AKTUALITET

Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Hetimi ndaj Elton Qynos do të vazhdojë por nuk do të ketë një masë sigurie

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 16:38

Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Hetimi ndaj Elton Qynos do të

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për Elton Qynon, ku vlerëson të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për shfuqizimin e masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj gazetarit, nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Në vendimin e gjykatës thuhet që pavarësisht se SPAK e GJKKO kanë parashtruar një sërë komunikimesh telefonike mes të dyshuarve si pjesëtarë të një organizate kriminale, ku citohet edhe gazetari Qyno, provat apo aktet e verifikuara, deri në këtë fazë, nuk mbështesin dyshimin që i hetuari Elton Qyno ka kryer një veprim kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit.

"Nga i gjithë parashtrimi i fakteve nga prokuroria dhe gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Lartë vlerëson se mund të ngrihen dyshime të bazuara për shkelje të etikës profesionale të gazetarit, por kjo nuk mjafton për të ligjëruar inicimin e një procedimi penal apo caktimin e një mase sigurimit. Kolegji konkludon se ndaj personit nën hetim Elton Qyno nuk mund të caktohet një masë sigurimi personal, por hetimi ndaj tij mund të vijojë.

Natyrisht, në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme duhet të verifikojnë me kujdes çdo të dhënë në raport me të hetuarin, duke shmangur çdo ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtat e tij si gazetar, duke argumentuar nëse ekzistojnë apo jo nevojat e sigurimit në raport me faktin penal për të cilën dyshohet. Transkriptimet e përgjimeve të përftuara nga përdorimi i SkyECC apo platformave të tjera, duhen verifikuar me kujdes dhe duhen analizuar nëse përputhen apo jo me prova të tjera, që mund të konfirmojnë vërtetësinë e tyre. Në rastin e lajmeve të cituara nga prokuroria e të referuara nga gjykata, nuk ka një analizë të mirëfilltë nëse gazetari Elton Qyno ka ndërhyrë në këto lajme, ka publikuar të dhëna jo të vërteta apo nëse pas marrjes së përfitimi të parregullt siç pretendon akuza, lajmi është fshirë apo është ndryshuar pjesërisht apo tërësisht.

Kolegji në këtë drejtim, vlerëson të drejtë arsyetimin se Gjykatës së Posaçme e Apelit se, "dyshimi i përfitimit të shumave në euro mund të përbëjë një drejtim tjetër të kryerjes së hetimeve që lidhen ushtrimin e ndjekjes penale, mundësi të cilën e vlerëson vetë Prokurori i Posaçëm që drejton hetimet (neni 277/2 i KPP) dhe se pamundësia e caktimit të një mase sigurimi nuk është pengesë e kryerjes së veprimeve të nevojshme, që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale qoftë edhe për të njëjtën vepër penale".

Në përfundim, referuar të gjitha shkaqeve të ngritura në rekursin e paraqitura nga rekursuesi Prokuroria e Posaçme, Kolegji konkludon se vendimi nr. 01 (87-2025-10), datë 24.01.2025 i Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të lihet në fuqi. Kolegji vlerëson se gjykata e apelit ka zbatuar drejt ligjin penal, material e procedural; nuk konstatohen shkelje apo zbatim i gabuar të ligjit procedural me pasojë pavlefshmërinë e vendimit; si dhe nuk rezulton që vendimi i rekursuar të jetë në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë", njofton gjykata.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë