AKTUALITET

Gazetari: Mos rënsh në dorë të zengjinit të ri! Dëgjojeni çfarë i bënë këtij punëtori nga Madagaskari

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 18:10

Gazetari: Mos rënsh në dorë të zengjinit të ri!

Gazetari Mentor Kikia ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një puntori të huaj, i cili kishte ardhur nga Madagaskari për të punuar në vendin tonë.

Kikia tregon se punëtori ka denoncuar se në vendin e punës është keqtrajtuar, duke mos ia plotësuar as nevojat jetike.

Reagimi i plotë: 

Mos rënsh në dorë të zengjinit të ri! (Ose në dorë të skllavit që bëhet pronar). Lexova historinë e një punëtori të huaj në Shqipëri. Kishte ardhur nga Madagaskari. I kishin thënë se do të punojë shofer kamioni. Por e kishin dërguar tek një kompani riciklimi mbetjesh në Shijak, të bënte diferencimin e mbetjeve.

“Më mbajten sendet personale, rrobat dhe pasaportën. Nuk ma jepnin, më kërcënonin se nëse tentoj të iki, apo të mos punoj, do më rikthejnë në vendin tim. Kur isha sëmurë nuk më linin të pushoja, por më jepnin një ilaç, duke punuar…Më trajtonin si të isha skllav.”

Gazetari i ri dhe i talentuar, Ersid Karaj, e ka ndihmuar dhe ka marrë sendet e tij dhe pasaportën, duke u laguar nga kompania. Ne shqiptarët, në fillimet e emigrimit masiv, jemi shfrytëzuar nga punëdhënës të huaj, grekë, italianë etj, si pakush tjetër në këtë kontinent. E dimë më mirë se kushdo çdo të thotë të punosh 13 orë për një copë bukë. Kjo përvojë, duhet të na mbushte me ndjesinë e respektit për emigrantin. Por ndodh, dhe ndodh rëndom, që ata që sot kanë nevojë për fuqi punëtorë dhe këtë fuqi e marrin nga vendet e largëta e të varfëra, sillen me ta me keq se ç’janë sjellë të tjerët me ne.

Agjenci që i mashtrojnë për profesionin, pagën dhe kushtet e punës. Kur vijnë këtu përballen me orare të zgjatur pune. Nuk njohin ditë pushimi. Kushte skandaloze jetese, ata që u marrin përsipër edhe akomodimin.

Zengjinëve të rinj shqiptarë duket se u ka buzëqeshur fati. Tashmë po bëhen edhe pronarë zezakësh(ndjesë për etiketimin). Dhe, po, kjo po ndodh, sepse shteti bën fare pak për të kontrolluar marrëdhëniet e punës mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Qeveria është e lumtuar që gjen njerëz në nevojë “prapa botës”, për të zëvendësuar krahun e punës që është larguar e po largohet.

Por këta njerëz duhet të kenë po ato të drejta që duhet të ketë çdo punëtor. Ata duhen mbrojtur nga sjelljet harbute të skllevërve të dikurshëm që tashmë janë bërë pronarë. Ky vend nuk është Amerika e shekullit të 17-18. Njerëz, mungesën e shtetit duhet ta zërë mirësia jonë. Denonconi publikisht nëse shikoni raste të këtij robërimi të të huajve në Shqipëri.

P.S: Ju lutem, ndaje këtë shkrim në formën e një apeli.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë