AKTUALITET

Hapet në Shkodër ekspozita kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës

n.f Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 21:38
Hapet në Shkodër ekspozita kushtuar Forcës së Sigurisë
Ekspozita

SHKODËR- Në galerinë “ODA” të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita fotografike “Keep Calm and Smile” e fotografit nga Kosova Korab Basha. Ekspozita i kushtohet të rinjve dhe të rejave, që janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në kohën kur në botë dhe rajon janë shtuar tencionet dhe konfliktet, fotografi Korab Basha, përmes fotove të tij, hedh një vështrim në të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni”, është ky lejtmotivi i ekspozitës së fotografit nga Kosova, Korab Basha, çelur në galerinë “ODA”, në qytetin e Shkodres. Janë 25 foto, bardh e zi, pjesë e ekspozitës së tretë personale të fotografit Basha, foto, të cilat i kushtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është një fotoekspozitë që shikon jo vetëm të sotmen, por dhe të ardhmen e Kosovës.

“E kam vlerësu të nevojshme që ushtrisë tonë, ushtrisë së Kosovës, me i dhuru një ekspozitë të tillë, djemve dhe vajzave që janë pjesë e një istitucioni që vlerësohet si më i besueshëm i Kosovës. Disa prej këtyre djemve dhe vajzave i kanë pasur të afërmit e tyre në Ushtinë Çlirimtare të Kosovës”.

Fotografi Basha, përmes fotografisë së tij, përpiqet të shikojë në thellësi të realitetit të sotëm në Kosovë, ndikimit që ka në jetën sociale të vendit të tij, por edhe të rajonit, Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila i ka rrënjët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë kam dashur për të paraqitur pjesën artistike, pjesën humane, që këta njerëz t’i duan femijët kur i shikojnë, që ajo me qenë ushtri e fëmijëve tanë, e njerëzve tanë. Sepse kjo ushtri nuk i takon veç Kosovës”.

Për fotografen Rozafa Shpuza, në kohën kur në rajon dhe në botë tencionet dhe konfliktet janë shtuar, sjellja përmes fotografisë e të rinjve dhe të rejave të Kosovës, që shërbejnë në forcat e sigurisë, është një mesazh i rëndësishëm që përcjellet përmes aparatit fotografik Korab Basha.

“Idea e tij për të sjellë të rinj e të reja, që shërbejnë tek Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke buzëqeshur, duke i thënë jetës ne jemi këtu, jemi për t’ju mbrojtë, nuk jemi përluftë. Pra, metafora dhe krejt filli që lidh të gjitha fortografitë e kësaj ekspozite këtë përcjell. E përcjell me zë të lartë. Prandaj ekspozita e Korab Bashës pati një ndikim të madh edhe tek artdashësit”.

Ndërsa për piktorin Fatmir Juka, i cili drejton galerinë e artit të qytetit, ekspozita e fotografit nga Kosova, Korab Basha, shpreh njëherazi edhe vlerësim për identitetin shqiptar dhe rrënjët prej nga vjen dhe sendërzohet historia e Kosovës së lirë.

“Dhe nuk ka nevojë që mesazhin e kësaj ekspozite ta nisësh nga një foltore e parlamentit apo nga një xhaketë zyrtare. Ai del nga nevoja, dëshira, thelbësorja e humanizmit çka është paqja, prosperiteti, vetpërmbajtja, entuziazmi për të jetu jetën të lirë dhe në marrëdhënie me njëri-tjetrin”.

Ekspozita e fotografit nga Kosova, Korab Basha, po tërheq vëmendjen e vizitorëve edhe për faktin se ajo pasqyron, mes te tjerash, edhe mbështetjen që Amerika dhe partnerët e tjerë të NATO-s vazhdojnë t’i japin ushtrisë dhe pavarësisë së Kosovës./ VOA

shkoder ekspozite forcat e sigurise se kosoves

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë