Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion antidroge në Tiranë dhe Fushë Kurjë ndërsa në pranga kanë rënë 10 persona. Mes të arrestiar shtatë janë shqiptarë ndërsa ata janë pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Droga më pas vinte e përpunohej në Shqipëri dhe tregohej në vendet e Bashkimit Europian.
Njëri prej të arrestuarve është edhe 43-vjeçari, Baki Huqi. Ai rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën. Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë. Ndërkohë, në vitin 2013, Huqi, bashkë me dy persona të tjerë, vranë në fshatin Radë të Durrësit, Festim Lemjas në një lokal me muzikë, në sherrin e nisur për një balerinë të lokalit. 57-vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ishte dënuar edhe para vitit 2013.
SPAK ka bërë me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Në njoftim thuhet se janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.
SPAK shton se provat e sekuestruara përfshijnë: material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Prokuroria e Posaçme theksoi se nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.
Banori DURRËS- Pas mbërritjes së mbetjeve toksike në Portin e Durrësit pasi u refuzuan nga autoritetet Tajlandeze, këto ...
Diber DIBËR- Si një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollës në vendin tonë, Dibra po vijon të përball...
Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme te Kod...
Foto ilustruese PORTUGALI- Një 54-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë. Mësohet se plagosja ka ndodhur gjatë nj&e...
zjarr VLORË- Një zjarr ka rënë në mbetjet urbane të qytetit të Vlorës. Mësohet se një tym i madh i z...
operacioni antidroge TIRANË- 10 persona u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë me urdhër të SPAK. Burime pr...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një deklaratë zyrtare duke dhënë detaje për operacionin antidrogë ku zb...
SHKODRA- At Luigj Palaj, Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkod&eum...
GRAMSH- 58-vjeçari Luan Taragjini është arrestuar në Gramsh pasi rezulton i dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasje...
NIKËL- Vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, Flamur Rrajën, mësohet se është vënë në pranga. Ai ishte ...