AKTUALITET

Gazetari italian zbulon detaje të reja: DIA ka dokumentuar praninë e Artur Shehut dhe qeverisë Rama në Aruba

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 17:41
Gazetari italian zbulon detaje të reja: DIA ka dokumentuar praninë e

Dy emra konkretë, emri  kryeministrit Edi Rama dhe pretendimet për lidhje të qeverisë shqiptare me krimin e organizuar shqiptar, këto janë elementet kryesore të letrës anonime që ka mbërritur në Drejtoria Antimafia e Romësdhe që sot është në fokus të autoriteteve italiane.

Autori i letrës, i cili vetëidentifikohet si ish-prokuror i Vlorës, përshkruan skenarin e takimit të  në Aruba, janar 2019, ku sipas tij kanë marrë pjesë Artur Shehu, figura të tjera të larta të botës kriminale shqiptare, si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë Kryeministrin Edi Rama.

Sipas letrës, karteli kërkoi mundësi për investime miliardëshe në Shqipëri për të pastruar paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pretendon se kërkesat u pranuan.

Letra përfshin po ashtu dy emra konkretë si të dyshuar për atentatin kundër gazetarit italian Sigfrido Ranucci, duke pretenduar se sulmi ndodhi vetëm një javë pasi u publikua libri investigativ i gazetarit italian Nello Trocchia, “Të Pamposhturit”, ku ekspozohet për hera të parë ky takim dhe roli i Artur Shehut si një figurë kryesore e krimit shqiptar me ndikim ndërkombëtar.

Pretendimet e letrës janë ende nën verifikim, ndërsa autoritetet italiane dhe shqiptare po bashkëpunojnë për të verifikuar informacionin dhe identitetin e autorit anonim.

Në këtë fokus është zhvilluar kjo intervistë e re me gazetarin investigativ italian Nello Trocchia, për të sqaruar zhvillimet e fundit dhe për të kuptuar ku ndodhen hetimet, presioni dhe dinamika kriminale në këtë çështje.

Intervista e Alba Kepi me gazetarin investigativ Nello Trocchia

Alba Kepi: Pas intervistës së fundit, kanë ndodhur disa zhvillime: atentati ndaj Sigfrido Ranuccit dhe një letër anonime që ka mbërritur në drejtimin e DIA-s së Romës, ku përmendet libri juaj “Invincibili, mafia albanese” dhe një figurë kyçe e kriminalitetit shqiptar, si Artur Shehu. Përmendet gjithashtu takimi në Aruba ku dyshohet se kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qeverisë Rama.

Cfarë mund të themi sot për këtë letër dhe për të gjitha ngjarjet deri tani? Publiku shqiptar është shumë i interesuar.

Nello Trocchia: Faleminderit për vëmendjen. Pika e parë është kjo: gjithçka që unë shkruaj në libër është ajo që ka evidentuar Direzione Investigativa Antimafia.

Në vitin 2019, në Aruba, është dokumentuar një takim mes një karteli kriminal, me praninë e Artur Shehut, dhe disa përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama.

Këtë e kam botuar në libër dhe është provë e DIA-s, policia italiane më e specializuar kundër krimit të organizuar. Unë i kam kërkuar Edi Ramës të japë shpjegime: kush ishte në atë takim, çfarë dinte ai, çfarë lidhje kishte apo jo me Artur Shehun.

Nuk kam marrë përgjigje. Jam gati t’i dëgjoj sa herë të ketë sqarime.

Më pas ndodhi atentati i rëndë ndaj Ranuccit. Pas disa ditësh mbërriti një letër anonime, e publikuar nga gazeta Domani, e dërguar edhe në Prokurorinë Antimafia të Romës dhe DIA. Aty thuhet se libri im ka nxitur dinamika kriminale sepse kam zbuluar takimin Rama–Shehu në Aruba.

Letra më shqetësoi. Nuk e di nëse pista shqiptare lidhet me atentatin. Në letër përmenden edhe dy emra si ekzekutorë të mundshëm. Forcat italiane po hetojnë të gjitha pistat. Mund të jetë një gjurmë reale ose një tentativë për devijim.

Mafia shqiptare dhe ajo italiane janë gjithnjë e më të lidhura. Marrëveshja e fundit Itali–Shqipëri e bën edhe më të domosdoshme transparencën.

-Në letër përmendet se ajo mund të jetë shkruar nga një ish-prokuror i Vlorës. Çfarë dimë?

Nello Trocchia: Autori thotë se ka qenë prokuror në Vlorë, ka hetuar çështje të rëndësishme dhe ka pasur probleme sigurie. Ai përmend dy emra si ekzekutorë të mundshëm, që sipas kolegut tim gazetar që publikoi letrën, janë të njohur për autoritetet shqiptare.

Hetimi është në fazë fillestare: verifikohen kamerat e sigurisë, mjetet e përdorura, materiali shpërthyes, ai që është përdorur për bombën artizanale, krahasimet me atentate të tjera të mafias romane. Ende nuk ka pistë kryesore.

-A ka nisur bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për këtë letër?

Nello Trocchia: Po, besoj se po. Është praktikë normale kur përmenden emra konkretë nga vende të ndryshme. Pika e parë që verifikohet është: këta persona janë  o ishin në burg apo të lirë kur ndodhi atentati?

Alba Kepi: Ju flisni shpesh për rolin e Artur Shehut në botën e krimit. Kush është ai sipas dokumenteve që keni parë?

Nello Trocchia: Artur Shehu është një figurë shumë e rëndësishme. Nuk ka dënime të mëdha të formës së prerë, jeton në Miami, e kam kontaktuar zyrtarisht për intervistë, por nuk kam marrë përgjigje.

Ai ka kaluar pa u prekur nga konfliktet e dhunshme të viteve ’90 në Shqipëri, ka pasur role pranë botës politike dhe më pas është ngritur në nivel që ka marrëdhënie me rrjete të trafikut ndërkombëtar. Në Vlorë ka pasur investime: resorti “Crystal”, prona, dhe sipas dokumenteve, ka bashkëpunëtorë në Shqipëri. Ka pasur lidhje edhe me figura të krimit italian, sipas hetimeve të mëparshme, megjithëse nuk është dënuar në atë çështje.

Këto tregojnë nivelin e tij të marrëdhënieve dhe ndikimit.

-Nëse Artur Shehu jeton në SHBA, kush mund të hetojë mbi të?

Nello Trocchia: Autoritetet italiane hetojnë për krime në territorin italian. Kur një person është jashtë vendit, si në SHBA, përfshihet bashkëpunimi ndërkombëtar. Nëse ka vepra penale në Shqipëri, është kompetencë e drejtësisë shqiptare. Por një figurë e këtij niveli kërkon bashkëpunim mes agjencive.

-Si funksionon nga pikëpamja juridike? Artur Shehu është një person që sipas dokumenteve ka akuza për trafik ndërkombëtar, pastrim parash, biznese të dyshimta. A mund ta hetojë DIA italiane apo duhet të nisë gjithçka nga Prokuroria Shqiptare?

Nello Trocchia: Sa i përket hetimit që ka pasur mbi njerëzit e Artur Shehut, ai hetim është kryer në Itali. Procedura më pas është mbyllur, sepse kur dyshohet për një vepër penale të kryer në territorin italian, mund të hetohesh edhe nëse jeton jashtë vendit.

Ajo ishte një hetim shumë i vështirë, sepse përfshinte persona që vepronin në nivel ndërkombëtar. Kjo do të thotë që ke nevojë për bashkëpunim me forca të tjera hetimore dhe duhet të ndjekësh pista të ndryshme njëkohësisht.

Në atë hetim kishte disa drejtime: një segment për trafik droge, lidhur me njerëz të lidhur me Shehun, një segment për pastrim dhe investim parash në Itali për llogari të Shehut, dhe pastaj çështje që lidhen me marrëdhëniet me administratën dhe politikën në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Për shembull, në dosje dilnin emra avokatësh, lidhje të biznesit dhe kontakte administrative. E gjitha kjo e bënte hetimin shumë kompleks dhe e zgjaste kohën. Dhe për shkak të afateve ligjore, ai proces përfundoi me arkivim.

Është e qartë që Shehu mund të hetohet për krime të kryera në Itali. Në atë rast ishin njerëzit e tij që po hetoheshin për investimin e parave të tij si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri në përgjimet e asaj çështjeje flitej për: parkimin që do ndërtohej në Vlorë, resortin e tij,

dhe madje flitej edhe për Kadastrën, ku duhej “bindur” disa punonjës që kundërshtonin procesin e legalizimit të tokave apo lejeve.

Nga përgjimet ishte e qartë që kishte përpjekje për t'i bërë këta punonjës të merrnin vendime “me të mirë ose me të keq”.

Hetimi ishte i nivelit shumë të lartë. Mbyllja e tij është fakt, por është edhe një humbje përkundrejt rëndësisë së çështjes. Duhej vazhduar, por ka kufij ligjorë të kohës dhe marrëveshje ndërkombëtare që ndikojnë në këto procese.

Hetimet mund të rihapen nëse ka elementë të rinj, të dhëna të reja, sinjale hetimore ose vepra të reja që lidhen me atë çështje.

Ajo që di është se kjo hetim kishte edhe pista hetimore në Belgjikë dhe në vende të tjera të Europës Qendrore, sepse këta individë lëviznin mes Shqipërisë, Miamit, vendeve të Europës, Holandës, Belgjikës dhe Italisë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë