Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
AKTUALITET
FOTOGALERIA/ Pankartat ‘pikante’ dominojnë protestën kundër qeverisë: Edi Rama ka skadu
PiranjatPërditësimi i fundit 20 Qershor 2026, 22:32
TIRANË- Protesta e 21-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës.
Në këtë ditë, janë të shumtë ata që kanë ardhur edhe nga diaspora, në mbështetje të revoltës masive të shqiptarëve që jetojnë në vend. Gjatë fjalimeve, qytetarët nga podiumi i kanë kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen deri ditën e nesërme.
Edhe në këtë ditë të 21-të të revoltës masive kundër qeverisë Edi Rama, qytetarët kanë shprehur mesazhet e ttyre përmes pankartave.
“Rama ik, Berisha ik”, “Janë çu në kam rinia e dheut me i dal Zot vatamit”, ‘Kufijtë na ndanë, Shqipëria na bashkon”, “Tirona matrapol, Tirona do shpërthejë, do ta lidh gamorin te sheshi Skënderbej”, ishin disa nga pankartat që ata mbanin në duar.