AKTUALITET

Gjyqi ndaj të akuzuarve për organizatë kriminale, Bujar Ajeti rrëfen para gjykatësve takimin me Nuredin Dumanin

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 17:50

Gjyqi ndaj të akuzuarve për organizatë kriminale, Bujar Ajeti

Sot zhvillohet procesi gjyqësor ndaj shtetasve Ismail Zemeli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga. Raportohet se në seancën e sotme është i pranishëm ishte vetëm Bujar Ajeti. Të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e tyre, pasi kanë shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë në seancën e të hënës. Avokati Maks Haxhia paraqet konkluzionet përfundimtare për Ismail Zenelit, në total 65 faqe.

Zeneli akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, organizata kriminale, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe organizata kriminale, në kuadër të grupit kriminal. Episodi i parë për trafik droge, në datë 5 janar 2021, sasia 446 kilogramë kokainë.

“Nuk ka prova konkrete, janë prova të tërthorta, prokuroria ka tentuar të lidhë biseda të zhvilluar në Sky Ecc me faktet që kanë ndodhur në Holandë. Pretendimi prokurorisë së Zeneli kishte porosit 10 kg kokainë, që u kap në Holandë, por nga komunikimet nuk përkojnë datat.

Biseda, nuk i përket ngarkesës së kapur në Holandë, por i përket një tjetër ngarkese, prokuroria bashkon dy ngjarje të ndryshme. Nuk ka asnjë provë, prokuroria mbështetet vetëm në thëniet e Ergys Dashit, që thotë se ju kam vënë edhe juve nga 10 copë. Nuk ka prova fizike dhe financiare. Mungon investimi i drejtpërdrejtë“, shprehet avokati Haxhia.

Avokati Haxhia kërkon që të rrëzohen pretendimet edhe për episodin tjetër të trafikut të drogës. Po ashtu mbrojta pretendon se për episodin e sigurimit te kushteve për te kryer vrasjen e dy vëllezërve Nela. Nuk ka grup kriminal se Zeneli, kërkon qe të mbledh informacion, por në asnjë moment ai nuk ka treguar qëllimin e tij. Të gjitha kërko veprime kanë ngelur në një platformë nuk ka pasur asnjë veprim konkret. Përfundimisht kërkojmë që Ismail Zeneli të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat në ngarkim të tij.

Mbrojta e Bujar Ajetit thotë “Kam sjell edhe disa prova që do t’i relatojë në fund”. Ai akuzohet për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbajta e armëve pa leje, përkrahje e autorit të krimit dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për Bujar Ajetin organi i prokurorisë nuk ka arritur që të provojë akuzën e ngritur në ngarkim të tij. Deklaroj para gjykatës, që ai pranon akuzën e mbajtës pa leje të armeve në banesë, ndërsa të tjerat nuk qëndrojnë. Përkrahja e autorit të krimit, nuk ekziston, pasi Bujar Ajeti nuk e dinte që personi që ka takuar ishte Nuredin Dumani, por i është prezantuar si një person tjetër.

Bujar Ajeti nuk ka pas informacion për aktivitetin e paligjshëm të tij. Ai është prezantuar si Arlind Spahiu. Nuredin Dumani ka lëvizur lirshëm në Kukës, duke lënë të kuptohet se nuk ka probleme me ligjin. Bujar Ajeti të shpallet i pafajshëm për këtë episod.

Avokati kërkon të merren parasysh rrethanat familjare, gjatë dhënies së vendimit. Po ashtu edhe sjelljen e tij në paraburgim edhe gjendjen e tij shëndetësore. Po ashtu kërkojmë dënimin minimal për veprën penale të mbajtje së armeve pa leje në banesë, ose marzhi i dënimit të jetë sa koha e paraburgimit. Për akuzat e tjera deklarohet i pafajshëm.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë