AKTUALITET

Grabiti “FiBank”, Bardhyl Fusha themeloi kompaninë “2D Construction”, si dështoi biznesi i tij

Nga Xhuljan Ferzaj Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 10:27

Grabiti “FiBank”, Bardhyl Fusha themeloi kompaninë “2D

61 vjeçari Bardhyl Fusha ditën e djeshme, (12 shkurt), rreth orës 11:15, në rrugën “Muhedin Llagami”, hyri i qetë në “FiBank” me një çantë tenisi në shpinë ku kishte fshehur armën tip kallashnikov. Në hyrje të bankës, nuk kishte asnjë detektor metalik për të zbuluar armën, të jepte sinjal tek punonjësit e sigurisë.

Bardhyl Fusha u drejtua me shpejtësi tek punonjësja e arkës duke i drejtuar armën, dhe kërcënuar ti jepte paratë.

Kjo e fundit i dha 800 000 lekë pasi 61 vjeçari për ti frikësuar gjuajti të paktën një herë me kallashnikov drejt dyshemesë, pa lënduar asnjë person.

Një qytetare që po priste radhën njoftoi policinë fshehtas që grabitësi të mos dyshonte, ndërkohë policia mbërriti në vendngjarje brenda pak sekondave, duke bërë të mundur arrestimin e Bardhyl Fushës. Piranjat News bënë hulumtime dhe rezulton se 61 vjeçari themeloi kompaninë “2D Construction”, në 1 Korrik 2022 me kapital fillestar 100 mijë lekë.

Kompania e tij, do të ofronte shërbime për “Ndërtime civile dhe industriale.

Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile, industriale, veshje fasadash.

Ndërtim rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, etj. Punime gërmimi në formacione të gjitha llojeve; Impiante të sinjalistikës ndriçuese të trafikut dhe sinjalistika rrugore jo ndriçuese. Punime nëntokësore, ura e vepra arti. Punime për prishjen e ndërtimeve. Impiante hidrosanitare, kuzhina, lavanteri, mirëmbajtja e tyre.

Impiante ngritës dhe trasportues (ashensorë ,shkallë lëvizëse, transportues). Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to. Import-eksport dhe tregtim i materialeve të ndërtimit e lëndëve të para brenda dhe jashtë vendit”.

Bardhyl Fusha do ta mbante kompaninë e tij vetëm një vit, pas vështirësive financiare për mos shlyerjen e pagës së punonjësve u detyrua të shiste “2D Construction” në datën 12 Mars 2023 tek shtetasi V. Zela, raporton Piranja News.

Katër vite pas themelimit të kompanisë, borxhet e ndiqnin nga pas, duke e nxitur Bardhyl Fushën të merrte veprim ekstrem, të grabiste “FIBank”, ku mori 800 000 lekë, por këto para nuk i mori dot pasi u arrestua nga policia. /Piranjat News

xhuljan ferzaj bardhyl fusha grabitja fibank

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë