AKTUALITET

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, procedohen penalisht 13 vajza nga Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili

M.B. Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 10:58

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, procedohen penalisht 13

SHKODRA- 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në qytetin e Shkodrës janë goditur nga policia. Mësohet se punonjëset ishin nga shtete të huaja. Gjatë operacionit u proceduan penalisht 13 vajza, të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili.

Gjithashtu u proceduan edhe dy të rinj shqiptarë me iniciale S. D., 28-vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër, të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.

Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit. Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Procedohen penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili, Mali i Zi dhe Kina. Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër. Sekuestrohen shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas një punë disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër.

Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset:

D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;
G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.

shkodra

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë