AKTUALITET

Hodhi foshnjen në plehra, zbardhet një tjetër dëshmi e babait: E dinim për shtatzaninë por nuk shkuam te mjeku (Dinamika)

b.z Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 22:38
Hodhi foshnjen në plehra, zbardhet një tjetër dëshmi e
Momenti kur hedh foshnjen në plehra

GREQI - Ngjarja që u raportua një ditë më parë në Varona të Greqisë, shkaktoi reagime të ashpra në rrjet, teksa detaje të tjera dalin në dritë. Ditën e sotme babai i foshnjes tashmë i arrestuar për ngjarjen në fjalë, ka deklaruar se ishin në dijeni të shtatzanisë së gruas por nuk kishin shkuar tek mjeku për kontroll.

Sipas mediave vendase 23-vjeçari kishte ardhur në Greqi gjashtë muaj më parë për punë ku ka takuar partneren e tij me të cilën kanë pasur lidhje. Partnerja e tij 24-vjeçare dhe nëna e të porsalindurit, punonte muajin e fundit në një hotel në Vravrona si shërbyese dhe qëndronte në dhomën e hotelit me tre gra të tjera.

Dy ditë më pare edhe 23-vjeçari gjithashtu kishte filluar punën dhe qëndronte në një dhomë tjetër me tre burra të tjerë. Siç ka denoncuar në polici ai e ka ditur për shtatzëninë e partneres së tij dhe në fakt pas lindjes kanë synuar të martohen. Askush tjetër nuk e dinte për shtatzëninë siç tha ai ndërsa shtoi se nuk kishin shkuar te mjeku pasi vajza nuk po përballej me asnjë problem.

Pasditen e së enjtes së kaluar dhe teksa punonte në kuzhinë si ndihmës kuzhinier, është njoftuar nga bashkatdhetarët se partnerja e tij është mbyllur në dhomë prej disa orësh dhe se diçka po ndodh. Më pas është ngjitur në dhomë dhe pasi kanë trokitur dhe bërtitur kanë hapur derën me forcë bashkë me bashkatdhetarët e tjerë që punonin në hotel dhe kanë hyrë brenda. Aty e gjeti partneren e tij “në këmbë me gjakderdhje të rëndë vaginale, ndërkohë që kishte gjak në banjë”, raportojnë mediat vendase. Çifti u ka kërkuar bashkatdhetarëve që t'i linin vetëm në dhomë, ndërsa thirrën një taksi për ta çuar gruan në spital. Siç tha ai në polici që prej datës 8 maj, partnerja e tij ankohej për dhimbje barku dhe kur u dërgua në spital pasditen e 9 majit, kishte gjakderdhje.

23-vjeçari dhe 24-vjeçarja u akuzuan për vrasje të përbashkët. Autoritetet kompetente hetimore janë në pritje të rezultatit të raportit mjeko-ligjor, i cili do të përcaktojë rrjedhën e hetimeve dhe nëse aktakuza do të mbetet e njëjtë.

Ndërkohë në videon e publikuar nga mediat vendase shihet momentit kur babai e hedh foshnjën në plehra. Imazhet tregojnë burrin nepalez që mban dy çanta në dorën e majtë njëra prej të cilave përmban foshnjën e vdekur dhe i vendos ato në një kosh plehrash.

greqi hetime pol

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë