Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...

Nga janari në korrik 2025, të dhënat mbi tregtinë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës shfaqën diferenca të pazakonta.
Psh, në korrik, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) raportoi se importet nga Shqipëria arritën vetëm 24 milionë euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) eksportet shqiptare drejt Kosovës për të njëjtën periudhë u regjistruan në 6,4 miliardë lekë, ose rreth 64 milionë euro. Pra, për të njëjtën kategori mallrash, raportimi i Kosovës është 62 % më i ulët se ai i Shqipërisë.
Ky hendek nuk është i rastësishëm. Ai u thellua që nga janari i këtij viti, kur INSTAT filloi të përfshinte si “eksporte” edhe mallrat që thjesht kalojnë tranzit nëpër Shqipëri për t’u dërguar, por që përfundimisht hyjnë në Kosovë. Ky ri-klasifikim e rriti dukshëm vlerën e eksporteve shqiptare drejt Kosovës, duke krijuar një pamje më optimiste se realiteti.
Për gjithë shtatë-mujorin e parë të 2025-s, sipas ASK-së, importet e Kosovës nga Shqipëria arritën rreth 180 milionë euro. INSTAT, nga ana tjetër, deklaroi se eksportet shqiptare drejt Kosovës për të njëjtën periudhë ishin gati 410 milionë euro, më shumë se dyfishi.
Ndërsa Kosova shënoi një rënie 13 % të importeve nga Shqipëria krahasuar me 7-mujorin e 2024-s, Shqipëria raportoi një rritje prej 72 % të eksporteve.
Mospërputhje të tilla në statistikat tregtare janë të njohura mes vendeve, shpesh për shkak të kurseve të këmbimit, metodologjive të ndryshme matjeje dhe kohës së regjistrimit të mallrave.
Por në këtë rast, burime të Monitor theksojnë se diferenca është veçanërisht e theksuar për shkak të përfshirjes së mallrave tranzit si eksporte shqiptare, një praktikë që aktualisht po rishikohet.
Pa këtë ndërhyrje metodologjike, rritja e raportuar e eksporteve shqiptare drejt Kosovës do të ishte shumë më e ulët, madje me tendencë rënëse.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në periudhën janar–gusht 2025, vlera e përgjithshme e eksporteve shqiptare arriti 264,7 miliardë lekë, me një rritje mesatare prej 3,5 %. Rritja u mbështet kryesisht nga grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, i cili kontribuoi me +10 pikë përqindjeje në total.
Pikërisht ky grup ka ndikuar shumë edhe në shifrat e larta drejt Kosovës. INSTAT raporton se shitjet për në Kosovë u rritën me 75,5 % gjatë tetë-mujorit dhe pothuajse u dyfishuan në gusht (+94,6 %), duke kompensuar rënien e eksporteve në destinacionet kryesore si Italia dhe Maqedonia e Veriut.
Rritja e fortë e eksporteve me Kosovën ka të bëjë me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë.
Megjithatë, duke hequr efektin e ri-klasifikimit të mallrave tranzit, prirja reale e eksporteve shqiptare mbetet negative. Llogaritjet tregojnë se eksportet reale janë tkurrur me rreth 8–9 miliardë lekë, ose të paktën me –3 %.
Kjo tregon se rritja e fortë në tregtinë me Kosovën nuk pasqyron forcimin e vërtetë të prodhimit apo të eksporteve shqiptare, por kryesisht një ndryshim teknik që, nëse korrigjohet, do të zbulojë rënien e eksporteve./ Monitor

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme Moti parashikohet të jetë me alternime kthjel...
Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja direkte edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë...
Gjykata e Apelit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Lartë Gjyqësor që të plot&eu...
Policia e Elbasanit reagoi pas aksidentit tragjik që i mori jetën një 58-vjeçari, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja...
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Ve...
Aksidenti i mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, shënjoi një skenë tragjike. Punëtori i pastrimit i identifiku...
Një i moshuar u aksidentua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Portit në Durrës. Policia tha se një automjet drejtuar nga një 2...
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Një furgon është përplasur me nj...
Shtatë burra janë dënuar me burgim me një total prej gati 40 vitesh, pasi u dënuan për përfshirje në një rrjet t&...
Gjykata e Kurorës në St Albans ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin shqiptar, Erald Kamberi, pasi shkaktoi një aksident me pasoj&eum...