AKTUALITET

Gazeta e madhe amerikane: Gjyqtari shqiptar vritet me armë në sallën e gjyqit mes zemërimit në rritje për reformat në sistemin e drejtësisë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 10:26
Gazeta e madhe amerikane: Gjyqtari shqiptar vritet me armë në

Gazeta e madhe amerikane ‘The New York Post’ publikoi një shkrim ku theksohet se në Shqipëri ka shpërthyer zemërimi kundër reformës në drejtësi pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit. Gazeta e njohur publikoi në fakt një lajm të përgatitur nga televizioni më i madh në SHBA, Fox News. Më poshtë është teksti i publikuar nga ‘The New York Post’

Nga Beth Bailey

Më 6 tetor 2025, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Shqipërisë, Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit në Tiranë, ku po shqyrtonte një çështje pronësie, sipas Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve. Kalaja humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Autori i dyshuar, 30 vjeç, është arrestuar.

Vrasja e Kalasë u kthye menjëherë në një pikë ndezjeje për pakënaqësinë mbarëkombëtare ndaj sistemit gjyqësor shqiptar.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe në OKB, Agim Nesho, i tha “Fox News Digital” se reformat e zbatuara gati një dekadë më parë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, që kishin për qëllim forcimin e shtetit të së drejtës, “janë shndërruar në një instrument politik që minon institucionet demokratike dhe përqendron pushtetin në duart e ekzekutivit.”

“Si pasojë,” shtoi Nesho, “besimi i publikut në sistemin e drejtësisë është gërryer rëndë, ndërsa mosfunksionimi institucional ka arritur nivele të tilla që segmente të caktuara të shoqërisë ndihen të shtyrë të marrin drejtësinë në duart e tyre — një shenjë e rrezikshme e regresit demokratik.”

Kreu i opozitës dhe Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi për “Fox News Digital” vrasjen e Kalajas si “një veprim i tmerrshëm dhe një kambanë alarmi që nuk duhet injoruar.”

Berisha shtoi se “mbështetja e dukshme që ka marrë ky veprim”, përfshirë krijimin e një faqeje GoFundMe (tani joaktive) për të mbështetur të drejtat ligjore të autorit, tregon një “protestë ndaj një drejtësie jofunksionale, ndaj një sistemi gjyqësor të korruptuar dhe të politizuar.”

Berisha theksoi se reforma në drejtësi “e la vendin për më shumë se pesë vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë”, duke krijuar “një stok tronditës prej rreth 200 mijë çështjesh.” Ai shtoi se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve u shndërrua “në një gjueti shtrigash ndaj atyre që perceptoheshin si të pavarur ose me prirje të djathta.”

Kjo solli “armatosjen e drejtësisë kundër opozitës” tha Berisha.

Një raport amerikan i vitit 2020 mbi ndihmën e SHBA-së për Shqipërinë përshkruan përpjekjet amerikane dhe të BE-së për të “rikthyer integritetin e sistemit të drejtësisë shqiptare.”

Sipas raportit, USAID ndihmoi Gjykatën e Lartë të krijonte një procedurë për menaxhimin e 72% të 35 mijë çështjeve të prapambetura.

Raporti shton gjithashtu se nga 286 gjyqtarë e prokurorë që iu nënshtruan procesit të rivlerësimit, 125 u shkarkuan për “pasuri të pajustifikuara, lidhje me krimin e organizuar ose paaftësi”, ndërsa 50 të tjerë dhanë dorëheqjen për të shmangur procesin.

Berisha thotë se pas reformës, zgjidhja e një çështjeje ligjore mund të zgjasë nga 15 deri në 20 vjet. “Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar,” tha ai.

Avokati Besnik Muçi, ish-prokuror dhe ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i tha “Fox News Digital” se reforma synonte “të vendoste një sistem drejtësie të besueshëm, të drejtë, të pavarur, profesional dhe efikas, që u shërben qytetarëve në mënyrë të përgjegjshme e transparente.” Por, sipas tij, “sistemi i drejtësisë shqiptare ka dështuar pothuajse në të gjitha këto parametra.”

Muçi tha se gjykatat kanë një stok prej rreth 150 mijë çështjesh dhe se mbyllja e pesë gjykatave të Apelit dhe disa gjykatave të Shkallës së Parë “ka bllokuar pothuajse plotësisht aksesin e qytetarëve në drejtësi.” Ai shtoi gjithashtu se shumica e godinave gjyqësore “nuk plotësojnë kushtet dhe standardet e sigurisë së nevojshme.”

“Qytetarët nuk besojnë më te drejtësia,” u shpreh Muçi. Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Dhomat e Avokatisë së Korçës dhe Kombëtare bojkotuan seancat gjyqësore më 9 dhe 10 tetor. Drejtori i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Nevzat Tarelli, i tha televizionit CNA se kjo ngjarje “vuri në pah nevojën për më shumë siguri dhe besim ndaj trupës gjyqësore.”

Ai shtoi se “njerëzit që presin drejtësi në kohë, nëse nuk e marrin, humbin përfundimisht besimin tek drejtësia.”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, nuk iu përgjigj pyetjeve të “Fox News Digital” lidhur me pakënaqësinë kombëtare ndaj sistemit gjyqësor apo përmasat e stokut të çështjeve në gjykata.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me suksesin e përpjekjeve për reformën në drejtësi të mbështetura nga SHBA në Shqipëri, apo për çështjet që ka nxjerrë në pah vrasja e gjyqtarit Kalaja.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe dënojmë me forcë çdo akt dhune ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve,” tha zëdhënësi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë