VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Ndërsa grupet kriminale po sofistikojnë me shpejtësi pastrimin e parave përmes kriptovalutave, shteti ende nuk ka mjetet ligjore dhe teknike për të ruajtur pasuritë e sekuestruara në formë digjitale.
Kreu i SPAK, Altin Dumani para komisionit të Ligjeve ku po paraqet raportin e vitit 2024, për këtë institucion vuri në dukje se kriminaliteti me ndikim të lartë ekonomik e shoqëror paraqet një nivel të lartë rreziku me tendencë sofistikimi dhe shtrirjeje të gjerë gjeografike. Në nivel të lartë rreziku mbetet dhe pastrimi i parave nga grupet e strukturuara kriminale.
"Referuar matjes së nivelit të rriskut sipas veprave penale tregojnë se krimitaliateti me ndikim të lartë ekonomik e shoqëror paraqet nivel të lartë rreziku me tendencë sofistikimie shtrirje të gjerë gjeografike. Pastrimi i parave dhe grupet e strukturuara kriminale mbeten në nivel rreziku të lartë duke shënuar rritje progresive të procedimeve, sidomos në funksion të aktiviteteve që buron nga trafiku i narkotikëve dhe veprimtaria ndërkombëtare e grupeve kriminale.
Trafiku i nartkotikëve ruan një nivel shumë të lartë të rreziku megjithëse në 2024 ka një ujlje të lehtë që lidhet me goditjet dhe zhvendosjen e korridoreve të trafikut.
Ndërkohë trafikimi i qenieve njerëzore klasifikohet me numër të ulët por me potencial rritjesh për shkak të natyrës së fshehtë transnaionale të veprës’
Tipologjia e krimit
Grupet kriminale vijojnë të jenë aktive në trafikun e kokainës e kanabisit. Grupet kriminale shqiptare janë aktive në Spanjë, Itali, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar. Ata sigurojnë drogën në Amerikën Latine.
Krimi i organizuar shqiptar është i përfshirë kryesisht në trafikun e drogës por janë të përfshirë dhe në trafikun e qenieve njerëzore dhe krimi kibernetik
Gjatë 2024, 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë – 10 prej tyre u është provuar aktiviteti kriminal në gjykatë. Ata karakterizohen nga strukturë hierarkike, komunikime të koduara e pastrimi i parave përmes formave të sofistikuara përfshirë kriptovalutat.
Qarqet ku janë aktive
Grupet kriminale janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër., Lezhë, Elbasan e Vlorë.
6 mln euro mashtrimi me call centere
Një tjetër rrezikshmëri e lartë është dhe mashtrimi kompjuterik me call center. Bëhet fjalë për dëme që i kalojnë 6 milionë euro’ raportoi Dumani
Duhet portofol digjital
E ndërsa grupet kriminale pastrojnë paratë në kriptovaluta, as SPAK dhe as agjencia e Sekuestrimit nuk ka një portofol digjital dhe as ligj si të funksionojë .
Kreu i SPAK u kërkoi deputetëve ndryshime ligjore
Sa i takon ligjit 10 192, ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara e konfiskuara. Kemi hasur problematikë të madhe sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave.
Ne si institucion nuk kemi portofol për të ruajtur pasuritë në kripto. As agjencia e sekuestrimit të pasurive as ajo nuk ka portofol digital me qëllim ruajtjen e kriptovalutave të sekuestruara.
Kemi sekuestruar mbi 11 milion euro vlerë të kriptovalutave. Kemi hasur vështirësi për ta bllokuar. E zgjidhëm me një vend të BE-së që na u vetëofrua. Zgjidhja ishte e bazuar në marrëveshje ndërkombëtare por ishte një sforco shumë e madhe.
Jemi në një proces ngrirjeje me qëllim sekuestrimi të një shume akoma më të madhe se 11 mln euro. Janë të ngrira po synojmë sekuestrimin e tyre por kemi të njëjtën problematikë. Duhet parë ndryshimet ligjore.
Gjurmimi i kriptove është tmerrësisht i vështirë por falë bashkëpunimit ndërkombëtar kemi krijuar një skuadër të përbashkët
Duhet te ndahet pasuria e sekuestruar
Gjithashtu një tjetër ndërhyrje ligjore kërkohet dhe tek ndarja e sekuestrimit të pasurive me shtetet e tjera.
“Ka ardhur momentit të diskutojmë me homologët tanë dhe ndarjen e pasurive të konfiskuara mes shteteve. Ka nevojë për ndërhyrje në legjislacion. Pasi janë dy shtete të paktën që kanë kërkuar ndarjen e pasurisë. Pra me vendin ku është kryer vepra penale.
Janë sekuestruar 65.5 mln euro, 59.7 % krahasuar me vitin e 2023. Nga këta 28.7 milionë janë të sekuestruara pjesa tjetër është e konfiskuar. 45.8% e zënë pasurinë e zyrtarëve të lartë.
Terrorizmi
Gjatë 2024, janë regjistruar 9 çëshjtje të reja, një është dërguar në gjykatë për financim të terrorizmit
Korrupsioni
Nga totali i cështjeve në hetim 5.9 % janë kërkuar të pushohen.
-67.4% e çështjeve mbetet pjesë e hetimit për 2025.
-janë proceduar 33 ish zyrtarë të lartë
-19 në gjykim
-10 të dënuar me vendim të formës së prerë
Teksa Antimafia italiane e ka arkivuar çështjen Aruba, takimin e famshëm e të fshehtë mes karteleve të drogës dhe zyrtar&eu...
Nga 18 dhjetori, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), do të drejtohet nga një tjetër proku...
Kreu i SPAK Altin Dumani i la në dorë topin policisë për mos arrestimin e Vis Pojës gjatë operacionit “Ura” si dhe fak...
Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithe Shkodra per ty që ti je ....". Kjo është fjalia që Gjon Shkëmbi iu drejt...
Në Yzberisht po shemben mbi 200 apartamente të ndërtuara në një kompleks pallati. Në total rreth 4 mijë metra katror&...
Mbi 380 milionë lekë borxhe e penalitete në gjyqe të humbura, mungesë programesh origjinale, kufizim në përhapjen gjeografike...
Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda LLagami paraqiti të martën më 14 tetor në Gjykatën Kushtetuese...
Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjecar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm p&eu...
Ka përfunduar në prangat e policisë bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt, i arrestuar paraditen e kësaj të marte në zonën...
SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024. Kjo shifër është 60% më s...