AKTUALITET

FOTO/ Qytetari me aftësi të kufizuara parkon ku i lejohet, por policia e Tiranës e gjobit!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 23:05

FOTO/ Qytetari me aftësi të kufizuara parkon ku i lejohet, por policia

Në Shqipëri, duket se çdo ditë bëhet më e vështirë të kuptosh logjikën e disa veprimeve të institucioneve, sidomos kur bëhet fjalë për Policinë Rrugore. Ajo që duhet të garantojë rend e drejtësi në trafik, shpesh duket më e zellshme për të mbushur arkat me gjoba, sesa për të zbatuar ligjin me kujdes e njerëzi.

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar një gjobë absurde që i është vendosur, ndonëse ai kishte parkuar automjetin pikërisht në një hapësirë të dedikuar për persona me aftësi të kufizuara, dhe kishte kartën përkatëse të ekspozuar qartë në xhamin e përparmë të makinës.

Sipas gjobës së lëshuar më 18 tetor, ora 22:42, në rrugën “Haxhi Deliu”, qytetari është ndëshkuar me 2 mijë lekë për “pushim mjeti në rrugë kalimi mjetesh”. Mirëpo, siç tregojnë fotot e siguruara nga qytetari, tabela në vendin e parkimit e tregon qartë se hapësira është e rezervuar për persona me aftësi të kufizuara. Pra, në këtë rast, shoferi kishte të drejtë të parkohej aty.

Ironikisht, ndonëse shteti vetë ka caktuar këtë hapësirë si vend parkimi për persona me aftësi të kufizuara, një punonjës policie ka vendosur ta gjobisë pikërisht për këtë arsye. Ndoshta nuk e ka parë simbolin e qartë të invaliditetit, ose ndoshta është ndjerë në detyrim “të tregohet i zellshëm në orarin e punës” me çdo kusht.

“Me vend parkimi për invalidë, vendosin dhe gjoba absurde! Kulmi, shteti jep vend parkimi për invalidë, policia vendos gjobë!”, – është shprehur me indinjatë qytetari për JOQ.

Nëse policët nuk arrijnë të lexojnë tabelat e qarta të trafikut, ndoshta është koha që disa prej tyre të rikthehen për një “kurs rifreskues” në autoshkollë,i që të mësojnë sërish se ligji nuk është për t’u interpretuar sipas humorit të natës, por për t’u zbatuar me arsyetim dhe dinjitet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë