AKTUALITET

Furnizimi me ujë i Tiranës për 25 vitet e ardhshme, 3 mln euro për projektimin e rrjetit të ri

M.B. Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 14:33
Furnizimi me ujë i Tiranës për 25 vitet e ardhshme, 3 mln euro
Foto ilustruese

TIRANA- Arritja e objektivit të furnizimit me ujë 24 orë për Tiranën kërkon përmirësim të thelluar në infrastrukturë për t’iu përgjigjur zhvillimeve demografike që ka marrë dhe vijon të marrë kryeqyteti. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë së fundmi po kërkon një kompani që do të hartojë “Studim Projektim në rrjetin hidrik të Qytetit të Tiranës në Njësitë 1,2,3,4,5 dhe Drejtorit Rajonale” dhe që do të ketë në thelb kryeqytetin e 25 viteve të ardhshme, sipas një masterplani të hartuar më herët.

Referuar dokumenteve që shoqërojnë procedurën që ka një fond limit 310 milionë lekë, apo rreth 3 milionë euro, nënvizohet se bazë për projektimin do të jetë studimi afatmesëm i Zhvillimit Teknik dhe Strategjik i Materplanit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë UKT sh.a.

“Baza e strukturës së shërbimit të paraqitur dhe rekomanduar më poshtë është një rrjet i qytetit me presion të lartë, duke përfshirë një tubacion të ri me diametër të madh me gjatësi 41 km dhe tubacioneve ekzistuese të rinovuara me gjatësi 10 km”, thuhet në dokumentin e UKT.

I njëjti përmbledh se si pjesë e strategjisë 25 vjeçare kompania planifikon të zgjerojë kapacitetin e saj të prodhimit në mënyrë që më në fund të heqë dorë nga ato të puseve të saj që konsiderohen të rrezikshme.

“Sipas llogaritjeve tona, megjithatë, investimet e planifikuara mezi sigurojnë ujë të mjaftueshëm për operimin 24 orësh me puset në fjalë të mbajtur në veprim. Rezervat e kapaciteteve duhet të vendosen në një mënyrë që edhe në një periudhë verore me konsum të lartë duhet të mbetet një rezervë prej 15-20%. Nëse ky vëllim rezervë është zvogëluar, kapaciteti rezervë që duhet ndërtuar duhet të jetë në gjendje të mbuloje kërkesën për ujë në orët e pikut”, thuhet në dokument.

Për të dalë në konstatime mbi modelet dhe investimet më të përshtatshme për kryeqytetin UKT nënvizon se janë kryer edhe simulime.

“Pas simulimit të modeleve 72 orëshe ne sugjerojmë që të ndërtohen 2 rezervuarë me kapacitet prej 15 000 m3 dhe një rezervuar me kapacitet 2 000 m3. Kërkesa për këta rezervuarë nuk do të shfaqet menjëherë, megjithatë, me futjen e furnizimit me ujë 24 orësh dhe me eliminimin e rezervuarëve ekzistues me një kapacitet total prej përafërsisht 90 000 m3 në terma afatgjatë, bën që ndërtimi i tyre do të bëhet i pashmangshëm.

Njëkohësisht me ndërtimin e rrjetit të transmisionit janë 2 rezervuarë me kapacitet prej 7 500 m3 secili i sugjeruar në zonën e Partitar-it që së pari do të jete e nevojshme për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit. Statusi aktual i modelit sugjeron që kapaciteti 400 m3 i rezervuarit të Brigadës është i pamjaftueshëm dhe do të duhet të zgjatet me të paktën 600 m3 shtesë në të ardhmen”, thuhet në dokument.

Gjetja e një zgjidhje të përshtatshme për furnizim me ujë pa ndërprerje parashikon që të eliminojë në këtë formë vendosjen e depozitave që janë një masë që përdoret nga qytetarët për të siguruar ujë në çdo kohë.

“Shumica e qytetit aktualisht kanë furnizim me ujë me ndërprerje. Konsumatorët kompensojnë këtë orar operacional duke instaluar depozitat e tyre dhe pompat me shpejtësi të ndryshueshme në sistemin e tyre të brendshëm. Meqenëse nuk garantohet që tubat të jenë nën presion gjatë gjithë kohës, rreziku i përkeqësimit të cilësisë së ujit dhe rreziku i kontaminimit është shumë i lartë”, pranon UKT./ Monitor

tirana

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë