hekuran dhe asim gjoni
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë në zonën "Kodra e Priftit" nga babai i tij Hekuran Gjoni, 74-vjeç.
Policia ka konfirmuar arrestimin e 74-vjeçari ndërsa në njoftimin zyrtar thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Hekuran Gjoni akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.
I moshuari në dëshminë paraprake të dhënë në polici ka thënë se e ka goditur të birin pasi ky i fundit e kishte tallur, bullizuar dhe ngacmuar. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa familjarë të fisit Gjoni, të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit më parë, dhe se përplasja mes tyre ka qënë momentale. Ndërkohë mësohet gjithashtu se në momentin e konfliktit babë e bir ishin të dehur. Asim Gjoni 37-vjeç me profesion ushatarak dhe prindi i dy fëmijëve humbi jetën në spital nga plagët e marra.
asim gjoni hekuran gjoni vrasje ne tirane
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
2 Shkurt09:56
EMRI/ Transportonte drogë për llogari të grupeve kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 34-vjeçari në Fier
foto ilustruese
FIER- Një 34-vjeçar është arrestuar në Fier pas finalizimit të një operacioni policor për k...
r.ll
AKTUALITET
2 Shkurt09:21
Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy persona me motor qëlluan me armë drejt banesës së familjes Kurtaj, çfarë dihet për ngjarjen që terrorizoi fshatin
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Mal...
r.ll
AKTUALITET
2 Shkurt08:20
Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin, mësoni si pritet të jetë moti sot
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndi...
b.z
AKTUALITET
1 Shkurt22:25
"Jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist"/ 'Shpërthejnë' memet në rrjet pas deklaratës së të riut në Kuvendin Rinor të PS (FOTO)
TIRANË - Paraditen e kësaj të shtune u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Gjatë ...
I.A
AKTUALITET
1 Shkurt22:24
Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në Shqipëri me urdhër
TIRANË- Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste është mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku të rinjë ...
b.z
AKTUALITET
1 Shkurt21:11
Detaje nga krimi në Tiranë/ Asim Gjoni baba i dy fëmijëve, u vra me thikë nga i ati në prani të familjarëve të tjerë
Asim dhe Hekuran Gjoni
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiran&...
E.D
AKTUALITET
1 Shkurt21:01
FOTO/ U vra nga babai i moshuar me thikë, kush është Asim Gjoni, me profesion ushatarak
TIRANË- Personi që shihni në foto është Asim Gjoni i cili u vra nga babai i tij i moshuar mbrëmjen e sotme. Asim Gjoni...
b.z
AKTUALITET
1 Shkurt20:57
Vrau me thikë të birin në Tiranë, del FOTO e Hekuran Gjonit
Hekuran Gjoni
TIRANË - Personi që shikoni në foton e mësipërme, është 74-vjeçari Hekuran Gjoni, i cili goditi me ...
b.z
AKTUALITET
1 Shkurt20:37
“Nuk ishin konfliktuar më herët me njëri-tjetrin”/ 74-vjeçari vret me thikë të birin në Tiranë, çfarë deklaruan në polici të afërmit
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e k&eu...
e. d
AKTUALITET
1 Shkurt20:12
VIDEO/ Vrasja në Tiranë, PAMJE nga vendngjarja, policia rrethon banesën
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku një 74-vjeçar ka vrarë të birin ...