Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shfuqizimit të masë së sigurisë ‘Detyrimi paraqitje’ ndaj gazetarit, Elton Qyno. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, të cilët refuzuan një zëri kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për gazetarin.
Gjyqtarërt la në fuqi vendimin e 14 Janarit 2025 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Vendimi i Apelit argumentoi se gazetari Elton Qyno nuk kishte kryer asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij të gazetarit dhe për më tepër shtoi se për Qynon mungonte dhe dyshimi i arsyeshëm, kriter ky që krijon bindjen për vendosjen e një mase sigurimi ndaj individit.
Në muajin Nëntor 2024, prokuroria e Posaçme SPAK ndërmorën një operacion policor në Tiranë dhe Elbasan, duke goditur Suel Çelën dhe persona të tjerë. Mes 21 persona që SPAK vendosi masa sigurimi dhe filloi ndjekjen penale për vepra të ndryshme, ishin dhe dy gazetarët e Kronikës së Zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
Ndërkohë në muajin Prill 2025, Gjykata e Kushtetuese dha një vendim 8 me 0, në favor të Gazetarit Elton Qyno, në të drejtën e tij për të mbrojtur burimet profesionale dhe gazetareske, duke nxjerë si antikushtetues të gjithë veprimet e kryera nga prokurorët e SPAK.
Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.
Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
TIRANË- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Unazën e...
foto ilustruese TIRANË- Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani i ka dhënë tenderin 7 miliardë lekë fir...
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë nga policia. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi autorët vodhën ...
TIRANË- Rreth orës 12:40 të së martës, dy studentë dalin nga rrethimi i godinës së Fakultetit Juridik në Tiran&eu...
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë...
DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për shakak se dyshohet se ka ush...
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Me ...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë. Bëhet e dit...
SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se përndiqte një të mitur dhe e ka...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 13 maj të lërë në fuqi vendimin e Komisioni...