
Autoritetet italiane kanë zbuluar një skemë mashtrimi me vlerë 30 milionë euro, cila goditi institucionin historik “Opera di Santa Maria del Fiore”. Ky institucion administronte Katedralen dhe monumentet kryesore të Firences. Në kuadër të kësaj janë arrestuar nga policia italiane nëntë persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Mediat italiane shkruajne se e gjitha filloi me një transfertë të thjeshtë bankare. Një pagesë e duhur për restaurimin e një ndërtese historike të Operas di Santa Maria del Fiore në Firence. Por ajo transfert parash, në vend që të arrinte te furnizuesi legjitim, përfundoi në një llogari në Lumezzane të lidhur me një organizatë kriminale. Ishte ky devijim, nga dikush që dyshohet se devijoi paratë për punën, siç shpjegoi kryeprokurori i Brescias, Francesco Prete, e cila shkaktoi një nga hetimet më komplekse të viteve të fundit në zonë.
Mashtrimi i ngjan një skeme klasike mashtrimi kompjuterik ku, prej andej del në pah një skemë shumë më e madhe. Urdhër-arresti, 62 faqe të mbushura me transaksione bankare, llogari të fshehura dhe kompani fiktive, rindërton një mekanizëm kriminal, që hetuesit e kanë vërejtur tashmë në variacione të shumta. Ata kanë gjrtur fatura të falsifikuara, pastrim parash, vetë-pastrim dhe nxjerrje fondesh jashtë vendit. Një skemë që ka çuar në orët e fundit në arrestimin e nëntë personave dhe më shumë se tridhjetë kontrolle në Brescia, Bergamo, Milano, Vicenza dhe Prato.
Në zemër të hetimit është rrjeti që lidh dy vëllezër sipërmarrës, Luca dhe Daniele Bertoli, me origjinë nga Bergamo. Hetuesit besojnë se ata janë lidhja e vërtetë midis sipërmarrësve dhe rrjetit kinez që lëviz paratë. Hapi vendimtar erdhi kur hetuesit përgjuan biseda që zbuluan ekzistencën e një sistemi faturimi për transaksione joekzistente. Një strukturë kriminale e mirë-vendosur, ku komuniteti kinez, krijoi një sistem paralel dhe abuziv krediti, të aftë për të siguruar para të gatshme për sipërmarrësit italianë. Kjo duke anashkaluar plotësisht sistemet bankare ligjore.
Hetimet dokumentuan takime, valixhe plot me kartëmonedha dhe transaksione të shpejta dhe të vazhdueshme. Sistemi përfshinte gjithashtu një logjistikë kriminale të përcaktuar mirë, lajmëtarë të ngarkuar me transferimin, shpesh përmes rrugëve të gjata ndërrajonale të qindra mijëra eurove në para të gatshme, telefona të koduar, me emra fiktivë, me llogari chati të fshishme dhe kode PIN që duheshin treguar për të autorizuar dorëzimin e parave.
Gjetjet zbulojnë gjithashtu se llogaritë e përdorura për të mbledhur shumat nga faturat e falsifikuara u hapën në Luksemburg, Gjermani, Kinë dhe Poloni, duke gjurmuar një rrjet financiar ndërkombëtar që shërbeu për shpërndarjen dhe pastrimin e fondeve. Një total prej pesëmbëdhjetë personash janë nën hetim, gjysma e të cilëve veprojnë në Brescia dhe gjysma në Milano. Sipas hetuesve, dëmi i mundshëm ekonomik është i madh.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor18:50
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Presidenti Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.
Reagimi i plotë:
Urime Kreut të...
AKTUALITET
11 Dhjetor18:36
I arrestuar në Greqi si vrasës me pagesë, Policia jep detaje mbi kontrollet në banesën e Dhimo Meçit. Ja çfarë u sekuestrua
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e ...
AKTUALITET
11 Dhjetor18:33
I dënuar për vjedhje dhe armë në Itali, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh në arrati!
Policia italiane në Verona arrestoi një 36-vjeçar shqiptar, që ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me vendim gjykate....
AKTUALITET
11 Dhjetor18:15
Fier/ 52-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit në ballkonin e katit të 2, dërgohet në spital
Një 52-vjeçar nga lagja Konferenca e Pezës në qytetin e Fierit ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka pë...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:51
Rama reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut: Ka mbështetjen e qeverisë për të përmbushur misionin!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama përg...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:45
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon ambasada amerikane në Tiranë
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, duke theksuar se presin të punojnë m...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:39
PD feston sot 35 vjetorin e themelimit/ Në 18:00 ceremonia zyrtare në selinë blu, i pranishëm dhe lideri historik Sali Berisha
Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë selisë qe...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:31
“Çdo klan ka një idiot”/ GJKKO dënon kreun e grupit që mbushi me drogë Lionin. Ja sa vite burg do vuaj Redian Doda
GJKKO ka ndryshuar akuzën për Redian Doda alias Refik Doda, duke e dënuar atë me 8 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit t&...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:16
Mediat greke: Kontrolle në shtëpinë e Dhimo Mecit në Shqipëri, gjenden armë
Mediat greke shkruajnë sot se nga ana e policisë shqiptare është ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjecarit...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:12
Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg (Emrat)
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. N&eu...