AKTUALITET

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin", besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin! Falin Namazin në sheshet dhe xhamitë e vendit

r.ll Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 09:33
FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja e namazit

TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të Namazit.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne tirane

Në Lushnjë, qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin qendror të qytetit. Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë Alban Puka. Pas faljes, Myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit si dhe uroi besimtarët për begati paqe e lumturi në familjet e tyre.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne lushnje

Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm Namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri-tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne fier

Në Vlorë, njerëzit e kanë kryer faljen e Namazit në Pallatin e Sportit për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit.  Ceremonia nisi me leximin e Kuranit, duke sjellë qetësi dhe reflektim te të pranishmit. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, falenderoi në fjalimin e tij komunitetin për përkushtimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne vlore

Mijëra besimtarë msylimanë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit. Ceremoninë e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka. Ai tha gjatë fjalës së tij se kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne elbasan

Në Shkodër, falja e Namazit u organizua në xhamitë e qytetit. Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë. Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet. Myftiu kishte një mesazh edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.

Beesimtarët myslimanë në Lezhë u mblodhën mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhës Sadetin Kotorri.  Myftiu i Lezhës përcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtë i ramazanit dhe Fiter Bajrami.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne lezhe

Ndërkohë, edhe besimtarët në Kukës falën Fiter Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Besimtarët përcollën urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, ndërsa myftiu i Kukësit Emirjon Vathaj përcolli mesazhe paqeje e solidariteti.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne kukes

Në qytetin e Bulqizës qindra besimtarë myslimanë mëngjesin e sotëm kanë kryer gjithashtu ritin e faljes së Fiter Bajramit. Ceremonia u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazimiri. Në fjalën e tij Strazimiri u shpreh se “sot është dita në të cilën festojmë, dhe se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”.

Kremtimi i Fiter Bajramit në Berat nisi në orën 06:10, me faljen e namazit nga mijëra besimtarë të cilët u bashkuan në pedonalen kryesore të qytetit për të kryer ritet e faljes, duke u lutur për më shumë paqe, mbarësi dhe begati për veten, familjet e tyre dhe për gjithë botën. Ritet e faljes u udhëhoqën nga myftiu i qytetit të Beratit, Bilbil Talla, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe sakrificës që besimtarët bënë gjatë muajit të Ramazanit.

Gjithashtu edhe në Korçë qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Ceremonia nisi rreth orës 07:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljas Bej Mirahori dhe drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne korce

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. 

fiter bajrami

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë