AKTUALITET

Grafiku në dy dekada, si shteti i uli shpenzimet për shëndetësinë dhe pagesat nga xhepi u rritën në nivel rekord

r.ll Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 07:27
Grafiku në dy dekada, si shteti i uli shpenzimet për
foto ilustruese

TIRANË- Në vitin 2000, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, 46.5 lekë ishin nga financimet e brendshme të qeverisë për këtë zë, 1.7 lekë nga burime të jashtme dhe 51.8 lekë nga vetë xhepat e qytetarëve, sipas të dhënave nga Banka Botërore, që i referohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dy dekada më vonë, pavarësisht investimeve të shumta, shpenzimet për shëndetin jo vetëm që nuk kanë shënuar përmirësim, përkundrazi qytetarët, të cilët paguajnë 3.4% të pagës si tatim për sigurimet shëndetësore, kanë paguar gjithnjë e më shumë nga xhepi.

Të dhënat e Bankës Botërore referojnë se në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguan nga xhepi rreth 60 lekë, ose 60%, rreth 8 pikë përqindje më shumë sesa në vitin 2000.

Në të kundërt shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, nga 46.5% në 2000. Edhe financimet e huaja kanë rënë në vetëm 0.5% të totalit, nga 1.7% në 2000.

Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, Shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë nga familjet, duke përfshirë shpërblimet dhe pagesat në natyrë, për praktikuesit shëndetësorë dhe furnizuesit e produkteve farmaceutike, pajisjeve terapeutike dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, qëllimi kryesor i të cilëve është të kontribuojnë në rivendosjen ose përmirësimin e gjendjes shëndetësore. të individëve ose grupeve të popullsisë. Këto janë pjesë e shpenzimeve private për shëndetin.

Shpenzimet nga xhepi në Shqipëri janë më të lartat në Europë

Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi.

E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20%. Në Francë psh, që është shteti më social i Europës shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë vetëm 9% e totalit. Në Gjermani, e cila po merr së fundmi shumë mjekë e infermierë nga Shqipëria, ky tregues është 12.2%. Në Itali, ku shumë shqiptarë që kanë të afërm zgjedhin të kurohen, shteti mbulon gati 80% të shpenzimeve dhe pjesa tjetër paguhet nga xhepi (shih grafikun në fund).

Një hetim i fundit i Prokurorisë së Tiranës zbuloi skema të rënda të abuzimit me detyrën në Spitalin Onkologjik, ku qytetarët detyroheshin të blinin vetë ilaçet për trajtimin e sëmundjes me kosto deri në 1500 euro për seancë, apo orientoheshin që të kryenin operacione në klinikat private, me pagesa të larta nga xhepi./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë