AKTUALITET

Hapja e portave të tunelit të Porto Palermos, Meçollari: NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare

r.ll Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 14:32
Hapja e portave të tunelit të Porto Palermos, Meçollari: NATO
tuneli

TIRANË- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar lidhur me hapjen e portave të tunelit të Porto Palermos ditën e djeshme. Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se teksa "NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare."

Ministria tha dje se hapja e portave u bë në kaudër të një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Kjo sipas Meçollarit nuk është e vërtetë pasi është planifikuar ti jepet një oligarku.

"Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.", shkruan ish-komandanti ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles "Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër".

Po pse nuk thoni të vërtetën?

Do ja japim me koncesion një oligarku.

Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj.

Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.

A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos?

Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.

1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;

2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;

3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua "Ilirian Guard".

Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????

Tuneli i Porto Palermos i ndërtuar në vitin 1969 dhe i përfunduar në vitin 1988, që prej 3 dekadash ka qenë jo aktiv. Tuneli shërbente për strehim dhe kalim të sigurtë të mjeteve detare të marinës ushtarake përgjatë komunizmit.  Tuneli është 980 metra i gjatë, 11 metra i lartë dhe 8 deri në 11 metra i thellë, 12 metra i gjerë dhe që shoqërohet me disa ndërtime deri në 4 kate. Kjo vepër, sipas kalkulimeve të asaj kohe, ka kapur shifrën 418 milionë Dollarë ose e konvertuar me vlerën e sotme sipas një kalkulimi që bëhet në internet 1.8 miliardë Euro.

artur mecollari tuneli i porto palermos

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë