AKTUALITET

GRAFIKU- Fluks valute, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve, në një rekord të ri historik

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Maj 2023, 21:00
GRAFIKU- Fluks valute, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve,

Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros. Ditën e martë euro ka rënë përsëri poshtë kufirit të 111 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 110.94 lekë, nivel lehtësisht më i ulët se ai i mëparshmi prej 110.98 lekësh, që ishte shënuar në datën 26 prill. Sipas burimeve nga tregu i këmbimeve valutore, situata në tregu vazhdon të karakterizohet nga prurje të mëdha të euros.

Këto prurje kanë tendencën të shtohen veçanërisht pas fundjavave, që shoqërohen me një numër të konsiderueshme vizitorësh sidomos nga Kosova dhe vendet fqinje. Tendencat e kursit të këmbimit në vija të përgjithshme ngelen të ngjashme me pjesën e dytë të muajit prill.

Në ditët e para të majit, euro shënoi një rritje të lehtë, duke arritur deri në nivelin e 113.32 lekëve. Burimet bëjnë të ditur se rritja e përkohshme e euros erdhi kryesisht si rezultat i blerjeve të realizuara nga njëra prej bankave tregtare.

Por, me tërheqjen e bankës në fjalë nga pozicioni në blerje, kursi i këmbimit të euros u është kthyer tendencave të mëparshme. Afrimi i sezonit veror, rritja e rolit të turizmit në prurjet valutore, por ndoshta edhe fushata zgjedhore kanë shtuar ofertën e monedhës europiane dhe kanë sjellë zhvlerësimin e saj në nivelet më të ulëta historike.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ky forcim ka amortizuar një pjesë të presioneve të jashtme inflacioniste dhe i ka lejuar Bankës së Shqipërisë të mbajë një ritëm më të ngadaltë të rritjes së normave të interesit në gjashtë muajt e fundit.

Leku i fortë po ndihmon edhe një numër të konsiderueshëm të huamarrësve shqiptarë që kanë hua në euro, por që të ardhurat e tyre i sigurojnë kryesisht në lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, stoku i kredisë së pambrojtur në valutë (kredia në valutë të ndryshme nga ajo në të cilën huamarrësi siguron të ardhurat) arriti në rreth 130 miliardë lekë ose rreth 1.15 miliardë euro. Rënia në kursin e këmbimit të euros ka ulur vlerën e këstit të shprehur në monedhën vendase.

Vetë qeveria shqiptare ka pasur përfitime të konsiderueshme nga forcimi i lekut, në pjesën e portofolit të borxhit në valutë të huaj. Sipas Ministrisë së Financave, në fund të 2022 stoku i borxhit në valutë të huaj ra në rreth 646 miliardë lekë, 5.1% më ka krahasuar me një vit më parë, kryesisht si rezultat i mbiçmimit në lekut në kursin e këmbimit ndaj euros.

Por, forcimi i lekut po jep efekte negative në atë segment të ekonomisë që i ka të ardhurat në euro dhe shpenzimet në lekë, ku përfshihen sektorët eksportues të mallrave, shërbimeve apo familjet që përfitojnë remitanca.

Bizneset eksportuese në muajt e fundit janë shprehur gjithnjë e më të shqetësuara për efektet e zhvlerësimit të euros në biznesin e tyre dhe për këtë qëllim kanë zhvilluar në ditët e fundit takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, për sa kohë që Shqipëria adopton një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe vlerat e kursit reflektojnë faktorët thelbësore të kërkesës dhe ofertës në treg. Banka qendrore u ka sugjeruar eksportuesve të bashkëpunojnë sa më ngushtë me industrinë financiare, duke përdorur instrumentin e kontratave të së ardhmes, të cilat ofrojnë mbrojtje ndaj lëvizjeve të forta dhe të padëshirueshëm të kursit të kursit të këmbimit./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë