INVESTIGIME

Gjimnazi i Kadaresë në pazar- 730 milionë lekë tender si u përzgjodh kompania pa licencë nga Golemi

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 11:47

Gjimnazi i Kadaresë në pazar- 730 milionë lekë tender si u

Pazaret me tenderat për shkollën simbol të Gjirokastër. Kompania u shpall fituese me fondin limit edhe pse nuk plotëson asnjë kriter

Në vitin 2019, Kryeministri Edi Rama njoftonte publikun se, pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që “nuk njihej më”, gjimnazi “Asim Zeneli” ishte “rilindur” dhe do të priste nxënësit në kushte optimale, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Gjirokastër. Një histori suksesi, sipas qeverisë. Por historia e këtij gjimnazi është shumë më e thellë se një status në Facebook.

Gjimnazi “Asim Zeneli” u hap më 23 nëntor 1923, fillimisht si lice, për t’u shndërruar më pas në një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të jugut të vendit. Në bankat e kësaj shkolle kanë studiuar figura të shquara të kulturës shqiptare si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Emri i shkollës mban kujtimin e heroit Asim Zeneli, i rënë dëshmor në vitin 1943 në përleshje me forcat naziste në Mezhgoran. Një shkollë simbol i dijes, sakrificës dhe formimit qytetar. Ironikisht, sot kjo godinë ku janë formuar mendjet më të ndritura të kombit, rezulton të jetë shndërruar në vatër pazari publik, nën administrimin e Bashkisë Gjirokastër dhe kryetarit të saj, Flamur Golemi.

Edhe pse sapo inauguruar, më datë 15.09.2022 u hap një tender me objekt: “Rikonstruksion i palestrës – Shkolla e Mesme ‘Asim Zeneli’, Baza prodhuese dhe shkolla ‘Drita’”.

Fondi i alokuar për këtë punë publike ishte 730 milionë lekë.

Në garë morën pjesë dy bashkime operatorësh: NEWGEN SHPK & JOGI SHPK & BLERIMI SHPK dhe LEON KONSTRUKSION SHPK

Fitues, pa surpriza, u shpall bashkimi NEWGEN SHPK & JOGI SHPK & BLERIMI SHPK.

Por sapo u shpall fituesi, gara u sinjalizua me “flamur të kuq”: skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues, përfshirë edhe ofertën me vlerën më të ulët. Vlera e ofertës fituese ishte 97.4% e fondit limit, praktikisht “kokë më kokë” me fondin e përcaktuar nga Bashkia e Gjirokastrës. Rastësi? Vështirë të besohet. Në dokumentet standarde të tenderit kërkohej një sërë licencash specifike. Por, sipas verifikimeve të kryera nga Piranjat News, kompania NEWGEN SHPK nuk disponon licencat NP-3/C dhe NS-12/A, pavarësisht se ka marrë përsipër mbi 50% të volumit të punimeve. As kompania JOGI SHPK, sipas kërkimeve në faqen zyrtare Open Corporates, nuk rezulton të disponojë licencat përkatëse. Vetëm kompania BLERIMI SHPK ka disa nga licencat e kërkuara, ndërkohë që licencat e kategorisë NS nuk rezultojnë të regjistruara në sistem.

Gjimnazi i Kadaresë në pazar- 730 milionë lekë tender si u

Por pazari nuk mbaron këtu. NEWGEN SHPK nuk ka deklaruar inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik, siç kërkohet nga pika 2.6 e Dokumenteve Standarde të Tenderit. Nuk ka deklaruar as specialistë për mjetet. Vetëm kompania Blerimi ka disa nga licensat e kërkuara ndërsa llojet NS nuk gjenden në sistem.

Gjimnazi i Kadaresë në pazar- 730 milionë lekë tender si u

Gjimnazi i Kadaresë në pazar- 730 milionë lekë tender si u

Por nuk mbaron me kaq kompanitë e këtij konsorciumj nuk kanë deklaruar ing. Mekanik dhe ing. Elektrik, kjo sipas pikës 2.6 të DST. Nuk ka deklaruara as specialist me mjetet Ky bashkim operatorësh mund të themi se nëpër dokumenta ka mungesa se si janë bindur antarët e KVO ta kualifikojnë mbetet në dorën e drejtësisë ta zbardhi sepse më tej konsorciumi ka deklaruar 11 specialist por nga këto vetëm 4 prej tyre kishin kontratë.

Gjimnazi i Kadaresë në pazar- 730 milionë lekë tender si u

 

Një tjetër detaj që e tradhton këtë procedurë është fakti se tenderi është dhënë edhe pse operatorët nuk plotësonin kriterin për specialist montues kondicionimi. I vetmi dokument i paraqitur ishte nga JOGI SHPK, por pa kontratë dhe pa dëshmi kualifikimi. Në këtë procedurë ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, konkretisht:

• Neni 98 – Anulimi i procedurës

• Neni 76 – Kriteret detyruese për skualifikim

• Neni 92 – Shqyrtimi i ofertave

• Neni 82 – Vlerësimi i ofertave

• Neni 67 – Parimet e përzgjedhjes

Në këtë pikë, kur operatorët e kualifikuar nuk përmbushnin kushtet, KVOdhe bashkia Gjirokastër me në krye Flamur Golemin duhej ta anulonte procedurën. Por ndodhi e kundërta: mbi 700 milionë lekë u shpërndanë sipas oreksit, ndërsa kriteret ligjore u lanë mënjanë. Dhe kështu, në muret ku dikur u formuan Kadareja dhe Agolli, sot nuk flitet më për dije, por për tenderë, licenca që mungojnë dhe miliona që qarkullojnë.

Një shkollë që i mësoi Shqipërisë fjalën, mendimin dhe ndërgjegjen, sot përdoret për pazare në kurriz të popullit.

Historia e “Asim Zenelit” vazhdon — por jo më në libra./Piranjat news

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë