AKTUALITET

Gjyq me forca të shumta policie, zbardhet dëshmia e plotë e autorit që vrau gjyqtarin Kalaja

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 20:08
Gjyq me forca të shumta policie, zbardhet dëshmia e plotë e

Në një prej sallave të saj me dyer të mbyllura gjyqtarja Marinela Osmani dha masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar për vrasjen e kolegut të saj Astrit Kalaja. 

Për shkak të klimës së krijuar, gjykata u rrethua nga forca policie teksa jashtë saj qëndronin dhjetëra familje të Elvis e Gjon Shkambit.

Ndryshe nga qëndrimi pak minuta pas vrasjes teksa qëndronte i qetë në oborrin e gjykatës së apelit, në kafazin e qelqtë para gjyqtares Osmani 30-vjeçari Elvis Shkambi u shfaq i penduar dhe nisi fjalën e tij me një ndjesë për familjen e gjyqtarit kalaja, të cilit i mori jetën duke e qëlluar me 3 plumba pistolete.


“Ndihem thellësisht i penduar. I kërkoj falje publike familjarëve të gjyqtarit Kalaja. Dhe familjes Kurtaj i kërkoj falje. Nuk e kisha planifikuar vrasjen. Ndodhi në kushtet e tronditjes psikike nga kalvari i gjatë i gjyqeve që kemi pasur prej viteve për pronën tonë në Shkodër. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën. Armë kam pasur me vete shumë herë se kam punuar në disa institucione sigurie”.

Në të njëjtën linjë dëshmoi edhe Gjon Shkambi, i cili pavarësisht se nuk e shkrehu ai armën nga policia dhe prokuroria akuzohet si nxitës i kësaj vrasje.

“Unë nuk kam pasur dijeni që nipi do të qëllonte. Jam shprehur i revoltuar shumë herë me personat që më kanë zaptuar pronën por nuk e kam menduar vrasjen. Për gjyqtarin që u vra më vjen keq dhe i kërkoj falje familjes së tij”.

Sipas avokatit mbrojtës të Elvis dhe Gjon Shkambi, Kujtim Ibro, gjyqi për pronën ka qenë aq i gjatë sa e ka zhytur këtë familje në borxhe.

“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione”.

Në të njëjtin kafaz të xhamtë  të gjykatës këtë mëngjes u njoh me seancën e sigurisë edhe roja i sigurisë Banush Koxhaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk reagoi kur detektori dha sinjal për sende të ndaluara. Sipas tij në ato momente ai kishte probleme shëndetësore për të cilat kishte njoftuar edhe kancelarin.

“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelaria më dha leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësuar në detyrën time.”, citon Tch. 

Pavarësisht pretendimeve të të arrestuarve gjykata i ka lënë të tre në masën arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

 

 

elvis kalaja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë