tarellari, pelivani
TIRANË- Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivanin, në janar të vitit të kaluar, është dënuar me 14 vjet burg nga gjykata e Larisës pak ditë më parë. Në sallën e gjyqit, Tarellari ka kërkuar falje për krimin e bërë, por gjithashtu është shprehur se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej kunatit të tij. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje ka folur kushëriri i Fatmir Tarellarin, Astrit Tare, i cili ka qenë dhe prezent në sallën e gjyqit
Në një intervistë për emisionin Shqipëria Live në Top Channel ka deklaruar se Fatmiri është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.
I afërmi i autorit ka hedhur poshtë disa raportime të bëra në mediat greke kur thuhej se e mitura i ka falsifikuar mesazhet që i ka treguar të atit si kërcënime që i vinin prej 33 vjeçarit. Ai tha se gjykata nuk ka deklaruar në asnjë moment që përdhunimi dhe abuzimi nuk ka ndodhur, ndërsa sa i përket mesazhit, bëhet fjalë vetëm për një të tillë që ka ndodhur 3 ditë para ngjarjes. Sipas tij ai mesazh ka qenë i papërfillshëm dhe nuk është marrë parasysh nga organet e drejtësisë, dhe se vajza nuk ka bërë deklaratë të rremë në lidhje me përdhunimin që i ka ndodhur për 12 vite nga vëllai i njerkës së saj.
“Në datën 9 unë kam qenë në sallën e gjyqit në Larisa, dhe një ditë më pas gjyqi ka përfunduar dhe kushëriri im është dënuar me 14 vjet. Në asnjë mënyrë nuk është shprehur që vajza nuk është përdhunuar dhe nuk është keqtrajtuar nga ai kriminel. Vajza është dhunuar, Fatmiri ka bërë gabim që ka vrarë, dhe ka marrë dënimin. Nëse vajza dhe Fatmiri do kishin gënjyer, do ishte dënuar me burg përjetë. Është dënuar në shkallën e parë me 14 vjet që kjo do të thotë se ka një gjykim tjetër në vijim.
Flitet vetëm për një mesazh jo për të gjitha, se dhunimi ka filluar 12 vjet përpara, dhe ai mesazh ka qenë tre ditë para se të kryhej vrasja, mënyra si është bërë dhe pse është bërë, është fare e thjeshtë që ndonjëherë ndodh dhe sindroma e Stokholmit. Por vajza nuk ka pasur afeksion me të, ka qenë vetëm një episod. Ky mesazh nuk është marrë parasysh nga askush. Aty kanë dalë rrethana shumë drithëruese, që njerka e vajzës kur është bërë përdhunimi e ka parë dhe ka folur me Fatmirin dhe me vajzën e saj dhe të vajzës së Fatmirit.
Ka kapur vëllanë e vet në atë ditë që e ka përdhunuar, 12 vite më parë dhe kjo është shumë e dhimbshme. Kanë dëshmuar shumë persona, nga dy orë i kanë marrë në pyetje deri sa të dal e vërteta dhe e vërteta ka dalë dhe Fatmiri është dënuar me 14 vite. Ta thash se çfarë është sindorma e Stokholmit, është një mesazh i izoluar dhe ai mesazh nuk është marrë parasysh para atyre fakteve tronditëse që kanë dalë.
Ai ka thënë që kam bërë gabim që kam bërë këtë vrasja, dhe në vendin tim këtu të ishte ai person që ka kryer dhunimin e vajzës time. Është kthyer nga prindërit e viktimës dhe ka kërkuar falje, se nuk ka vrarë një pulë. Sepse dhe unë e kam pasur shumë të vështirë të shikoja në gjyq prindërit e viktimës që po ashtu i kam kushërinj, por ama t’i ndajmë ca gjëra.
Vajzën nuk duhet ta vrasim për herë të tjera, se është vrarë boll. Gjendja e vajzës nuk është se është e qetë, është e ngarkuar. Po të nisim nga tragjedia, ngarkesa psikologjike që ka pasur Fatmiri në momentin e krimit ishte shumë e rënduar, sepse viktimën ai e ka trajtuar si vëlla, tradhtia ka ardhur nga brenda, aq më tepër që gruaja e tij e ka parë këtë dhe e kanë mbajtur të fshehtë.
Janë bërë shumë gjëra në këto 12 vite që ata nuk trajtuar. Kur isha në Greqi pas ngjarjes, bisedova me Fatmirin dhe i thash që tani ka ardhur koha që ka ardhur një ndihmë financiare, dhe kanë qenë ato tre vajza qe nuk pranuan, dhe po të mos ishin ato të pastra dhe të mira, do t’i kishin pranuar. Vajzat janë të treja bashkë, në gjendje të rënduar”, u shpreh ai./TCH
fatmir tarellari erjon pelivani vrasje ne greqi gjykata e larises astrit tare
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
14 Prill18:26
Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, rritjen më të fortë të çmimeve më 2024
TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 202...
n.f
AKTUALITET
14 Prill18:26
Kundër masës së sigurisë "arrest me burg", Safet Bajri dhe Astmer Bilali dërgojnë rekurs në Gjykatën e Lartë
TIRANË- Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arr...
E.D
AKTUALITET
14 Prill17:36
Aksident ne aksin Lezhe-Laç/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit dërgohet në spital
LEZHË- Nje aksindet ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhe-Laç. Mësohet se dy automjete janë përplasur me nj&eum...
AKTUALITET
14 Prill16:50
I ra krevati i varur në mur, humb jetën shqiptarja në Santorini, në pranga pronari i hotelit
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Bëhet e ditur se 59-v...
r.ll
AKTUALITET
14 Prill16:40
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë (EMRI)
foto ilustruese
DIVJAKË- Një elektricist ka ndërruar jetë ditën e sotme në Divjakë, pasi ra në kontakt me korentin....
r.ll
AKTUALITET
14 Prill16:26
EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person para një viti, arrestohet në Itali 26-vjeçari, pritet ekstradimi
foto ilustruese
ITALI- Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person ësht&eu...
I.A
AKTUALITET
14 Prill16:18
EKSKLUZIVE/ Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA: Kanë ardhur nga jashtë
foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me sëmu...
E.D
AKTUALITET
14 Prill15:13
U kap me kokainë me vlerë 600 mijë euro, në pranga 33-vjeçari shqiptar në Itali
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 15 kilogram kokainë dhe 12 marih...
E.D
AKTUALITET
14 Prill14:57
"Dy policë serbë më futën me forcë..."/ I mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Turpi nuk është i yni! Vdekja për mua do të ishte paqe
KOSOVË- “Vdekja për mua do të ishte paqe”, tha Ramadan Nishori, burri i parë që publikisht më 14 prill e ka pranoi s...