AKTUALITET

Fusha e mbetjeve digjet për të katërtin vit radhazi, BIRN: Tymi i plehrave mbulon Vlorën në mes të sezonit turistik

r.ll Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 19:02
Fusha e mbetjeve digjet për të katërtin vit radhazi, BIRN: Tymi i
tymi ne vlore

VLORË- Të enjten e 25 korrikut, flakët e zjarrit përfshinë fushën e mbetjeve në Vlorë dhe shpërndanë shtëllunga të mëdha tymi mbi të gjithë qytetin në kulmin e sezonit turistik, duke alarmuar banorët dhe turistët.

Ky është i katërti vit radhazi që zjarri shpërthen në përmasa të tilla duke nxjerrë zbuluar paaftësinë e autoriteteve lokale dhe qendrorë për t'i dhënë zgjidhje problemit.

E ndërsa tymi ka mbuluar rrugët, banorët e zonës afër venddepozitimit ankohen për vështirësi në frymëmarrje dhe për një situatë të pashpresë.

“Mezi mbushemi me frymë. Si ne, si pleqtë edhe fëmijët, se unë kam një djalë të vogël, u helmuam”, thotë një i ri që jeton 50 metra nga venddepozitimi i mbetjeve të qytetit të Vlorës. Ai thotë se për ata që jetojnë në afërsi të zonës, situata është e përsëritur, pasi zjarre më të vogla janë të pranishme thuajse gjithë vitin.

Venddepozitimi i mbetjeve në Vlorë, i cilësuar i rrezikshëm nga autoritetet lokale prej vitesh, do duhej të ishte mbyllur dhe Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjen në landfillin e ri të Sherishtës që në qershor 2021. Por afati i hapjes së këtij të fundit është shtyrë vit pas viti dhe punimet aty janë bllokuar.

Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së aferës së inceneratorëve në Shqipëri. Ndërtimi i tij është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfË, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

Në qershor 2020, Integrated Technology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane Bulfaro Spa, u shpallën fituese të një tenderi prej 9.8 milionë eurosh për ndërtimin e landfillit me një kapacitet prej 350 mijë ton mbetje. Por prej 14 dhjetorit 2021, kompania Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Aksioneri i saj i vetëm, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit dhe është dënuar dy herë nga gjykata për akuzuat për pastrim parash dhe korrupsion në aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ndërsa pret t'i nënshtrohet gjykimit edhe për aferën e kryeqytetit. Ky fakt ka paralizuar punën edhe në Sherishtë, duke e lënë Vlorën prej vitesh në mëshirë të gazrave helmues që dalin prej djegies së fushës së mbetjeve.

“Jemi para një fakti të një krimi mjedisor, për faktin se gjithë qytetarët vlonjat përfshi edhe turistët i kanë më shumë se 24 orë që ndodhen të ekspozuar ndaj këtij ndotësi të fuqishëm negativ për shëndetin e njerëzve,” thotë Niko Dumani, një aktivist i mjedisit.

Dumani thotë se zjarri në landfill është i pranishëm për një kohë të gjatë, por ai shpërtheu në flakë e tym që mbuluan qytetin, për shkak të erës së fortë në dy ditët e fundit. Eksperi i mjedisit thotë se autoritetet prej vitesh e neglizhojnë situatën, duke mos i dhënë zgjidhje.

Për të gjendja është alarmante. “Përmbajnë shumë gaze të dëmshme për shëndetin e njeriut, biles djegia e plastikës shoqërohet edhe me gaze kancerogjenë, por ajo që është kryesorja është se dendësia e tymit ishte aq e madhe sa mbuloi gjithë qytetin e Vlorës,” shtoi ai.

Banorë të zonës në afërsi të venddepozitimit të mbetjeve e kanë humbur shpresën se situata do të zgjidhet, ndërsa vijojnë të përditshmen e tyre mes tymit mbytës ata fajësojnë qeverinë për gjendjen.

“Kujt t'i bëj thirrje, kur vete fjala në vesh të shurdhër. Ata e bëjnë vetë. Vetë shteti i bën këto. Vit për vit këtë muhabet kemi ne këtu”, thotë një 50-vjeçar.

Ndërkohë zjarri vijoi edhe të premten. Rastet të ngjashme kanë treguar se zjarrfikësit e kanë të pamundur të shuajnë plotësisht flakët në landfille për shkak të djegies në thellësi dhe gazrave që lëshohen nga mbetjet.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi menaxhimin e situatës deri në publikimin e këtij shkrimi./Reporter.al

zjarr ne fushen e mbetjeve ne vlore birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë