ofrojnë prova të reja dhe të paanshme historike mbi ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar në qartësimin e fakteve dhe ngjarjeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe zgjidhjes së drejtë të Çështjes Çame duke ndihmuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, diskursin publik, por edhe përpjekjet diplomatike. Së dyti, hapja e këtyre dosjeve për shqiptarët e Çamërisë nuk është vetëm emocionale, por edhe identitare”.


Ndërsa kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj tha se kjo marrëveshje na vjen në ndihmë të njohjes së dosjeve të personaliteteve të spikatura të komunitetit tonë çam, për të zbardhur veprimtarinë krimainale të ish sigurimit të shtetit dhe krejt makinerisë që u vu në dispozicion për të na përndjekur për herë të dytë. Ndaj i ftoj të gjitha institucionet që të bëhen pjesë e zbardhjes së historisë së Çamërisë për t’i dhënë zgjidhje Çështjes Çame.


Në fjalën e saj sekretarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda theksoi se hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit është një nga betejat tona më të rëndësishme sepse ne nuk zbardhim të kaluarën, por ne u tregojmë shqiptarëve historinë, si për sa përket kontributit të çmuar të shqiptarëve të Çamërisë në LANÇ, por edhe thyerjes përfundimisht të stigmatizimit. Kjo është beteja jonë. Dhe jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë, për për të gjithë shqiptarët,” tha Sula.

Në këtë aktivitet pati diskutime të shumta mbi këtë ngjarje të rëndësishme që çon drejt zbardhjes së periudhës së errët që komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë përjetoi gjatë regjimit diktatorial. Gjithashtu kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm që çon drejt zgjidhjes së Çështjes Çame dhe vendos edhe ura të reja komunikimi diplomatik midis Shqipërisë dhe Greqisë.

shoqata patriotike “Çamëria autoriteti i dosjeve marreveshje

Artikuj te sugjeruar

n.f AKTUALITET 1 Qershor07:34

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

n.f AKTUALITET 1 Qershor07:33

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë