AKTUALITET

"Hamzai e Arlindi ishin shokë të ngushtë"/ Flet Mustafa Lici: Ishte besimtar i devotshëm, djalin e vrau grupi që është i lidhur fort me qeverinë

Elton Qyno Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 11:29
"Hamzai e Arlindi ishin shokë të ngushtë"/ Flet Mustafa
mustafa lici, hamza lici

SHKODËR- Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia kriminale e qytetit, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 Tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Pyetja e Mustafa Licit, është realizuar në ambientet e shtëpisë së tij në zonën e “Kirasit” të Shkodrës, pasi vetë Mustafa, nuk ka qenë në gjendje të shkojë në ambientet e policisë, për shkak edhe të ceremonisë mortore që kishte hapur në shtëpi, për vrasjen me dy plumba në trup, të të birit Hamza Lici.

Por menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, oficerë të policisë kriminale në Shkodër, kanë shkuar në banesën e tij, për ta intervistuar.

Mustafa Lici, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar prej anëtarët e një grupi kriminal që janë të lidhur fort me qeverinë”.

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame.

Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.

Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 Tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë.

Në pyetje mësohet të jetë marrë dhe babai i Arlindit, Xhemal Bushati, i cili ka treguar problemeve që ka pasur djali i tij me persona të cilët kanë dashur ta vrasin në fillim të muajit Tetor 2024, por askush nuk mori masa për parandalimin e kësaj ngjarje.

Pesë ditë nga kjo ngjarje e rëndë, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se atentati është organizuar nga një grup kriminal i përbërë nga familja “Bajri” dhe “Bilali”.

Vrasja ka si motiv gjakmarrjen dhe përplasjen historike mes dy fiseve dhe familjes Lici në Shkodër.

mustafa lici hamza lici atentati ne shkoder

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë