Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

Ka dokumente që tregojnë historinë e një regjimi. Dhe ka dokumente që, pa e pasur këtë qëllim, tregojnë historinë e një jete të tërë.
Një prej tyre është një letër e shkruar në Tiranë më 21 qershor 1975. Autorja është Greta Sojli, një grua austriake që kishte ardhur në Shqipëri dekada më parë dhe që, në moshën 80-vjeçare, i drejtohej Enver Hoxhës për t’i kërkuar faljen e djalit të saj, Galip Sojlit.
Pas asaj letre ndodhet historia e pazakontë e një gruaje që kishte lindur në Vjenë në fund të shekullit XIX, por që pothuajse gjithë jetën e saj do ta lidhte me Shqipërinë.
Greta Bruha kishte lindur në Vjenë në vitin 1897. Jeta e saj ndryshoi kur njohu Xhemal Sojlin, shqiptarin që kishte studiuar në Austri. Ajo erdhi në Shqipëri, u martua me të, mori nënshtetësinë shqiptare dhe krijoi këtu familjen e saj.
Në Shqipëri do të njihej si Greta Sojli, por edhe me emrin Jegjane. Mësoi shqipen, rriti fëmijët e saj dhe, sipas kujtimeve të familjes, u bë figura e fortë rreth së cilës organizohej jeta e shtëpisë. Për nipërit dhe mbesat ishte “Mamino” ose “grosmama”, gruaja austriake që me kalimin e viteve ishte bërë krejtësisht pjesë e vendit ku kishte zgjedhur të jetonte.
Por historia shqiptare nuk do të sillej butë me familjen e saj.
Xhemal Sojli u vra më 4 shkurt 1944. Greta mbeti me djemtë e saj dhe vitet që pasuan sollën goditje të tjera. Galip Sojli u burgos, ndërsa familja do të përjetonte edhe internimin. Një tjetër djalë i Gretës vdiq nga kanceri në moshën 54-vjeçare.
Në këtë jetë të trazuar gjendet edhe një episod shumë më pak i njohur.
Për një periudhë Greta Sojli u kujdes për fëmijët e Ismail dhe Helena Kadaresë. Gruaja që kishte ardhur nga Vjena solli në shtëpinë e shkrimtarit edhe diçka nga bota prej së cilës vinte. Sipas kujtimeve të familjes, fëmijët nisën të mësonin prej saj fjalë gjermanisht dhe në shtëpi hyri edhe përdorimi i fjalës “zonjë”, në vend të “shoqe”.
Në Shqipërinë komuniste edhe një hollësi e tillë mund të merrte kuptim politik. Në atmosferën e luftës kundër “liberalizmit” dhe “shfaqjeve borgjeze”, mbajtja e një dadoje nuk shihej me sy të mirë dhe Greta u largua nga shtëpia e Kadaresë.
Por dokumenti që e sjell sot përsëri historinë e saj në vëmendje është letra e vitit 1975.
Greta ishte 80 vjeçe. Kishte humbur bashkëshortin, kishte humbur një djalë dhe Galipin, siç shkruante vetë, prej 23 vjetësh nuk e kishte në shtëpi.
Më 21 qershor mori një fletë dhe i shkroi Enver Hoxhës:
Po ju drejtoj unë një nënë që gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare shtëpinë time e kam vënë në dispozicion Partisë, jam Greta Sojli grua dëshmori e shoqja e Xhemal Sojlit, i vrarë barbarisht më 4.II.1944, duke shtuar dhe trupin e tij; jam 80 vjeçe me kombësi Austriake e ardhur në Shqipëri dhe i martuar që në vitin 1916.
Jam nëna e Galip Sojlit. Para 2 vjetësh djali tjetër në moshën 54 vjeç më vdiq nga kanceri. Galipin prej 23 vjetësh nuk e kam në shtëpi.
Siç e shikoni jam një nënë fatkeqe dhe me fatkeqësi të rënda. E pres fundin e jetës në këtë gjendje. Ju jeni vetë prindër dhe ma çoni Babain një të moshuari të tërë. Ju lutem pavarësisht nga faji i Galipit, ma falni e nisni nga afra 20 vjet që ka kaluar nëpër burgje nga dënimi e tij, vuajtjet e mia të rënda dhe nga thirrja e një nëne që kërkon djalin e fundit të jetë e saj. Faleni djalin tim të paktën ta kem pranë në këto pak ditë që më kanë mbetur.
Me nderime dhe respekt
Greta Sojli”
Është lutja e një gruaje që kishte ardhur e re nga Austria, kishte krijuar familjen në Shqipëri dhe, pasi kishte kaluar luftë, vrasjen e bashkëshortit, burgun dhe internimin e njerëzve të saj dhe vdekjen e një djali, në pleqëri kërkonte vetëm të kishte pranë djalin tjetër.
Greta Sojli është edhe gjyshja e aktorit Erand Sojli. Kujtimi i saj mbeti aq i fortë në familje sa Erandi do t’i vendoste njërës prej vajzave të tij emrin Greta, në kujtim të saj.
Ajo vdiq në fund të viteve ’70, pasi kishte kaluar më shumë se gjashtë dekada të jetës së saj në Shqipëri.
Sot, gati gjysmë shekulli më vonë, ka mbetur kjo fletë e zverdhur.
Dhe ndoshta nuk ka dokument më të thjeshtë për të kuptuar një epokë: një grua 80-vjeçare, e ardhur dikur nga Vjena, që në fund të jetës duhej t’i kërkonte kreut të shtetit leje për të pasur pranë djalin e saj.
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Projekti për ndërtimin e një parku eolik me kapacitet 72 MW në jug të Shqipërisë, i licencuar fillimisht në vitin 2008...
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hapur konkurrimin për dhënien në përdorim të 700 metrave katrorë ambiente sh&...
Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Rexhino “Gino” A., është arrestuar në Gjermani, pasi u paraqit vetë në një...
Rajmonda Kotorri ishte 16 vjeçe dhe ende ndiqte shkollën herën e fundit që familja e saj e pa. Ishte viti 1999 dhe ajo shkonte në nj&...
Një vajzë e re, e cila u bë virale pak ditë më parë pas një përplasjeje verbale me një efektive policie në bul...
Studentja Brixhet Bali ka ngritur shqetësimin për mungesën e zhvillimit të laboratorëve dhe praktikës në degën e Inxhini...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK këtë të mërkurë ka dalë me një reagim për institucione...
Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar një incident me efektivët e Policisë së Shtetit, pas përfundimit të protestës së sot...
Protestuesit kanë bërë thirrje për një tjetër protestë ditën e nesërme, në orën 09:00, para godinës ...