AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2026, 16:32
Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të zhvilluar në GJKKO ndaj ish Presidentit Ilir Meta, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani hodhi një sërë akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se organi i akuzës ka konsumuar shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare në lidhje me inkorporimin e provave në dosjen penale.

Cakrani theksoi se hetimi pasuror po injoron qëllimisht një pjesë të rëndësishme të karrierës politike të Metës.

Sipas tij, referimi i të dhënave vetëm nga periudha 2004-2022 pranë ILDKPKI-së, zhduk në mënyrë të pajustifikueshme funksionet e larta shtetërore që politikani ka mbajtur prej vitit 1992.

Cakrani pretendoi gjithashtu se nuk mund të fshihet fakti që Meta ka qenë kryeministër dhe ministër në disa dikastere, duke kërkuar që analiza financiare të përfshijë një pasqyrë të plotë të të ardhurave ndër vite.

Avokati foli edhe për dhe çështjen ÇEZ-DIA, ku tha se prokuroria ka përdorur dosjen e një procesi arbitrazhi për ta bërë pjesë të një procedimi penal në Shqipëri, një veprim që sipas tij bie në kundërshtim të plotë me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1958.

“Analiza financiare pa dyshim që i referohet një institucioni administrativ siç është ILDKPKI-ja apo jo? Atëherë, nëse ti je referuar ILDKPKI-së nga viti 2004 deri në vitin 2022, atëherë ne do t’i referohemi dokumenteve që gjenden në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në ministritë, në kryeministri se ai në vitin 2000 ka ushtruar funksionin e kryeministrit apo jo? Tani, ne do bëjmë sikur ai s’ka ekzistuar nga viti ’92 deri në 2004?

Tani si mund ta fshijmë ne që ai ka qenë kryeministër, ka qenë ministër i jashtëm, ka qenë ministër në shumë ministri që mua nuk më kujtohet? Si do t’ia bëjmë ne këtij halli? Prandaj ne kërkojmë që akti administrativ, po meqenëse po ta marrim ashtu, nëse arbitrazhi është një institucion që në Vjenë, se duhet ta theksoj këtë, që nuk lejon që dosja e atij të dalë e të bëhet pjesë e një procedimi penal në një vend tjetër, përse organi i procedurës e ka marrë atë dhe e ka inkorporuar në akuzë? Po flasim për arbitrazhin e Vjenës.

Po flasim që në ligjin, në Konventën e Nju Jorkut të vitit 1958 nuk lejohet absolutisht që të marrësh një dosje të një procesi arbitrazhi dhe ta inkorporosh atë në akuzë penale. Po ja që e ka bërë SPAK-u shqiptar këtë, në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve ndërkombëtare. Tani, ne nuk i kërkojmë SPAK-ut… ne po kërkojmë që të kthjellohet, të analizojë prokuroria, të bindet dhe gjykata që klienti ynë ka pasur një karrierë të gjatë dhe padyshim ka të ardhurat e tij. Ne nuk po i kërkojmë që t’i heqin të ardhurat apo t’i shtojnë. Kërkojmë thjesht një veting, një veting administrativ, padyshim që analiza financiare është analizë që nuk ka lidhje me atë por, ka një rëndësi të veçantë që të inkorporohet në procesin penal.” – tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë