AKTUALITET

Hetimet për Ballukun/ Ola Xama: Vjedhja tek ''Tuneli i Llogarasë'' ishte planifikuar, u caktua fondi ende pa u bërë projekti teknik

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 19:30

Hetimet për Ballukun/ Ola Xama: Vjedhja tek ''Tuneli i

Gazetarja Ola Xama ka hedhur dritë mbi tenderin që çoi në SPAK Belinda Ballukun.

Bëhet fjalë për “Tunelin e Llogarasë”, ku sipas Xamës vjedhja ishte e planifikuar pasi që në nisje ka dalë planifikimi financiar, pa u bërë ende projekti teknik.

''Ajo që kuptohet nga dokumentat është se tentativa për të grabitur 30 milion euro ka qënë e paracaktuar dhe nuk ndryshoi pas takimeve në qershor me kompaninë turke.
Hapja e tenderave për kontrata publike e koncesione pa patur studime dhe projekte është kthyer në filozofi të qeverisjes vitet e fundit,'' shkruan Xama.

Gazetarja shton se pikërisht ky fakt duhe të jetë objekti i hetimit nga ana e SPAK.

Postimi

Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që nisje të procedurës!

Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, gara e parë është hapur në datën 14 dhjetor 2020 me fond limit 191 milion euro pa tvsh.

Në këtë datë, Projekti Teknik i tunelit nuk ishte dorëzuar akoma.
Për të hartuar Projektin Teknik ishte kontraktuar për vlerën 7 milion euro një konsorcium kompanish me në krye austriaken IC Consulten.

Por siç shihet nga dokumentat bashkëlidhur, projekti teknik është dorëzuar në mars të vitit 2021, ndërsa gara është hapur 3 muaj më parë.
Si është llogaritur fondi limit në vlerën 191 milion euro pa patur projekt? Si është pranuar kjo vlerë të akomodohet në buxhet nga Ministria e Financave dhe si ka lejuar Thesari dhe Agjencia e Prokurimit Publik të hapet gara? Këto janë po ashtu përgjigje që duhet t’i nxjerrë hetimi i SPAK!

Pasi u anullua procedura e parë me arsyetimin se asnjë prej kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit, është hapur tenderi i dytë me fond limit 189 milion euro pa tvsh. Në këtë procedurë është hedhur dhe Projekti Teknik i tunelit.

Në garën e parë oferta më e ulët ishte e kompanisë Gjoka Konstruksion me 140 milion euro për të ndërtuar veprën , por procedura u anullua. Në tenderin e dytë oferta fituese ishte e bashkimit të kompanive INTEKAR-ASL me vlerë 170 milion euro.

Në realitet punimet i kryen kompania Gjoka Konstruksion si nënkontraktor, ndërsa për periudhën 2021-2024 turqit e INTEKAR-ASL rezultojnë me 28 milion euro fitim pas taksave. Të gjitha fitimet janë ndarë si divident për pronarët dhe këto para duket vështirë të rikuperohen nga gjurmimi i hetimit.

Ajo që kuptohet nga dokumentat është se tentativa për të grabitur 30 milion euro ka qënë e paracaktuar dhe nuk ndryshoi pas takimeve në qershor me kompaninë turke.

Hapja e tenderave për kontrata publike e koncesione pa patur studime dhe projekte është kthyer në filozofi të qeverisjes vitet e fundit.

Në procedurën për koncesionin e Portit të Vlorës nuk ka patur studim, as në zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës apo në kontratën e rishikuar të Thumanë-Kashar ku duhej bërë studim nga e para.
Në disa raste rezistenca në buxhetimin e fondeve pa projekt teknik i ka kushtuar postin dhe ministrave të financave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë