AKTUALITET

Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona janë në hetim! Të përfshirë edhe punonjës të strukturave doganore

r.ll Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 19:24
Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e grupit kriminal që kontrabandonte cigare.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se në skemën e sofistikuar të kontrabandës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, punonjës të strukturave doganore dhe biznesmenë. Cigaret bëhet me dije se prodhohenin në Shqipëri dhe më pas kontrabandohenin drejt vendeve fqinje dhe më pas drejt atyre të Bashkimit Europian.

Njoftohet se masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim. Gjithashtu është caktuar dhe një masë sigurie "arrest në shtëpi".

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20, viti 2023* për një skemë të sofistikuar kontrabande të cigareve, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore.

Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së. Konkretisht, subjekti tregtar (Fabrika e Cigareve “A.T”) i përfshirë ka aplikuar dhe është pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), nga autoritet doganore, me qëllim përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore si në import të lëndës së parë ashtu dhe në eksport. Subjekti punon me regjim “fason”, duke prodhuar paketa cigare, për të cilat ka markë të regjistruar dhe eskluzivitet, për llogari të firmës porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent. Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore. Këto janë të konsiderueshme, nisur nga fakti se janë mall akcize dhe nuk janë përmbushur detyrimet ligjore për eksport, ashtu sikurse është pasqyruar jo realisht në dokumentacionin doganor.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal me një veprimtari të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, për qëllim fitimi ekonomik,  ka  sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e 366.034.451,000 lekë dhe vendeve të BE-së në një rast në vlerën 2,802,159,90 euro nëse kontrabandimi do të ishte i suksesshëm, dhe në katër raste të tjera e kanë arritur qëllimin duke i humbur BE-së vlerën e taksuar në përafërsisht 10.000.000 Euro.

Kjo veprimtari është realizuar përmes legjitimimit të kontrabandës nga struktura të caktuara të doganës në shkelje të ligjit duke mos shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe çlirim eksporti fiktiv në sistemin “Asycuda World” sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore. Gjithashtu prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore nga vendi ku janë destinuar për tu shitur, veprimtari kjo në kundërshtim me Ligjin e akcizës.

Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit për shtetasit e dyshuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 48 datë 27.05.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim; I.J, (pronar i fabrikës), D.J (administrator i fabrikës), S.D (shtetas i Maqedonisë së Veriut),  L.Q (shtetas kosovar si dhe me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar), Z.S (shtetas serb) dhe M.B (shtetas serb), të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172, pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim N. G i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172 pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim punonjës të doganave I.H, K.G, I.C, A.T, M.N,  G.T, G.S, E.SH dhe  I.K, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim M.D (punonjëse e doganave), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim (punonjës të doganave); E.H, Y.K, B.R, I.Ç, I.M, A.S, Y.S, L.Ç, I.Z, F.Z, G.D, N.S, L.M, D.P,  B.Z, A.N, V.G, SH.L dhe L.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.

Prokuroria e Posaçme falënderon autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA), ato kosovare, greke dhe qipriote për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal, veçanërisht në ekzekutimin e shpejtë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.

Shënim për gazetarët:

Veprat penale në kuadër të procedimit penal nr.20/2023:

 *“Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë