AKTUALITET

Helmohen kursantët e Policisë, Kristuli: Pa gjurmueshmëri nuk mund të zbulohet shkaku i helmimit!

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Qershor 2026, 11:12

Helmohen kursantët e Policisë, Kristuli: Pa gjurmueshmëri nuk

Rasti i përsëritur i helmimit të kursantëve të Policisë ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë ushqimore dhe mekanizmat e kontrollit në vend. Kryetari i Unionit Agro-Ushqimor, Theodhor Kristuli, thekson se gjurmueshmëria e produkteve ushqimore mbetet elementi kryesor për identifikimin e burimit të problemit dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Sipas Kristulit, siguria ushqimore nis që nga ruajtja e produkteve në kushte të përshtatshme, si në familje ashtu edhe në subjektet tregtare. Ai apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur temperaturat e larta mund të ndikojnë në cilësinë e ushqimeve.

“Gjurmueshmëria është baza. Nëse mungon formalizimi i zinxhirit ushqimor, atëherë bëhet shumë e vështirë të përcaktohet se ku ka lindur problemi”, u shpreh Kristuli.

Ai nënvizoi se mungesa e faturave, dokumentacionit fiskal dhe informaliteti në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë krijojnë vështirësi në identifikimin e origjinës së produkteve. Sipas tij, në momentin që këputet një hallkë e zinxhirit, bie edhe mundësia për të gjurmuar burimin e kontaminimit.

Lidhur me faktin se helmimi ka ndodhur për herë të dytë në të njëjtin institucion, Kristuli tha se kjo mbetet një koincidencë e pazakontë, ndërsa nuk përjashtoi faktorë të ndryshëm që mund të kenë ndikuar në ngjarje.

“Shkaqet mund të jenë të shumta, që nga frigoriferët e dëmtuar, mungesa e higjienës apo ruajtja jo e duhur e ushqimeve. Në periudhën e verës, mjaftojnë edhe disa orë ndërprerje të energjisë elektrike për të krijuar probleme serioze në ruajtjen e produkteve ushqimore”, tha ai.

Kristuli u ndal edhe te situata e sektorit bujqësor në vend, duke theksuar se mungesa e mbështetjes financiare nga shteti po ndikon negativisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Sipas tij, fermerët shqiptarë përfitojnë shumë më pak subvencione krahasuar me vendet e rajonit, si Kosova apo Maqedonia e Veriut, çka po çon në rënie të vazhdueshme të sektorit.

Në përfundim, Kreu i Unionit Agro-Ushqimor theksoi se forcimi i kontrollit, formalizimi i ekonomisë dhe garantimi i gjurmueshmërisë në të gjithë zinxhirin ushqimor janë masa të domosdoshme për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të rritur sigurinë ushqimore në vend.

Theodhor Kristuli: Të gjithë, shumë kujdes, qoftë individualisht te shtëpitë, te frigoriferët tanë që kemi, me çfarë temperatura i mbajmë, me çfarë temperatura do t'i ruajmë, qoftë mishin, qoftë edhe zarzavatet. Kështu që duhet thjesht kujdes dhe shërim sa më të shpejtë!Por gjurmueshmëria është baza. Dhe pra, gjurmueshmëria, tash dalim te të gjitha problemet me radhë, ka lidhje pikërisht me faktin se sa janë të licencuar këta që përpunojnë. Në qoftë se ti ke për shembull, të themi në bujqësi, rreth 30% të formalizuar, ose 40% le të themi se kohët ndryshojnë, ose në vende të tjera që kemi diçka më tepër por kemi të paformalizuar, pikërisht këtu këputet hallka e zinxhirit.

Dhe gjurmueshmëria bie. Pra, formalizimi në përgjithësi i ekonomisë, në veçanti i bujqësisë dhe blegtorisë, këto janë një gjë që ne i kemi theksuar gjithmonë dhe është prioritare që duhet bërë pikërisht për t'i dalë përpara edhe këtyre problemeve. Është totale. Është një zinxhir i cili po nuk pati fillimin nuk ka vlerë vazhdimi, ose po u këput në fund prapë nuk ka vlerë, sepse ti nuk e kupton dot këtë mall që e more, ku e more. Nuk ke një faturë, nuk ke kod fiskal që ku e bleve për shembull. Supozojmë, u dëmtove nga mishi i pulës.

E ke marrë te filan vend.Soriani, nuk ka faturën e blerjes së atij mallit, detyrimisht i ngelet këtij, të mbajë gjithë problemin. Ndërsa gjurmueshmëria këtë punë ka. Ky e merr faturën, thotë shko te ai se e bleva këtu. Ky tjetri ndërkohë thotë po jo, ja ku i kam kushtet e mia, unë e bleva këtu dhe kështu në fund fare dilet ku qe problemi. Një vend po u këput hallka, gjurmueshmëria bie.

Nuk e di, e ka për herë të dytë:?Kjo koincidencë e madhe është. Kjo koincidencë e madhe është sepse në të tillë raste ka shumë faktorë të cilët mund ta bëjnë atë gjë. Pa dashur të bëjmë atë konspiracionin në këtë rast, pa dashur të bëjmë konspiracion, mundet të ketë qëlluar të bëhet dy herë në të njëjtin vend, pak e habitshme është. Sepse nga se mund të ndodhi ajo? Ajo mund të ndodhi nga frigoriferë të prishur, mund të ndodhi nga një papastërti, domethënë nga moslarja mirë, nga pastrimi i të gjitha atyre gjërave, ushqimeve përpara konsumit. Gjë e cila më duket pak, pak ordinere, domethënë nuk besoj se e ka nga kjo.

Nuk e di, nuk di ç'të them. Po mos harrojmë dhe diçka. Në verë 5 orë po të iki korrenti në frigorifer, sidomos në frigoriferët që janë jo ngrirës, ajo ta krijon problemin. Është e vërtetë. Të falenderoj shumë. Sigurisht që edhe ne do jemi në përpjekje për të mësuar diçka më tepër rreth helmimit të këtyre studentëve ditën e sotme, përtej atyre 52 që kanë qenë në mos gaboj dy muaj e pak më parë.

Në rënie. E dimë të gjithë dhe për këtë janë treguesit. Por ajo që e ka sjellë këtë situatë kështu këtu, është pikërisht se ne jemi larg suportit shtetëror në krahasim me vendet e afërta. Me rajonin, sepse nuk po diskutoj të suportohet bujku jonë njëlloj si francezi, por të paktën si kosovari e mendoj që është normale, si maqedonasi është më normale. Mirëpo ato e kanë më tepër se dyfishin në krahasim me ne. E njëjta situatë edhe për blegtorinë, të cilët ata kanë mbi dyfishin e subvencionimit. Kështu që kjo situatë, po vazhdoi kështu, kjo vazhdon në rënie të jetë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë