BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që tashmë ka numëruar 5217 kuti, nga 5,225 në total.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste ka humbur rreth 34 mijë votues, me një rënie prej 4.5%. Kjo Parti fitoi zgjedhjet duke marrë 52.14% të votave të brendshme dhe 61.15% të emigrantëve, që votuan për herë të parë këtë vit, me një total prej 53.26%, që i dhanë asaj 83 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka marrë 480,225 vota në zgjedhjet e 2025-s, duke humbur gati 140 mijë votues, me një rënie prej 22.5%.
PD mori 34.27% të votave të brendshme dhe 23.54% të emigrantëve, me një mesatare prej 32.93%, që i prodhuan 50 mandate.
Nëse krahasimi bëhet duke mbledhur votat e PD dhe LSI në 2021-n, (PD ishte në koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI garoi më vete në atë kohë), ato morën në 2021 rreth 729 mijë vota (107 mijë vota i mori LSI).
Duke pasur parasysh që Partia e Lirisë (ish LSI) ishte brenda koalicionit në 2025-s, këto dy parti së bashku kanë humbur 247 mijë votues, me një rënie prej gati 40% në krahasim me zgjedhjet e 2021-t.
Elbasani dhe Fieri, qarqet ku PD u tkurr më shumë
Partia Demokratike (pa përfshirë LSI) ka humbur votues në të gjitha qarqet. Më e thellë rënia ka qenë në qarkun e Fierit, me 25 mijë votues më pak, me një tkurrje prej 40%.
Qarku i dytë me humbjen më të fortë është Elbasani, me 18 mijë votues më pak, me një reduktim prej 32.6%. Më pas vijon Korça, ku numri i votuesve është ulur me 27% (-17 mijë votues). Në të gjitha qarqet, PD ka shënuar rënie dy shifrore. Më e ulët tkurrja është në Tiranë me 17% më pak (-31 mijë votues).
Duke mbledhur dhe votat e LSI-së, rënia më e fortë në përqindje vijon të mbetet Fieri (-48%), e ndjekur nga Gjirokastra (-41%), Elbasani (-39%), Korça (38%). Tkurrja më e vogël është në Kukës (-21%), ku LSI pothuajse nuk kishe elektorat në 2021-n.
Partia Socialiste ka arritur që të rrisë votuesit në katër qarqe, Shkodër (+15%), ose 4.5 mijë votues më shumë; Dibër me 11.8% (+3.4 mijë votues); Fier me 5.9%, ose 5.4 mijë votues shtesë, dhe Lezha me një rritje minimale prej 1.1% të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2021.
Humbjen më të madhe të votuesve PS e kishte në Kukës me 20% më pak (-2.9 mijë votues); Berat, me rënie 13% (-5.5 mijë votues) dhe Vlorë (-9.8%, ose 5.8 mijë më pak). PS kishte gati 19 mijë votues më pak dhe në Tiranë, me një rënie prej 8.3%./MONITOR
foto ilustruese DURRËS- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. Ermir Dedja,...
foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e natës në qytetin e Durrës. ...
FUSHË-KRUJË- 57-vjeçari Qani Muça, një i paraburgosur i ka dhënë fund jetës në burgun e Fushë-...
BRITANI- Azilkërkuesit shqiptar Esmir Demaj i cili kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi retendonte se ishte homoseksual, i ...
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në vendin e punës në komunën Vernio pranë Pratos në Itali. Mësohet se nj&e...
FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” nga ku mësoh...
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrtar të këmb...
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në deklaratën e sotme për mediat u pyet se çfarë ndodh nëse kand...
pamje nga korca TIRANË- Prifti i cili u aksidentua paraditen e sotme në Korçë është nisur drejt Tiranës për ...
ilirjan celibashi TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga ...