AKTUALITET

Greqia dhe Italia vendet europiane ku ka më shumë shqiptarë/ Eurostat: Ja shtetet që kanë emigrantët më të mbikualifikuar në BE

n,v Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 07:51

Greqia dhe Italia vendet europiane ku ka më shumë shqiptarë/

EUROPA- Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë emigrantë të mbikualifikuar. Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat e integrimit të emigrantëve në shtetet e Bashkimit Europian. Greqia, është shteti që ka normën më të lartë të emigrantëve të mbikualifikuar në Europë, me rreth 70% të tyre, që duket se bëjnë një punë të një niveli më të ulët sesa ata kanë kualifikimin.

Ky shtet ka dhe diferencën më të lartë mes mbikualifikimit të emigrantëve dhe qytetarëve të vet. Më pak se 30% e qytetarëve grekë vlerësohen si të mbikualifikuar për punët që bëjnë. Në Greqi, Shqipëria është komuniteti i parë ma i madh i emigrantëve, sipas të dhënave zyrtare. Mbikualifikimi i emigrantëve në Greqi është shumë më i lartë sesa mesatarja e tyre në Bashkimin Europoian, prej rreth 40%.

E njëjta tendencë është dhe në Itali, ku rreth 64% e emigrantëve vlerësohet të mbikualifikuar, ndërsa vetëm rreth 20% e italianëve konsiderohen të tillë. Në Itali, shqiptarët janë komuniteti i dytë i huaj më i madh, pas rumunëve. Sipas Eurostat, ndër të gjitha vendet e BE-së me të dhëna të besueshme, normat më të larta të mbikualifikimit të vërejtura në vitin 2023 ishin në Greqi (69,6%) dhe Itali (64,1%), të dyja për shtetasit jo të BE-së. Në të kundërt, shkalla më e ulët ishte në Luksemburg për qytetarët e një vendi tjetër të BE-së (5,6%).

Italia dhe Greqia ishin gjithashtu vendet me hendekun më të madh midis shtetasve të BE-së dhe atyre jo të BE-së. Në Itali, ku diferenca ishte më e madhe, vlera minimale e vërejtur për shtetasit ishte nën mesataren e BE-së (20,0% kundrejt 20,8%), ndërsa vlera maksimale e vërejtur për shtetasit jashtë BE-së ishte shumë mbi të (64,1% kundrejt 39,4%). Në Greqi, norma të larta mbi mesataren e BE-së u vunë re si për shtetasit (31,1%) ashtu edhe për shtetasit jo-BE (69,6%).

Njerëzit kanë nevojë për aftësi dhe kualifikime për të marrë pjesë me sukses në fuqinë punëtore, thotë Eurostat. Të dhënat për kualifikimet, të matura me nivelin më të lartë të arritjeve arsimore, janë një tregues i rëndësishëm i aftësive të ofruara në tregun e punës. Arsimi i lartë në përgjithësi shoqërohet me perspektiva më të mira punësimi.

Personat me arsim të lartë, të cilët janë shtetas të huaj ose të lindur jashtë kishin një situatë më pak të favorshme punësimi gjatë periudhës 2014-2023, vëren Eurostat. Krahasuar me individët ose shtetasit e lindur në vend, ka më shumë gjasa që kualifikimet e tyre formale të mos përdoren plotësisht në tregun e punës.

Dallimet midis shtetasve dhe jo shtetasve, megjithatë, janë ngushtuar, vëren Eurostat: ndërsa norma për shtetasit mbeti relativisht e qëndrueshme (nga 20,7% në 2014 në 20,8% në 2023), shkalla për shtetasit jo-BE u ul nga 45,9% në 2014 në 39,4% në vitin 2023.

Të paktën 920 mijë shqiptarë jetojnë në vendet e BE-së

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, nga viti 2008 deri në 2023-n, shtetet e Bashkimit Europian kanë dhënë rreth 920 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Numri më i madh i lejeve është dhënë nga Italia, me rreth 445 mijë. Në vend të dytë është Greqia, me 284 mijë leje gjithsej.

Të dy këto shtete kanë dhënë gjithsej rreth 80% të lejeve të akorduara për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së për peruidhën 2008-2023./ Monitor

europa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë