Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANA- Buxheti i shtetit ka humbur miliona euro përgjatë viteve 2022 dhe 2023 për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit nga ana e doganave shqiptare, mosreflektimit prej tyre të çmimeve të rritura në këtë periudhë për mallrat, regjistrim të gabuar të mallrave që përjashtohen nga TVSh e deri te mosverifikimi korrekt i çmimeve të produkteve gjatë zhdoganimit.
Një audit i pjesshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit përgjatë vitit 2022 gjen shkelje të rënda përgjatë në të gjitha pikat doganore, që nga Vlora, Fieri, Lezha e deri në Han të Hotit.
Skema është e njëjtë, doganierët kanë pranuar deklarata nga importuesit me çmime nën vlerën e tregut, kanë klasifikuar në mënyrë të gabuar mallra me tarifë zhdoganimi 6 deri në 15 për qind, duke i regjistruar në kategori me tarifë zhdoganimi 0 për qind.
KLSh vëren në audit se në këtë periudhë nuk janë marrë parasysh çmimet e rritura të shumë produkteve në tregjet ndërkombëtare, që u reflektuan në tregun vendas me një litër naftë që arriti gati në 300 lekë.
Sipas raportit, nga kontrolli i pjesshëm i praktikave të zhdoganimit për një numër të kufizuar mallrash, buxheti i shtetit ka humbur të paktën 1.5 milionë euro të ardhura përgjatë vitit 2022.
Të ardhurat e munguara janë nga mospërfitimi i tarifës së zhdoganimit që nga materialet e plastikës, te ato të hekurit e deri te produktet elektroshtëpiake.
Si shembull, KLSh vëren se përgjatë vitit 2022, në doganën e Lezhës është përjashtuar në mënyrë të gabuar importi i hekurit.
Baza ligjore që kanë përdorur doganierët është një vendim i Qeverisë që përjashtonte nga kjo taksë hekurin që përdorej për rindërtimin nga tërmeti.
VKM detyron importuesin që për të përfituar nga ky përjashtim të dorëzojë dokumentacione shtesë për porositësin dhe zonën ku do të përdorej për ndërtim hekuri i importuar.
Por, jo në të gjitha rastet doganat kanë kërkuar dokumentacion shtesë. Për mijëra tonë të këtij produkti, që dyshohet se janë përdorur për qëllime thellësisht tregtare madje edhe në zona të paprekura nga tërmeti dhe jo në kuadër të procesit të rindërtimit, importuesit kanë shmangur taksën mbi vlerën e shtuar.
Rasti tjetër i identifikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është në doganën e Fierit.
Sipas auditi, në këtë doganë në një rast importi lavatriçes doganierët kanë pranuar apriori çmimin e blerjes të deklaruar nga importuesit, që varionte nga 180 deri në 220 euro për njësi, ndërkohë që për të njëjtat produkte çmimet në tregjet ndërkombëtare ishin 50 deri në 100 për qind më shtrenjtë.
Drejtoria e Përgjithshme mbyll sytë para shkeljeve
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në përfundim të auditit të vitit 2022 lë disa rekomandime për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Në total janë 13 të tilla, për të cilat KLSh lë detyrë që të përmbushen brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2023.
Por çfarë ndodh?
Në shtator të 2023, KLSh vëren se nga 13 rekomandimet e lëna, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka zbatuar vetëm një, një tjetër ishte në atë kohë në process zbatimi, pjesërisht janë zbatuar katër të tjera dhe shtatë rekomandime nuk janë zbatuar fare.
KLSH ngarkon drejtpërdrejt me përgjegjësi Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli që të analizojë situatën lidhur me rekomandimet e pazbatuara dhe të zbatuara pjesërisht, për nxjerrjen e përgjegjësive lidhur me mos realizimin e tyre, si dhe të merren masat e nevojshme administrative dhe ligjore për zbatimin e plotë të rekomandimeve të lëna nga auditimi i mëparshëm i KLSH-së.
Altin Dumani shënjestron Gent Gazhelin dhe Ceno Klosin: Zero kallëzime në SPAK, ka korrupsion aty apo jo?!
Shkeljet, vetëm maja e ajsbergut!
Klasifikimi i gabuar i mallrave që importohen, keqinterpretimi i ligjit apo shmangia e detyrimeve doganore duke zbatuar ligje, vendime qeverie dhe rregullore që nuk përkojnë me rastet e evidentuara nga KLSH janë shkeljet më të vogla në dogana.
Burime të Voxnews.al, njohëse prej vitesh të sistemit pohojnë se në pjesën më të madhe të doganave të vendit ekziston një kulturë korrupsioni pandemike e nxitur ‘nga lart’.
Se sa lart nxitet korrupsioni në dogana, burimet tregohen të rezervuara, por rekomandimet e KLSh-së për drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe moszbatimi i tyre sugjerojnë se në mos është vetë ideatori dhe pjesa e sistemit korruptiv, Gent Gazheli është nxitësi i tij.
Pretendimet e burimeve të Voxnews.al konfirmohen edhe nga shifrat e të ardhurave të grumbulluara nga doganat ndër vite. Nëse merret parasysh rritja e çmimeve në dy vitet, 2022-2023 dhe krahasohet me të ardhurat e doganave, shifrat tregojnë një rritje jo proporcionale mes çmimeve dhe arkëtimeve të doganave, që janë më të ulta.
Si shembull, në vitin 2022, doganat arkëtuan 223.1 miliardë lekë, ku 11.5 miliardë lekë ishin vetëm nga rritja e çmimeve të arkëtuara përmes TVSh. Në vitin 2023, megjithëse çmimet ruajtën trendin rritës, doganat arkëtuan rreth 210 miliardë lekë, ose 13 miliardë lekë më pak se viti 2022./ VoxNews
TIRANË- Është vënë në pranga punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala. Mësohet se ky i fundit ...
MAL I ZI- Policia e Malit të Zi, në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë finalizuar operacionin antidrogë. Gjithashtu n...
SPANJË- Garda Civile Spanjolle ka arrestuar dy persona për kryerjen e rreth 50 grabitjeve në ishujt Ibiza dhe Mallorca në dy vitet e fundi...
SHKOSËR- Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë. Në një konf...
POGRADEC- Është zbardhur dëshmia e babait që qëlloi të birin me çifte në Pogradec. 83-vjeçari ësht...
DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës për Dhunë. Mësohet se 61-vjeçari me iniciale Ll.Ll ka ka ushtruar ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuza për një shqiptare dhe 3 të huaj, t&eu...
TIRANË- Katër persona janë arrstuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 22-vjeçar ka kr...
DIBËR- Një 53-vjeçar është proceduar ditnën e sotme në Dibër. Bëhet me dije se 53-vjeçarit me iniciale X...
Foto ilustruese TIRANA- Apeli i GJKKO ka rikthyer në burg biznesmenin Ervis Lami, ortakun e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi. Lami, admi...